Kërcitja e dhëmbëve në gjumë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Bruksizmi, i njohur më shumë si kërcitja e dhëmbëve është diçka që e bëjnë shumë individë. Ju mund ta bëni por mund të mos e keni vënë re pasi e bëni vetëm kur jeni duke fjetur.
Kur kërcisni dhembët i rrëshqisni ata pas dhe përpara me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe kjo bën që smalti i dhëmbëve tuaj të zhvishet dalëngadalë.

bukezimi.jpg


Shpesh gjatë kërcitjes dëgjohet zhurma. Shumë njerëz nuk janë në dijeni për problemin që ata kanë deri sa dikush tjetër ju tregon. Bruksizmi është akoma një mister i vogël për ekspertët, por të gjithë ata janë dakort që shkaqet e tij mund të jenë: stresi apo paaftësia për t’u relaksuar para gjumit.
Këto shkaqe mund të përfshijnë gjithashtu nofullat ose dhembët e shtrembër. Stresi mund të jetë një nga shkaqet dhe bruksizmi bëhet një zakon në njerëz të cilët shkojnë çdo natë të stresuar në krevat.
Dieta juaj mund të jetë gjithashtu një faktorë kontribuues.
Bruksizmi nuk është thjeshtë një shqetësim për personin që fle përkrahë jush kur kërcitja është shumë e zhurmshme dhe ndonjëherë e lë atë pa gjumë, por një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe jo vetëm të dhëmbëve.
Bruksizmi shkakton sensitivitet të dhëmbeve, dhimbje koke, dhimbje të veshit dhe nofulla që dhëmbin pasi të jeni quar nga gjumi. Efekte të bruksizmit të zgjatur në kohë janë sensitiviteti i dhëmbëve dhe një nevojë për të qenë shumë konçize në zgjedhjen e ushqimt që të mos ju shkaktojë dhimbje. Dhimbja e nofullave mund të bëj të vështire deri dhe hapjen dhe mbylljen e gojës.
keshilla
 
Titulli: Kërcitja e dhëmbëve në gjumë

Tek ne plakat thoshin ,atyre se ju kercasin dhembet ne gjum jan te rrezikshem kur te rriten.keshtuqe e paskem zgjedh ket mister para ekspertve:hellou:
 
  • Haha
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top