Kërkohet ndalimi i ëmbëlsirave në formën e cigares

Ghost

Anëtar i Nderuar
f.1105105420329_m.jpg

Qendra gjermane për hulumtimin e kancerit dhe Rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve kanë kërkuar të mërkurën nga autoritetet në Berlin që të ndalojnë me ligj prodhimin e ëmbëlsirave në formë të cigares.Doktorët dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve vlerësojnë se çokolatat dhe çamçakëzët në formë të cigare shtynë fëmijët dhe të rinjtë, siç thuhet në vërejtjen e tyre, që pirjen e duhanit ta konsiderojnë si një kënaqësi të padëmshme.

Në kuadër të kësaj dëshmojnë edhe rezultatet e studimeve më të reja amerikane sipas të cilave tek dymbëdhjetëvjeçarët të cilët hanë ëmbëlsira në formë të cigareve dyfishohet gjasa që edhe vet ata më vonë të bëhen duhanpirës, dhe kjo pavarësisht nëse prindërit e tyre pinë duhan ose jo.
/telegrafi/
 
un i kam patur shum qejf cemcakezat ne forme cigare.po kjo sdo te thote qe me shtynin tu beja duhanpirese....
 
nuk lan gjo pa ndalu kto
 
kot fare
nje qe do te filloje cigaren e fillon edhe pa ato
pastaj nese do ndalohen kshu gjerash
te ndalojne edhe niseshten se ju duket si gje tjeter edhe lind deshira per ta provuar :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top