Kënaqësia e largon pikëllimin Aid el Karni

Abstrakt

😉
Kënaqësia e largon pikëllimin
Aid el Karni

Në hadith theksohet një rregull tejet me rëndësi për besimtarët: “Duhet të deklarojmë vetëm atë me çka është i kënaqur Allahu.”
Ekziston një detyrë tejet me rëndësi që duhet ta përmbush çdo musliman. E ajo është bindja ndaj përcaktimit, në të ka shpëtim dhe çdo të mirë. Kryerja e kësaj detyre të mbron nga pësimi dhe e keqja.
Poeti deklaron:

Kur e pashë se si më pushtuan thinjat,
thash: Mirëserdhe, pleqëri.

Sikur t’isha i trishtuar,
kështu nuk do t’i pritja kurrë.

Ndaj, kur të turren të këqijat,
përshëndeti, shiko si largohen.

S’ka tjetër pos të pajtohemi me fatin dhe përcaktimin. Ai në fund gjithsesi do të ngadhënjejë, madje edhe nëse ikë në vendin më të fshehur.
Në librin e Emersonit Aftësia për fitore shkruan: "Më kanë pyetur: Prej nga doli ideja që jeta e qetë pa vështirësi, vuajtje dhe të këqija krijon njerëz të lumtur?
"Unë u përgjigja se e vërteta është krejt e kundërt. Njerëzit të cilën janë mësuar me keqardhje për vetveten dhe pikëllim do të vuajnë edhe nëse flenë në shtretër mëndafshi. Ata që ndjejnë keqardhje ndaj vetes dhe pikëllim, në këtë gjendje do të jenë gjithnjë, madje edhe nëse flenë në shtroja mëndafshi. Historia na tregon se njerëz nga vende të ndryshme, të pasur e të varfër, e kanë arritur lumturinë dhe kanë arritur famë të vërtetë. Vetëm të tillët munden në shpatullat e tyre ta bartin barrën e gjeneratave të tëra dhe t’i kundërvihen me guxim sfidave më të vështira."
Nuk duhet harruar se pikërisht robërit, të varfrit dhe të shtypurit janë ata që e bartën dhe i dhanë famë flamurit të udhëzimit të Allahut në ditët e para të misioni Islam. Nga ana tjetër, të pasurit dhe të pushtetshmit rrallë mendonin për fê.
"Kur u tregoheshin ajetet Tanë të qartë, atëherë ata që nuk besonin atyre që besonin u deklaronin: A jemi ne apo ju në pozitë më të mirë, edhe kush ka më shumë mbështetës? E sa shumë popuj Ne para tyre i kemi asgjësuar, të cilët me pasuri dhe pamje nxisnin lakmi!"[1]
"Nuk kemi dërguar Ne në asnjë qytet të Dërguar, e që ata që janë mësuar me luks të mos deklaronin: Nuk e besojmë ne atë që është dërguar përmes juve!, si dhe të mos deklaronin: Kemi më shumë pasuri dhe fëmijë; ne nuk do të persekutohemi! Thuaj: Zoti im i jep furnizim të bollshëm atij që do, por edhe ia privon atij që do, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë."[2]
"Dhe kështu Ne i sprovojmë njërin me tjetrin që jobesimtarët të deklarojnë: Vallë këta janë ata prej nesh ndaj të cilëve Allahu ka qenë i mëshirshëm? – Po a nuk i njeh mirë Allahu ata që janë mirënjohës!"[3]
"Dhe jobesimtarët për besimtarët deklarojnë: 'Sikur të kishte ndonjë të mirë, ata nuk do të na kalonin në këtë. Kurse meqë përmes tij nuk e gjetën Rrugën e drejtë, me siguri do të deklarojnë: Kjo është trillim nga kohërat e vjetra."[4]
"Ndërsa ne, vërtet, nuk e besojmë atë që e besoni ju, thanë ata të cilët ishin mendjelartë."[5]
"Madje deklarojnë edhe: ‘Është dashur që ky Kuran t’i jetë shpallur ndonjë njeriu të denjë nga këto dy qytete! Si munden ata ta meritojnë mëshirën e Zotit tënd? Ne u japim gjithçka që është e nevojshme për jetë në këtë botë dhe ne i lartësojmë njërin mbi tjetrin me disa gradë që t’i shërbejnë njëri tjetrit. – Ndërsa mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo çka grumbullojnë ata."[6]
Tani mu kujtuan vargjet e një poeti të shquar dhe kalorësit të Antarës, që ka deklaruar se vlera e tij nuk qëndron në origjinë dhe në familje, porse në mirësi dhe në fisnikëri.

Jam rob, por jam i pari në bujari,
jam i zi, po e bardhë është pastërtia ime.


[1] Merjem, 73-74.
[2] Sebe, 34-36.
[3] En`am, 53.
[4] Ahkaf, 11.
[5] Araf, 76.
 
Back
Top