Këngëtarët “pushtojnë” televizionet

fshatari

Anetar
Festat e fundvitit po afrohen, kështu që angazhimet e estradës janë më të shumta. Pjesa dërmuese e tyre kanë nisur projektet e tyre muzikore për t’u paraqitur në programet e Vitit të Ri. Këngëtarja Mihrie Braha gjatë festave të fundvitit në programet e televizioneve dhe produksioneve vendore do të paraqitet me shumë risi. Ajo, përveç dukjes me një stil joshës, do të realizojë edhe një këngë të re enkas për programet e Vitit të Ri. “Jam në përgatitje të një kënge të re, me të cilën do të paraqitem në programet e Vitit të Ri. Do të jetë një këngë e stilit tim dhe besoj se do të pëlqehet në publik. Natyrisht që rëndësi do t’i kushtoj edhe paraqitjes skenike apo dukjes”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Edhe këngëtarja Edona Llalloshi ka nisur përgatitjet për programet e Vitit të Ri. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në disa produksione dhe televizione tona, do të paraqitet me këngët hit të saj. Xhirimet për programet e Vitit të Ri i ka nisur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila këtë vit ka pasur mjaft sukses në këngët dhe videoklipet e saj. Dafina tani për festat e fundvitit do të jetë aktive në programet e televizioneve dhe produksioneve vendore. Xhirimet për programet e Viti të Ri i ka filluar edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila thotë se këto angazhime janë të mundimshme dhe të lodhshme. “Momentalisht jam e angazhuar me realizimin e projekteve të mia të këngëve dhe videove, të cilat përgatiten në mënyrë profesionale, kështu që është një kënaqësi dhe përkushtim me vlerë të veçantë. Në video artisti shprehet në mënyrën që ai dëshiron dhe imagjinon, ndërsa në xhirime të fundvitit është një lodhje e gjatë dhe e pafundme në pritje të radhës për të kënduar dhe për çfarë, për të interpretuar artin tënd në një skenë me ndriçim të dobët kur nuk të duket as edhe një tipar i fytyrës, pra është një performancë e gjysmuar,” thotë ajo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top