KB: Shteti Islamik eshte ne krize financiare

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Grupi terrorist Shteti Islamik ballafaqohet me mungesë serioze të mjeteve financiare si rezultat i çmimeve të ulëta të naftës, presionit ushtarak dhe sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, kështu që luftëtarët e saj e braktisin Irakun dhe Sirinë, deklaroi kryetari i Komitetit të sanksioneve kundër SHI-së dhe Al Kaedës dhe përfaqësues rezident i KB-së në Kazakistan, Kajrat Umarov, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

133186455.jpg

Sipas tij, karakteri i kanosjes nga ana e terroristëve ndryshon dhe ata vazhdojnë që të jenë sfidë për sigurinë në botë.

“Kundër SHI-së- ndodh presion i vazhdueshëm ushtarak, që i detyron që të kryejnë një seri sulmesh jashtë zonave të konfliktit. Mjetet e SHI-së janë zvogëluar dhe tani ajo mbijeton në kushte të “krizës buxhetore”, theksoi diplomati.

Umarov shtoi se degët e Al Kaedës vazhdojnë me aktivitetet e veta terroriste në botë dhe se në njëfarë mase, ajo është edhe më e fuqishme se SHI-ja.

Sponsored by Revcontent
[14 Time Lotto Winner] Do This 1 Trick Before Buying A Tetovo Lotto Tix


Read more: KB: Shteti Islamik eshte ne krize financiare | tetova1.mk
 
Back
Top