Kërkush nuk i ka fajet

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nga Dafina Gashi

Kërkush nuk i ka fajet.

‘Le t’bahet msuse nashta burri e len me punu’ janë fjalë që m’i ka thanë në bisedë ni nanë për vajzën e vet. Më vjen me e rre, instinkt i parë, me e rre nanën prej egërsisë që m’ban mbrenda në shpirt. Idiotizëm, po s’ka faj ajo. Problemi është që s’ka faj kërkush, përqata më doket edhe vshtirë ku me gjetë të mirën e të keqen te ajo. S’un e kritikoj atë nanë.

S’un ja shes idenë e feminizmit evropian që femna duhet me pas karrierë e duhet me pas pagesë e jetë të veten. Nuk mundesh me ja shit, e mashtron veç vehten. Çaç injorant jemi si popull që e marrim idenë e feminizmit evropian edhe e bajmë tonën edhe fillojmë me gjyku vendin tonë me vlera të Evropës, nuk është idiotizëm po injorancë.

Provo foli mamit tand që s’dush me u martu po me bashkjetu edhe me punu të dytë, ndoshta edhe në vende të ndyshme kohë mbas kohe, provo thuj mamit tand që nuk e dush çat fustan, ose vjerrës që nuk dush me shërby kafe, ose dush me pas jetën tande.

Provo me ngre pak kry si femën prej masës, t’i kpusin kamt në tana ant, tu ja nis prej familjes.

Me ngre krye s’do me thanë me u rebelu, po me mbajt vehten me dinjitet si njeri, me e kqyr ti çka mendojsh e jo tjert, ti çka dush e cilat janë planet që i ki për vehte e bashkë me partnerin.

Nuk ki me hy asniher në botën e të mdhejve nëse nuk e përmbush komplet këtë ritualin e kalimit prej vajzë në grue, nëse nuk i përmbush kërkesat tua si vajzë në shoqni.

Kur të martohesh folim prap për feminizëm, folim prap për balanc karrier e familje, atëherë kan me t’ardh krizat e identitetitthjesht se s’ki dit çka ki lyp me këtë feminizëm, se su kanë feminizëm i joti, s’ka lind prej teje si ide ose nevojë, thjesht e ki ble si ide. Shumë pak vajza, si djem, kanë me pas karrierë pikë s’pari, shumica kanë me pas punë, që s’është e njejtë.

Nuk të duhet feminizmi, të duhet logjika, kapu në realitet edhe ki me pa se ti je forca e ekonomisë në shoqni, sidomos shoqni shqiptare, ti vendosish çka me ble në shpi, ti vendos çka me ble në darsëm e ku me i investu paret, shumicën e seneve ti e vendosish, kshtu që mos ja le fajin mashkullit. Po foli për nanat, ti vendosish a e blesh ni fustan dyqind euro a i merr ato pare edhe i investon me ni kurs për vajzen tande.

Mjafton me pa si i kemi të ndërtume qytetet, përveç kafeve, kemi komplet ekonominë që sillet rreth pasigurisë së grus, komplet dyqane me veshje për femna, për makeup e çkado tjetër që na kemi nevojë. Në çdo hap në rrugë, ti tu i pa ato dyqane e gjykon vehten se je e trashë ose e hollë, i sheh defektet e tua si njeri, i sheh çka mundesh me ble për me u përmirsu, e sheh çka mundesh me ba si ndryshim që ti me u kan perfekte.

Ti e ki në dorë atë ekonomi, nëse ti nuk blen dyqani mshilet, nëse ti nuk i kushton ransi faktit veç me u dok mirë atëherë qyteti ka me fillu me t’u dok i thatë, se ki me vrejt sene tjera, ki me vrejt që vend për me lexu s’paske, vend për me ec s’paske, kurse që të duhen ty s’paska ktu edhe fillon koncentrohesh edhe pregaditesh taman për jetë.

Qe pse s’un e bajmë e ja lam fajin tjerve, nuk të ka faj shoqnia, nuk të ka faj familja që janë rrit në atë mënyrë, nuk mundesh me shku me i than ju na kini ba çeshtu se çeky është problemi: kërkush nuk ka faj te na.
 
Oj ti loqko
Kadal dal ka me u thy dhe ai mentalitet tek ju
Por dije diçka
Femra gjithmone do majt nen kontroll
Duhet me e kriju mardhenien e tille qe duhet me qene terhiq e mos e keput
Jam.kunder mungeses se lirise e kunder dhunes ndaj femrave...
Ama di tju them vetem diçka.
Nuk dini te menaxhoni lirine e tepert ju femrat.... terhiqeni pas gjerave qe shkelqejne. Jeni ai puna e laraskes.... nuk po them qe mos me ju respektu... se ai eshte primari .. ama liria e tepert pa kerkese llogarie. Ju ben dem
 
Mplasi mu si feministe e lindur te degjoj komentet tuaja per dinjitet.
Jam nene qe i ben te gjitha pa asnje tip ndihme dhe kur vertet jam ne veshtirsi, paguaj dike qe ti bejm bashk ne ato pak ore qe kam pushim dhe nderkoh shfrytezoj ne maximum kohen per cunin. Jam cop faktikisht por di te organizohem dhe ti jap drejtim gjerave... punen do ta lej vetem po me pren kembet.
Dhe edhe nese te mi pren, do kerkoja tjeter tip pune ose do ta krijoja vet nga asgje.
Per cfare duhet te rri ne shtepi te servis burrin dhe me pas ti behem barra femijes sepse skam asnje kontribut per pensionin?
Turp dhe ty @Vinjol por ta fal se sdin per cfare po flet... gjeke akoma.ne gjum
 
Hahaahahaahahahaha e pasge qe kjo teme ishte ne gjume per atr pune thashe tha u fus xixat
Hahaahaha
Po ju kena te mira moj
Per ke po na lerohet nena gjithe diten ne pune
:(
Por ju..... ahhhhh ca jeni ju ca jeni
 
@Daisy keq e paske punën me burrin këtë javë lol
Vinjol mbaje afër, se kjo Daisy është tepër e hallakatun lol
Nuk mbyllet nji zog ne kafaz.....
 
Nuk e njoh këtë Dafina Gashi për të dhënë mendimin tim të kompletuar, por aq sa shoh nga postimi i saj, se si më duket si një vajzë 'e rritur mes dy kulturave'!
Është një observim tipik që bëhet mbi jetën, ritet, etj, etj, nga një spektër internacional...
Por në një gjë pajtohem plotësisht. Faji është i askujt.
 
Ja te ka kthyer @DeliriumMind
Po deshe ta qendis dhe une nje per ty dhe spektatoret Por sa jam ngrit nga gjumi dhe dua ta filloj diten embel lol
E se te qendis ne darke une kur tvish ne shpi :p
 
Nuk e lexova dot sepse nuk e shtyj dot kete te shkruar sikur po flet me motren ne shtepi. Shkruani letrarshe neper gazeta se na e prishet gjuhen fare! Kam vene re nje trend te ri kohet e fundit, per te ardhur ndoshta dhe sa me origjinale flasin me zhargone, me dialekte turli (se te ishte dialekt i mirefillte hallall), edhe na behen te gjithe analista!
 
Nuk e lexova dot sepse nuk e shtyj dot kete te shkruar sikur po flet me motren ne shtepi. Shkruani letrarshe neper gazeta se na e prishet gjuhen fare! Kam vene re nje trend te ri kohet e fundit, per te ardhur ndoshta dhe sa me origjinale flasin me zhargone, me dialekte turli (se te ishte dialekt i mirefillte hallall), edhe na behen te gjithe analista!

He se me nder Anal-ista jane
 
  • Haha
Reactions: Ivy
I cilit shekull eshte ky artikull....??
Ps.. kete e kishte edhe komunizmi barazi mes gjinive aty ne pune me turne dhe mundesisht edhe zbor te dish te luftosh armikun...

ketu ne 2020 flitet per te drejten e punes...
cuditem realisht cuditem!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top