Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine
Faqja e internetit TMZ ka publikuar nje foto, gje qe nese do ta kishte bere ne vitin 1950, historia e botes do te ishte ndryshe.

Behet fjale per nje foto ku presidenti i ardhshem i SHBA-se, John Fitzgerald Kennedy po merr rreze dielli ne nje barke ne shoqerine e disa femrave nudo. Ne ate periudhe, bashkeshortja e tij Jackie po humbiste femijen e tyre te pare.
1227_jfk_boat_tmz_01.jpg

Nese kjo foto do te ishte publikuar ne ate kohe, me shume mundesi Kennedy nuk do te zgjidhej ne krye te Shtepise se Bardhe. Ekspertet kane studiuar foton duke dale ne perfundimin se nuk eshte false. Ne cepin e majte shihet nje i ri qe ngjan shume me John Kennedy, i cili bashke me vellain Ted dhe senatorin George Smathers po shijonte disa jave pushime me nje kryqezor ne Mesdhe.
1227_jfk_sidebyside_tmz_01.jpg

Ne kete kohe, bashkeshortja shtatzane ishte shtruar ne spital ku humbi femijen e pare. Sipas TMZ, nese kjo foto do ishte publikuar ne fushaten e vitit 1960, atehere Kennedy do kishte pak shanse per te fituar zgjedhjet.
Celebrity Video | TMZ.com
•tch•
 
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Sigurisht qe nuk do te kishin ndodhur ato qe ndodhen.Ama per sa kohe qe Kenedi ishte gjalle ,i shfrytezoi te gjitha mundesite qe te jep posti,sidomos ato ne aspektet seksuale.
 
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Fotoja fatkeqsisht nuk eshte ajo qe e paraqet TMZ eshte bere per revisten Playboy 4 vjet mbas vrasjes se tij
Ishte me titullin "Charter Yacht Party: How to Have a Ball on the Briny with an Able-Bodied Complement of Ship's Belles."
fotogra2.jpg (image)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Fotoja fatkeqsisht nuk eshte ajo qe e paraqet TMZ eshte bere per revisten Playboy 4 vjet mbas vrasjes se tij
Ishte me titullin "Charter Yacht Party: How to Have a Ball on the Briny with an Able-Bodied Complement of Ship's Belles."
fotogra2.jpg (image)

je i shpejt si cber heheh
 
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Ne fakt e ka hedhur poshte si lajm nje sit "Democratic Underground".Per ta precizuar fotua ka qene ne volumin 14 ne nentor te 1967 faqja 137.Siti american TMZ ka pranuar qe fotua eshte false pasi eshte kontaktuar nga PLAYBOY(sic thote dhe cyber)
 
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Foto mund te jete fallco,por nuk perjashtohet mundesia qe ti kete bere te gjitha keto.
 
Titulli: Kennedy, fotoja qe mund te ndryshonte historine

Orgjia Kenedi? Ishte foto false

Vetem pak kohe pasi publikoi foton ekskluzive, duke e cilesuar si nje foto qe mund te ndryshonte historine, TMZ ka botuar nje tjeter lajm. Fotoja qe tregonte ish-presidentin e SHBA-se John F. Kennedy ne shoqerine e femrave nudo, ne jaht, nuk ishte e vertete. Lajmi ka bere edhe njehere xhiron e botes, duke pergenjeshtruar kesisoj lajmin e pare.
Dje, revista e gossip news TMZ deklaroi se kishte siguruar foton e rrallë. "Ne besojmë se kjo foto e rrallë është shkrepur në mes të viteve 1950", shkruante dje TMZ. Ne foton e publikuar shihen qarte dy gra lakuriq duke u hedhur nga jahti në ujë dhe disa të tjera mbi kuvertë. Burri i shtrirë në kuvertë (në të majtë) u tha se besohej te ishte John F. Kennedy. TMZ ka marrë ekspertë të shumtë të fotografisë për të analizuar këto pamje.

Me tej citohej profesor Jeff Sedlik, një ekspert ligjor i fotografive, sipas te cilit fotografia është shtypur në letër që është përdorur në vitet 1950. Emulsioni mbi sipërfaqen e shkruar ka plasaritje të shumta, rezultat i vjetërsisë.

Ka shumë artikuj dhe libra në lidhje me Presidentin John F. Kennedy i cili përmend një periudhë 2-javore pushimet, udhëtime në Mesdhe, bashkë me të vëllanë Ted Kennedy dhe senatorin Smathers George. Në atë kohë e shoqja, Jackie Kennedy, ishte shtatzënë dhe mbërriti me urgjence në spital ku kreu një abort të padëshiruar për shkak të probleme shëndetësore.

Fotografija u tha se ishte shkrepur nga një person që kishte në pronësi mjete lundrimi në brigjet lindore dhe ishte mbajtur për vite në syrtar. 10 vjet më parë ky person vdiq duke ia trashëguar foton e rralle të bijve, përmes të cilëve e siguroi edhe TMZ.
Pas publikimit, u deklarua nga mediat se sikur kjo foto të ishte shfaqur në vitet 1960, kur John F. Kennedy kandidoi për president i SHBA-së, ajo mund të kishte ndryshuar jetën e tij dhe për pasojë gjithë historinë e botës.Shekulli
 
Back
Top