Titulli: Kenga juaj
Ti që s'gjete kurrë një mik te vërtet,
ti që një mundësi akoma po e pret,
ti që mbete gjithmonë në kërkim,
ti që shkon e ti që vjen,
ti që përgjigjen nuk e gjen.
Ti që brenda ndihësh fëmijë,
ti që vuan kur ai nuk do t'ia dijë,
Mirësevjen në shpirtin tim,
në një rrugë që s'ka mbarim,
për të gjithë ky është i njëjti udhëtim.
Nën një qiell e nën një strehë,
në një botë e në një atdhe,
nesër ndoshta do të jetë më mirë se dje.