Keneta Bedenit,si u tha nga te burgosurit,mes tyre 29 prifterinj..

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-03-27-09-16-06-1.jpg

Ato vepra, për të cilat mburreshin ndërtuesit e socializmit: tharje kënetash, hapje kanalesh, trasesh për hekurudha, shpyllëzime, mbjellje etj., shumë pak e dinë se janë realizuar nga të burgosur politikë e të internuar. Në fjalimet e tyre pompoze, në asnjë rresht nuk falënderoheshin ata njerëz, që punonin 11 orë në ditë në kushte çnjerëzore.


Nga tharja e kenetes se Durresit ne vitet ’40

Në ato vitet e para të vendosjes së diktaturës së proletariatit, veç 8-orëshit të detyrueshëm, shtohej edhe një për shokun Stalin, edhe një për shokun Tito, e në fund, në kulmin e rraskapitjes, edhe një për komandantin Enver.

Përveç na tregon me fakte e shifra, për gjithë atë infrastrukturë të tmerrshme, të ngritur, me qëllim dënimin e gjithë “armiqve” të partisë dhe të popullit, libri “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, i autorit Kastriot Dervishi, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, rendit edhe ato vepra që janë ngritur dhe punën e të burgosurve politikë.

Një ndër to është edhe tharja e kënetës së Bedenit, në Kavajë, në të cilën kanë punuar ndër të tjerë edhe 29 prift- ërinj katolikë, të transferuar aty nga burgu i Shkodrës. Përveç At Zef Pllumit, punuan aty edhe Mikel Koliqi, Nillokë Mazreku, Donat Kurti, Aleks Baqli etj., emra me rëndësi jo vetëm në radhët e klerit katolik, por edhe në lëmë të kulturës.

Përmes dëshmive të ish-të dënuarve, që kanë punuar për tharjen e asaj kënete, ndër të cilët edhe Sami Repishti e i poshter Ajazi, autori i librit përshkruan punën e tmerrshme, kushtet e këqija të banesave, ushqimi i pamjaftueshëm dhe që në të shumtën e rasteve shkaktonte sëmundje, që nga verbimi i pjesshëm, te dizenteria.

NGA KASTRIOT DERVISHI

BEDENI (KAVAJث) 1948, 1950 Një vend tjetër i tmerrshëm i priste të dënuarit. Duhej ndërtuar një kanal që niste nga zona kënetore e Bedenit (quhej edhe këneta e Zhabjakut), e përfundonte në lumin e Shkumbinit. Kanali do të lironte fushën nga uji. Në prill deri në 28 nëntor 1948 u punua për hapjen e kanalit. Të burgosurit erdhën nga burgjet e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, si dhe disa nga këneta e Maliqit.

Ata u vendosën në baraka të sajuara për disa muaj punë. Patër Zef Pllumi, i ri atëherë, ishte një ndër të burgosurit e ardhur nga Shkodra që punoi në këtë kamp. Ishte interesant fakti se këtu punuan në një brigadë të vetme 29 priftërinj katolikë të ardhur të gjithë nga burgu i Shkodrës.

*

*

Këta ishin: Mikel Koliqi, Tom Laca, Nikollë Shelqeti, Nikollë Laska, Rrok Fisku, Nikollë Mazreku, Ndue Suma, Ndue Soku, Mark Hasi, Zef Pllumi, Vlash Muçaj, Pal Gjini, Injac Gjoka, Gegë Luma, Agostin Ashiku, Donat Kurti, اiril Cani (75 vjeç), Frano Kiri, Dionis Makaj, Karlo Serreqi, Leon Kabashi, Aleks Baqli, Filip Mazreku, Mëhill Miraj, Mark Harapi, Jak Gardini, Anton Luli dhe Alfons اuni. Nuk kis


At Zef Pllumi

hte vend në botë që të kishte kaq shumë priftërinj në një kamp të tillë pune të rëndë. Një tjetër i dënuar ishte edhe Sami Repishti.

“Arritëm në kamp në orët e vona të mbasdrekës, zbritëm njeni pas tjetrit, e në rresht e mbas numërimit hymë brenda nga porta e madhe. Kampi ishte vendosur në faqe kodre, e shikonte mbi një fushë të mbuluese, aty-këtu, me pellgje uji, një kënetë gjysmë e thame, që ma vonë morëm vesh se quhej këneta e Bedenit, Kavajë”, shkruan Sami Repishti.

“Pamja më jepte idenë e galerave skllavëruese: puna në kanal, oficerët mbikëqyrës, policët me dru që rrihnin punëtorët, sidomos ata që guxonin me ngritë kokën ose pushofshin me marrë frymë”, vijon Repishti. Puna e parë ishte zhdukja e një kodrine të vogël afër Shkumbinit. Të dënuarit punonin 8 orë në ditë, por shtohej një orë për “nder të shokut Stalin”, e pas saj një orë “për nder të shokut Tito”, e në fund “një orë për komandantin, shokun Enver”.

Kushtet e jetesës në kamp ishin të gjitha të këqija. Ushqimi në atë Shqipëri të varfër nuk mund të ishte i mirë për pjesën që persekutohej më shumë. Kur të burgosurit i ishin ankuar komandantit të kampit se uji ishte i pisët, ai ishte përgjigjur: “Ju po e shihni se gjella që merrni është e hollë, saqë po ta lini të ftohet, zëvendëson ujin”. Në një raport të datës 28.7.1948 të organizatës së komunistëve të Kavajës thuhej se të burgosurit ishin “shfrytëzuar deri në palcë”, megjithëse hasnin në probleme se toka ishte e fortë e me gurë.

Morali i të burgosurve vlerësohej “shumë i dobët”. Vetëm një i burgosur kishte thënë se anglo-amerikanët do të zbarkonin dhe qeveria komuniste do të rrëzohej, sepse edhe me Jugosllavinë i kishim prishur marrëdhëniet. Për këto fjalë ky i dënuar u lidh në shtyllë për 30 minuta dhe u la në diell në datën 24.7.1948. “Në punë marrin pjesë çdo ditë 790-800 të burgosur. Rendimenti i tyre është i mirë.


Monsinjor Mikel Koliqi

Norma që është caktuar vazhdon të tejkalohet, megjithëse vendi është i fortë. 5 kurse kundra analfabetizmit ndiqen nga 128 veta. 70% e kursantëve kanë përfituar mjaft mirë. 5 kurse profesionale ndiqen nga 171 veta dhe 60% e tyre shkojnë mirë”, thuhet në raportin e datës 13.8.1948. Përveç lodhjes në punë, me kalimin e kohës u bë e lodhshme edhe largë- sia e frontit të punës nga vendi i banimit. Gjatësia e kanalit rriste gjatësinë kilometrike prej kampit e në këtë mënyrë kthimi i tyre atje ishte gjithnjë e më i lodhshëm dhe i mundimshëm.

Puna në Beden u ndërpre për shkak të shirave të dendur që nisën ato kohë. Pamja që ofronte kampi i ngjante një fushe plehrash ose një vendi të pisët me prani njerëzore. “Në gjysmën e tetorit, kampi i Bedenit kishte pamjen e një grumbulli plehrash, që meritonin t’i vihej zjarri për të mos përlyer botën me mikrobe”, shkruan Pllumi.

Më 28 nëntor 1948, punimet u ndërprenë. Ish-i dënuari i poshter Ajazi shkruan për kampin e Bedenit: “Pjesa më e madhe e të burgosurve të Tiranës, politikë dhe ordinerë, u dërguan këtë vit në kampin e Bedenit të Kavajës. Aty kishin sjellë edhe të burgosur nga Berati dhe nga Vlora. Kështu që ishin bërë aty afro 1200 veta, sistemuar në disa kapanona që karkasën e kishin prej druri, mbulesën prej katramaje dhe anash ishin veshur me rrogoza.

Qëllimi i kësaj pune ishte që të bëhej një kanal vigan për rrëzë kodrave të Bedenit, i gjatë 7 kilometra, i gjerë sa të shkonte lirisht një (makinë tip) “Skoda” në fundin e tij, përfundimi i këtij*kanali dilte në kënetë të Zhabjakut. Kjo e fundit do të thahej nga ne, kurse ujërat e kanalit do t’i hidhnin në Shkumbin kullimet e kodrave, si dhe makrosat dhe qelbësirat e kësaj kënete. Puna aty ishte e organizuar në brigada, që kishin një efektiv prej 150- 200 të burgosur secila.

Komanda e kampit ngrinte dhe frynte normat me qëllim që të justifikonte ushqimet dhe normat e atyre të shumtëve që nuk punonin. Komandanti i kampit ishte një toger Hysniu nga Labëria. Në pamje të jashtme, ky njeri të jepte përshtypjen e një mësuesi ose të një intelektuali të panjohur diku në ndonjë fshat të humbur. Mbante dhe syze.

Mjerisht, ky ishte një gjarpër shullëri që të qukte, sa veta, sa dhe me anë të të tërë asaj urdie spiunësh, me të cilët e kishte rrethuar veten. Në krye të tërë kësaj brigade spiunësh ishte Hamdi Lemo, nga Kuta e Mallakastrës së egër.

Dhe cilësorin “e egër” që kishte kjo pjesë e Mallakastrës, e justifikonte plotësisht me personin dhe personalitetin e Hamdi Lemos… Për të kulluar kënetën e Zhabjakut na kishin caktuar nja 40 veta djem të rinj dhe të fortë.*Kishin sjellë aty dy barka të vogla me lopata, na vendosnin në dy rreshta, sipas dispozitave të inxhinierit dhe në mes tonë qëndronin barkat. Duhej të hapnim një savanelë. Megjithëse dija shumë fjalë të huaja, kësaj nuk ia kisha ditur kuptimin. Po këtë do ta mësoja në praktikë. Duhej të zhvisheshim vetëm në brekë, të hynim në kënetë, në vendet e caktuara nga inxhinieri dhe duke respektuar spangon që ishte vënë breg më breg, do ta kërkonim vendin me këmbë dhe të ngulnim belin në llucën dhe në kalmuqin e fundit të kënetës, si ta kishim mbushur belin, duhej ta nxirrnim nga uji dhe ta shkarkonim në barkë.*Ditën e parë e patëm shumë të vështirë, se na nguleshin shushunjat nëpër kofshë”.


Nga rezervuari i Bedenit në Kavajë, sot

Punimet në Beden rifilluan në 20 gusht 1950 dhe më 16 shtator 1950, këtu erdhën dhe forcat e Urës së Bunës. Përllogaritej se ishin bërë 60 mijë ditë pune e realizuar, rreth 6.8 milionë lekë. Përveç hapjes së kanaleve, të burgosurit ishin përdorur edhe për shpyllëzime, mbjellje etj., që vlerësoheshin në 16.017 ditë pune. Në shtator 1950, këtu erdhën të dënuarit që punonin në Bishqem. Ahmet Bushati është një tjetër i dënuar që ka punuar në Beden.

Në kamp këtu ishte komandant i poshter Liço, i cili më parë kishte qenë në kampin e Orman Pojanit. Në këtë kamp ishte sjellë edhe Vangjo Mitrojorgji, i dënuar në procesin e Koçi Xoxes, por ky trajtohej mirë nga komanda. Në nëntor 1950, të burgosurit e Shkodrës janë kthyer në vendet e tyre. Pak ditë para se kampi të mbyllej, u vra në kamp i dënuari Mustafa Vata, gjoja sikur donte të arratisej. Ai kishte vuajtur dy vjet dënim dhe donte vetëm disa ditë të lirohej. Edhe vetë komanda e kampit kishte dalë në përfundimin se ai nuk donte të arratisej dhe se roja kishte vepruar gabim.

KAMPI I LEKAJT Nث KAVAJث,

1948 Pas përfundimit të punës në Beden, një pjesë e të burgosurve shkuan në Lekaj, dhjetor 1948. Punimet këtu kanë shkuar në funksion të përshtatjes së terrenit ku ishte ndërtuar më parë hekurudha Durrës-Peqin (nisur më 1 maj 1947 e përuruar më 7 nëntor 1947). Pas mbylljes së punimeve, të burgosurit shkuan prapë në Maliq. i poshter Ajazi ishte një prej këtyre të burgosurve.

Ai shkruan: “Më në fund u vendos që do të iknim nga Bedeni, se do të na çonin në kampin e Lekajt. Rruga e trenit Durrës-Rrogozhinë, para se të hynte në këtë të fundit, kalonte nëpër disa kodra të vogla me përbërje krejt zhur. Prandaj dhe ky vend quhej pikërisht Zhurje. Kjo hekurudhë i qe besuar rinisë, për ta ndërtuar me punë vullnetare.

*


Sami Repishti

Sipas planit të rrugës, niveli i trasesë në këto kodra duhej të ulej deri në kuotën që e donte treni. Kjo ulje e kodrave, nëpër atë zhurishte të mallkuar, ishte shumë, shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, sidomos për rininë vullnetare. Kështu që e kishin parë të udhës të na dërgonin neve, sepse mbi ne, veç dëshirës për ta bërë vendin me hekurudhë, vepronte dhe forca e dajakut, pa përjashtuar këtu dhe komponentët e tjerë.

Gjatë punës në atë kamp të mallkuar, bëri krye një fenomen që nuk kishte ndodhur më parë. Një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve, sidomos e atyre që nuk kishin kurrfarë ndihme nga familjet, zunë të verboheshin krejtësisht, në kohën kur nuk kishte diell. Shokët dhe miqtë e tyre i merrnin këta të mjerë për dore, që në orën katër, kur bëhej zgjimi, dhe nuk i lëshonin, vetëm se kur të lindte dielli dhe të shndriste tërë botën. Vetëm atëherë u vinin sytë këtyre të mjerëve. Në 1200 veta, numri i këtyre të verbërve specifikë mund të arrinte pa dyshim në 400 veta.

Ndonëse në mënyrë sekrete, ashtu siç i bëjnë komunistët gjërat edhe më të vogla, komanda e kampit kishte alarmuar Kavajën dhe Ministrinë. Për këtë na erdhi një komision mjekë- sor nga Kavaja. Që nga ajo ditë, kampin tonë e gëluan zarzavatet e sidomos qepët e njoma dhe të thata, të cilat duhej t’i hanim pa pushim dhe pa racion.

Seksioni i tregtisë së Kavajas, “rroftë sebepi” i pastroi nga kalbësirat të gjitha dyqanet e rrethit dhe i solli aty te ne. Natyrisht, zarzavatet e tjera të kalbura ose në kalbëzim e sipër, na i zienin në një kazan gjysmë fuçie, u hidhnin brenda një shishe gjysmë kilëshe vaji dhe na i servirnin t’i hanim në pikë të zhegut. S’do mend se nga ngrënia e këtyre kalbësirave, të shumtë ishin nga ne që i kishte zënë barku keq, me rrezik dizenterie. Ndër këta fatkeqë, ndofta dhe më rëndë se të gjithë, isha dhe unë.

Në fillim e durova me shpresë se do të më kalonte vetvetiu, po meqë sëmundja ime sa vinte e rëndohej, infermieri më dha tri ditë pushim. Mirëpo, tetar Meçani ishte dhe më i fortë se infermieri dhe nuk të linte pushim, po të nxirrte, po të qe nevoja edhe me dajak. Kështu, hiq barku tmerrësisht dhe dil gjithë ditën në punë dhe ha zarzavate të kalbëzuara, erdha e u bëra kockë e lëkurë. Kishte shumë mundë- si që të kisha kaluar në dizenteri dhe kjo, në kushtet e atyshme, do të thoshte vdekje. Infermieri i shkretë, atë që kishte mundësi e bënte. Më linte pushim. Më tutje ai nuk kishte kurrfarë kompetence”.

VLASHUK (BERAT)*1948-1949

Nga burgjet e ndryshme të vendit u formua një kontingjent punëtorësh të detyruar për punë në shërbim të bujqësisë. Mbi 1500 të burgosur u aktivizuan për hapjen e një kanali 2 km të gjatë e 30 metra të thellë. Në një raport të datës 13.8.1948, të Degës Zbatim Vendime Penale thuhej: “Të burgosurit që futen në punë për çdo ditë janë 623 dhe rendimenti i tyre ka qenë mjaft i mirë. Janë vënë në punë nga 3-4 orë në ditë dhe fëmijë që fizikisht janë të shëndoshë”.

Kanali u përurua më 21 korrik 1949, ministri i Bujqësisë, Gaqo Bashko, përuroi kanalin ujitës që fillonte nga lumi i Devollit, i cili mbajti një fjalim përpara banorëve të Karbunarës, Savrës dhe Kozarës. Gjatësia e tij kryesore ishte 38.5 km, ndërsa rrjeti ku shpërndahej 113 km. Puna e të burgosurve nuk u përmend, ndërsa u vu theksi te puna e vullnetarëve.
Gazeta Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top