Love
βeℓℓe â๓e
Psikologu e në veçanti psikoterapisti perceptohen si njerëz më dhëmbë të verdhë e të mbuluar më lesh, të rrudhur e të plakur, si shtriga të cilat dinë të lexojnë përtej murit, e ndonjëherë si njerëz të ardhur nga ndonjë botë tjetër e si magjistar të zotë. Prandaj ndoshta është e udhës që të fillojmë të kuptojmë këtë profesion të ri.
Me problemet psikike janë marrë njerëzit vazhdimisht, sado enigmatike, mistike e i pa depërtueshëm te ketë qenë ajo. Qëllimi i angazhimit drejt psikikes ka qenë dëshira për të shpjeguar dhe për të interpretuar atë, në këtë rast ndonjëherë duke qenë ndihmues në çlirimin e njeriut nga vështirësitë e tij, por edhe duke manipuluar më problemin e tij.
Problemet psikike, kanë qenë fushë e angazhimit të klerikëve, faltoret e magjistarë e deri te psikologët dhe mjekët e ndryshëm, që janë marrë më këtë problematikë të vjetër shoqërore. Mundësia për të spekuluar me rolin që luajnë në jetën tonë dukuritë jo fizike si pasionet, frika, motivacionet etj., janë dhe do të jenë gjithmonë mjaftë të mëdha. Por, gjithashtu mundësia për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve duke ndërhyrë në mënyrën jo-fizike janë të pashtershme. Zgjidhja më e mirë e këtyre problemeve në këtë shekull është psikoterapia, edhe pse kjo sot për shoqërinë është e pa pranueshme, por zgjidhja e problemeve mendore duhet të bëhet nga njerëzit adekuat shkencor, e jo nga manipulatorët e shoqërisë të cilët ofrojnë shërim për këto lloje problemesh.
Psikoterapia është procedurë terapeutike, që realizohet kryesisht, me anën e metodave verbale. Ka për qëllim, të ndihmojë individët me probleme psikologjike duke modifikuar mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tyre.
Zhvillimi i hovshëm i civilizimit dhe ngritja e standardeve jetësore e bën që marrëdhëniet e njeriut ndaj rrethit, kërkojnë angazhim më efikas në dhënien e shumë përgjigjeve drejtë zgjidhjes së problemeve jetike. Kohët e fundit këto probleme më shpesh janë të natyrës psikologjike ku edhe zgjidhja e tyre kërkon trajtim psikologjik e jo tretmanë dhe pallavra jo shkencore. Përgjigjja në këto probleme, ngadalë edhe ka zhvilluar një diapazon të gjer të teknikave psikoterapeutike. Këto teknika dhe metoda paraqiten sipërfaqësisht, vetëm për të izoluar simptomat dhe çrregullimet që mundojnë pacientin, e deri në psikoterapi thelbësore që janë të orientuara në ngritjen dhe pjekurin psikologjike të tyre.
Nga fakti se nga dita në ditë, tek ne dhe në botë, janë duke u shtuar problemet dhe sëmundjet e ndryshme të karakterit psikologjik, hulumtimi i shumë metodave dhe teknikave psikoterapoutike, mundëson përkushtimin e rëndësisë në punën e përditshëm e në veçanti në projektet shkencore-hulumtuese. Nevoja dhe kërkesa për tretmanë efikase psikoterapoutike janë të shumta. Hulumtimet e shumta në këtë lëmi kanë rendësin si empirike ashtu dhe teorike edhe në disiplinat shkencore siç janë mjekësia, psikologjia, sociologjia, pedagogjia dhe të tjerët. Psikoterapia tani fiton statusin e vet si disiplinë e pavarur shkencore.
Aplikimi i psikoterapisë, zvogëlon ose zhdukë shqetësimet dhe mundëson rritjen e funksionimit të individit dhe rritjen e cilësisë së një jete normale.
Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë psikologjike, po në këtë rast thënë ma mirë ndihmë psikoterapoutike, kur ata të arrin të kuptojnë këtë, vetëm atëherë do të kërkojnë këtë ndihmë. Tek shumica e njerëzve psikoterapisti ndoshta edhe perceptohet në mënyra të çuditshme. Po sa të dëgjojmë fjalën psikoterapisë në jetën e përditshme tek njerëzit e zakonshëm, në mendjet tona sillen mendime nga më të çuditshme: psikologu e në veçanti psikoterapisti perceptohen si njerëz më dhembë të verdhë e të mbuluar më lesh, të rrudhur e të plakur, si shtriga të cilat din të lexojnë përtej murit, e ndonjëherë si njerëz të ardhur nga ndonjë botë tjetër e si magjistar të zotë. Andaj ndoshta është e udhës që të fillojmë të kuptojmë këtë profesion të ri, por edhe shumë i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve shoqërore nga aspekti psikik, por edhe nga aj trupor, sepse lidhja e psikikës dhe trupit është e pa ndashme dhe gjithherë janë të bashkuara, ani pse në terminologji janë të ndryshme.
Të gjithë ne përballemi me konflikte, probleme dhe vështirësi në marrëdhëniet tona me vetën, partnerin, bashkëpunëtorët dhe përfundimisht më qëllimet tona jetësore. Kjo edhe është arseja se pse na nevojiten pikëpamje të reja në mesin shoqërorë që jemi duke jetuar lidhur më trajtimin e çështjeve mendore. Pra domësdoshmërisht na nevojiten pikëpamje të reja dhe që janë praktike dhe efikase për problemet dhe çrregullimet psikike që zotëron individi sot. Psikoterapia dhe qasjet e ndryshme psikoterapoutike sot janë një mundësi e mirë për zgjidhjen e këtyre problemeve, por fillimisht duhet të perceptojmë ndryshe psikoterapinë në përgjithësi.
Kështu, shumë shpesh njerëz të ndryshëm pyesin vetë, “si do të duhej të rris fëmijët e mi në mënyrën më të mirë?”, “pse e urrej këtë apo atë?”, “si të sillem më gruan në këtë apo në atë situatë”, e problem të natyrave më të mëdha, përgjigja në këto probleme dhe shumë probleme më të komplikuar ofron sot psikoterapia. Por si rregull e përgjithshme, psikoterapia nuk do të thotë së domësdoshmërisht shërimi i tërësishëm i një sëmundje psikike.
Arbër Zeka, psikolog