Kerkohet arrestimi i Xhorxh Bush nga “Amnesty International”

Love

βeℓℓe â๓e
Ish-presidenti i SHBA është përgjegjës pasi ka dhënë urdhër për te kryer tortura ndaj te dyshuarve për terrorizëm

Images.jpg

“Bush të përfundojë në pranga!“. ‘Amnesty International’ kërkon arrestimin e ish-presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, George Bush, me akuzën e shkeljeve te te drejtave te njeriut.
Sipas organizatës ndërkombëtare, ish kreu i Shtëpisë se Bardhe është përgjegjës pasi ka dhënë urdhër për te kryer tortura ndaj te dyshuarve për terrorizëm.

Organizata kërkon ndalimin e tij gjate turit qe po zhvillon ne Afrikë, ku ka planifikuar te vizitoje Etiopinë, Tanzaninë dhe Zambian. Ne kohen kur Bush ishte ne pushtet ne vitit 2001-2009 ai autorizoi përdorimin e disa metodave dhe teknikave hetimi, te cilat “Amnesty” dhe grupe te tjera te te drejtave te njeriut i konsiderojnë tortura.
Kjo nuk është hera e pare qe “Amnesty” kërkon arrestimin e Bush. Ne shkurt te këtij viti, ish-presidenti u detyrua te anuloje ne minutën e fundit një vizite ne Zvicër, pikërisht për shkak te kërcënimit se mund te arrestohej.
Burimi: Reuters
 
Titulli: Kerkohet arrestimi i Xhorxh Bush nga “Amnesty International”

Mos duhet vendosur tek humori kjo tema !!!!
 
Pe: Kerkohet arrestimi i Xhorxh Bush nga “Amnesty International”

metaman per te t'fortat asht :p
 
Titulli: Kerkohet arrestimi i Xhorxh Bush nga “Amnesty International”

Ia bejne adetin, sa per mos te themi se "kane vdekur" keta te AI. Tjeter kush e udheheq lojen, te tjeret jane piuna mbreti.
 
Pe: Kerkohet arrestimi i Xhorxh Bush nga “Amnesty International”

Dhe ca ndryshimi do i sillte amerikes kjo gje :D Ajo qe u be u be dhe nuk kthehet me jo arrestimi po dhe vdekja e bushit smund tja kthejen amerikes mbrapsh ato qe i kan ndodh kto jan Fjal lojrash ................
 
Back
Top