Kërcënohej me dëbim nga Franca, shqiptari shpallet nxënësi më i mirë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Armando Curri, i cili u kërcënua me dëbim, iu dha medalja në senatin francez si nxënësi më i mirë i zdrukthëtarisë në vend

“Një emigrant i ri shqiptar i kërcënuar me dëbim nga Franca, është lejuar të marrë medaljen e tij si një nga nxënësit më të mirë në vend”, kështu e hap shkrimin e përditshmja britanike “The Guardian”, për Armando Currin. 19 vjeccarit fillimisht iu tha se nuk ishte i mirëpritur në ceremoninë e mbajtur nga Senati, Dhoma më e lartë e parlamentit, të mërkurën në mëngjes për shkak të “statusit të parregullt”. Curri mbërriti në Francë 3 vjet më parë dhe u lejua të qëndrojë si i mitur i pashoqëruar.

Megjithatë pasi mbushi moshën 18 vjeçare ai mori urdhër për t’u larguar nga Franca. Në një intervistë për radion franceze “France Bleu”, Armando Curri tha se kjo ishte dita më e lumtur e jetës së tij dhe se ishte krenar për atë që kishte arritur. “Kam marrë këtë gjë të mrekullueshme falë jush dhe gazetës. Në një ditë jeta ime ndryshoi. Jam shumë i lumtur”, tha Curri. “Jam krenar për veten.
1000.jpg
Nuk duhet të dorëzohesh kurrë sepse në fund do ia dalësh”, vazhdoi ai. Curri i cili ka apeluar urdhrin e dëbimit, në fillim u informua se medalja e tij e artë dhe diploma si nxënësi më i mirë do të dërgohej me postë në shtëpinë e tij në Roanne në rajonin Loire. Një mesazh nga Dhoma e Lartë i shpjegoi se ishte e pamundur që të “mirëpriste një person të padokumentuar” . Disa orë më vonë kur Larcher, mori detaje në lidhje me punën e Currit, informoi Ministrinë e Brendshme franceze se kishte ndryshuar mendje dhe se adoleshenti meritonte të përgëzohej për suksesin e tij.

Tashmë Policia lokale franceze njoftoi se do t’i japë 19 vjeçarit shqiptar një leje qëndrimi të përkohshme 3 mujore. Curri duhet të presë deri në Maj kur gjykata administrative në Lion të shqyrtojë ankesën e tij për të vendosur nëse ai do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në vend. Megjithatë të mërkurën në mëngjes, Curri i fotografuar me kostum dhe kravatë në sallonin e ceremonisë të Senatit, u shpreh se ndehej krenar që ishte një nga nxënësit më të mirë të Francës. /DITA
 
Titulli: Kërcënohej me dëbim nga Franca, shqiptari shpallet nxënësi më i mirë

Bravo bravo !

Me sa duket ne foto ai nuk ka kravate por flutur mo .
 
Titulli: Kërcënohej me dëbim nga Franca, shqiptari shpallet nxënësi më i mirë

qenka zdrukthtar edhe simpatik :D bravo
 
Titulli: Kërcënohej me dëbim nga Franca, shqiptari shpallet nxënësi më i mirë

Aww sa i njome :$
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top