Këngë toske (vendçe)

Love

βeℓℓe â๓e
Muzika burimore e Jugut është ajo që këndohet pa vegla muzikore, vetëm nga zëra njerëzish, ose e shumta shoqërohet vetëm me fyell. Kjo është një muzikë e lashtë e cila është trashëguar dhe vazhdon të këndohet edhe sot.

Këngët burimore të Jugut ndahet në dy grupe: labe dhe toske, ose siç i quajnë vendësit në ato anë, labçe dhe vendçe. Këngët labe këndohen në krahinën e Labërisë e cila shtrihet në Jugperëndim dhe përfshin rrethet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë.

Pjesa tjetër e Jugut të Shqipërisë quhet Toskëri dhe aty këngët polifonike (me shumë zëra) quhen këngë vendçe. Këtu hyjnë këngët myzeqare, kolonjare, prespare, devollite, gramshake (nga Gramshi) etj.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Dola një ditë në verë (Skrapar)

Dola një ditë në verë
dhe moj
të shëtis e të marr erë
dhe moj

Nëpër vreshta, nëpër ara
dhe moj
gjeta një lule përpara
dhe moj

Burbuqe e hapur me vesë
dhe moj
trëndafil me të vërtetë
dhe moj

Zgjata dorën që ta pres'ë
dhe moj
ç'mu këput kjo zemr'e shkretë
dhe moj

ا'ke moj zemra ime, ç'ke
edhe moj
pse ule kokën dhe re
edhe moj

Pse rënkon e psherëtin'ë
dhe moj
hiq marazin që t'u lidh'ë
dhe moj

Nuk mundem ta heq o lumë
dhe moj
sepse më ka prekur shumë
dhe moj

Aq shumë më ka prekur mua
dhe moj
maraz tjetër unë nuk dua
dhe moj


Polifonia ka 4 dialekte kryesore : polifoni labe, myzeqare, toske dhe çame. Polifonia toske është dyzërëshe dhe trezërëshe ndërsa ajo labe shtë dyzërëshe, trezërëshe dhe katërzërëshe.

Në popull, vënçe apo labçe vënçe quhet mënyra e të kënduarit e zonës së Kurveleshit, kështu e raporton dhe Shituni te "Polifonia Labe".
Polifonia toske gjendet edhe ndër arbëreshët e italisë.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Hapma derën (Kolonjë)

U ngrita dhe erdha
në katër të natës
gjumi s'të kish' zënë moj çupë
dremisje m'atë vatër

Gjumi s'të kish' zënë
dremisje në vatër
mua po më prisje çupë
apo prisje tjatër

Epo hapma derën
mos më lër pas shkallës
se vijnë e më hanë moj çupë
qenët e mëhallës

Epo hapma derën
më lër të hyj brënda
se ka zbardhur dita çupë
ka larguar hëna


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nëne, më rrëmbeu ky djali - Këngë toske

Nëne, më rrëmbeu ky djali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga mali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më hoqi shaminë ore nga balli
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga fusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Më hoqi gjerdanë ore nga gusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu

Nëne, më rrëmbeu bandilli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu

Më rrëmbeu, më çoi ore nga pylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu

Më mbajti sa doli more ylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Sevdaja m'u shtua (Skrapar)

Aman moj se sevdaja m'u
shtua moj, m'u shtua
aman moj për, për një vajzë
o atje në krua

Oj moj ti, ti moj vajza
vajza lozonjare
aman moj ç'më, ç'më shikon e
edhe s'më flet fare

Hajde moj kthe' ktheje kokën
kokën më shiko
aman moj po' poshtë e lartë
o mos më mundo

Hajde moj në' nëma dorën
dorën moj sorkadhe
hajde moj ba' bashkë ta heqim
hajde këtë valle
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top