kesaj i thon dashuri

infinito

Anëtar Aktiv
Biznesmeni mesazh gruas: Je e vjetër dhe po të tradhtoj me sekretaren 18-vjeçare, përgjigja e saj të lë pa fjalë
biznesmen dhe vendos që të tradhtojë gruan me sekretaren e tij 18 vjeçe dhe për këtë i nis një mesazh gruas së tij.

Kur kjo e merr mesazhin, i kthen përgjigje burrit dhe mesazhi i saj është vërtetë epik.

Ja më poshtë dy mesazhet:

Burri-gruas: “Gruaja ime e dashur: Jam i sigurt që do më kuptosh, tani je 54 vjeçe dhe ti nuk më kënaq dot mua. Jam i lumtur me ty, të konsideroj gruan më fantastike dhe sinqerisht shpresoj që nuk do ta marrësh për keq këtë.

Kur të marrësh këtë mesazh unë do të jem në hotel Confort me Vanesën, sekretaren time 18 vjeçe. Mos u nxeh, por unë nuk do të vij në shtëpi para mesnatës”

Përgjigja e gruas: “Burrë i dashur, sapo e mora mesazhin tënd dhe faleminderit që më lajmërove. Përfitoj nga ky rast që të të kujtoj se edhe ti je 54 vjeç. Gjithsesi doja të të informoja se kur të lexosh këtë mesazh unë do të jem në hotel Eden me Xhovanin, instruktorin tim të palestrës, që edhe ai si sekretarja jote është 18 vjeç.

Meqenëse ti je një njeri i rëndësishëm, biznesmen dhe i diplomuar në matematikë, unë vë bast se do ta kuptosh shumë kollaj që gjendemi përballë një situate të tillë, por që një ka një diferencë të “sa të vogël edhe aq të madhe”: 18 hyn më shumë herë tek 54, sesa 54 tek 18. Kështu që është më mirë të mos presësh zgjuar kur të vish në mesnatë.

Të puth gruaja jote që të kupton”.
THE ALBANIAN ONLINE :)
 
Titulli: kesaj i thon dashuri

Kjo eshte e vjeter + instruktor palestre 18 vjec?
Kush i shperndan keto pallavra ti lexoj me pare.
Nqs doni histori me "reale" mund te shkepusni nje copez nga House of cards
 
Titulli: kesaj i thon dashuri

18 hyn më shumë herë tek 54, sesa 54 tek 18. Kështu që është më mirë të mos presësh zgjuar kur të vish në mesnatë.

Sa bukur ja paska futur me kete lol

Ps: Ky duhet te jete postim i vjeter,mbaj mend diku e pata lexuar...mundet dhe ketu!!!
 
Titulli: kesaj i thon dashuri

@@@@ ,,,, sikur ishte njé X kjo temê nê mos gabohem ...jo per gja por né kujtohet një koment nga ......
 
Titulli: kesaj i thon dashuri

qa nuk sjelle jeta:

Plaku e plaka po benin llafet ne pleqerine e tyre. Llaf pas llafi hyne nga tradhetia e ja bene plaku:

- Njehere desha me te tradhetu. Zura nje femer te bukur, e dergova ne hotel, e zhvesha, u zhvesha dhe une, hipa siper saj por kur hipa aty mu kujtove ti dhe u ngrita, u vesha dhe erdha shpi.

Plaka ja ktheu. Edhe mua me bere vakia gati njesoje:

- Ma kish qejfi nje burre te mire, u beme bashk, shkuam ne hotel, u zhvesha dhe u shtriva, u zhveshe dhe ai dhe me hipi siper, e kur me hipi siper mu kujtove ti e desha mu zgju e me ik po isha ne pozite qe s'munde te ngrihesha :cekic::cekic:
 
Titulli: kesaj i thon dashuri

Idiotesi!
Duhet me pase kujdes nga mosha siper te 40-ve ,se ciftet i kap panik dhe adoleshenc e dyte.
Fisnikrimi i viteve duhet te kete efekt pozitiv ne trurin tone,jo hardallues.
Pastaj pergjigje epike qe thote artikulli..
Pse?
Apo qe promovojne me rrenje degradimin idiotesk te nje lidhje,se kush bie me poshte ne poshtersi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top