braziljania
Anëtar i Nderuar
NAPOLI- Vendos t’i japë fund martesës së tij në moshën 91-vjeçare. Të befasuar nga vendimi i të moshuarit kanë mbetur edhe shumë të tjerë që e njihnin, përpos gruas së tij, që jo vetëm ka shtangur nga kërkesa e papritur, por edhe e ka akuzuar.
“Ti ke të dashur”. Këto kanë qenë fjalët e para që ka mundur të nxjerrë nga goja bashkëshortja 60-vjeçare, fill pasi i shoqi i dha lajmin se martesa e tyre nuk do të zgjaste më asnjë ditë. Ngjarja ka ndodhur në Barano të Ischias në Napoli. I moshuari, ka kërkuar në Gjykatë zgjidhjen përfundimtare të martesës, pa dhënë shpjegime rreth arsyes për këtë vendim.
Gruaja e zhgënjyer pas kësaj dhe kur ka humbur shpresën se situata mund të merret rrugë të mirë pa qenë nevoja e divorcit, ka vendosur që së paku të përfitojë ekonomikisht. Sipas zërave nga gjykata ajo ka kërkuar shtëpinë nga e cila do të dëbohej pas zgjidhjes së martesës. Burri i saj, më parë i ve, ishte edhe punëdhënësi i gruas 60-vjeçare. Më vonë, ai arriti të ndërtonte një hotel dhe një ‘perandori’ të vogël ekonomike. Sot është përcaktuar senaca e parë në gjykatë.
Gazeta: Shekulli