KE, 15 milionë Euro ndihmë për tërmetin

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Fond paraprak për rindërtimin

Komisioni Europian do të japë 15 milionë Euro për Shqipërinë, si ndihmë për rindërtimin pas shkatërrimeve të tërmetit të 26 Nëntorit.

Vendimin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë për shtyp, ku e renditi këtë vendim ndër të parët që administrata e re europiane ka marrë pak ditë pas nisjes së punës.

“Si hap të parë, ne do të ndajmë menjëherë një fond fqinjësie prej 15 milionë Eurosh në mbështetje të popullit shqiptar. Kemi vendosur po ashtu të organizojmë një konferencë donatorësh”.

Fondi prej 15 milionë Eurosh është hapi paraprak, që sipas Ursula Von Der Leyen, do të pasohet nga të tjera ndihma për të cilat do të vendoset në koordimin edhe me qeverinë shqiptare.

Akordimin e ndihmës financiare, Presidentja e Komisionit Europian ia komunikoi Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Përfaqësuesit e Brukselit do të kqyrin në terren dëmet e shkaktuara nga tërmeti, për të hartuar më pas një raport për ndihmën e mëtejshme financiare.
 
Mire!
I shalla cdo ndihme ekonomike ,sidomos keto monetaret te shfrytezohen mesemiri dhe me drejt te zotit,per ndertimet e ndertesave dhe banesave per banoret qe kane ngel ne qiell te hapur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top