Kenia, të sapolindurit pagëzohen Obama dhe Michele

braziljania

Anëtar i Nderuar
Emrat Obama dhe Michelle kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm sot në maternitetin e Kenias. Një grua, sipas AFP-së, i ka pagëzuar me këto emra binjakët e saj, të sapolindur.
Në spitalin e përgjithshëm të Nuova Provincia në Nyanza, pjesë e Kenias perëndimore, vend i familjes së presidentit të ri amerikan, Pauline Adhiambo nuk ka ngurruar të zgjedhë emrat e të sapolindurve të saj.

Vetëm në këtë spital, për 8 të sapolinduar janë vendosur emrat ose Barack Obama, ose vec e vec, (Barak, ose Obama). Ndërkohë që fenomeni ka marrë udhë edhe në maternitete të tjera në Kenia.

"Kam folur me tim shoq dhe ramë dakord që emri i Barack Obamas do të ishte ideal për djalin tonë, sepse i gjithë qyteti dhe gjithë bota janë shumë entuziastë për oresidentin Obama, dhe për ne është një nder i madh”- ka thënë për AFP, Giuseppina Anyango Anyango, një nënë e re.

Në Freetoën, gjashtë fëmijë të lindur po sot në mëngjes mbajnë të njëjtin emër me presidentin e ri me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Bëhet fjalë për një ngjarje historike, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për gjithë botën”- ka thënë një nënë e lumtur për të voglin Barack, lindur në spitalin e Freetown.



T.O-tirana observer
 
te kisha qen un do ja kisha ven emrin sara po te ishte vajze.po te ishte djal osama bin laden..:D
 
loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
hajde njerez hajde
te besh idhull nje njeri vetem mendja njerezore e ben
 
Filluan dhe keta si ne Shqiptaret me telenovelat...:lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top