Kazakistan, dëbora e zezë trondit qytetin e ndotur

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Kazakistan, dëbora e zezë trondit qytetin e ndotur

deborta_zeze.png


11. 01. 2018

Shumica e dëborës që bie në qytetin e Temirtau në qendër të Kazakistanit është e zezë, dhe në vend të copëzave të bardha me të cilat fëmijët preferojnë të luajnë, dëbora e këtushme duket më shumë si thëngjill, pas rënies së një pluhuri të errët misterioz.

Shumë banorë shqetësohen për shëndetin e tyre dhe po i bëjnë thirrje qeverisë të ndermjetësojë për shkaqet. Temirtau është qendra e industrisë kazake të hekurit dhe strehon impianatin më të madh të çelikut në vend, kombinatin metalurgjik Karaganda.

Banorët e Temirtau besojnë se ndotja vjen nga kompleksi metalurgjik. Rezidentët i dërguar një letër Aliya Nazarbayeva, bijës së presidentit Nursultan Nazarbayev. "Dëbora vepron si një test litmusi dhe zbulon masën frikësuese të emertimeve. I gjithë pluhuri nga fabrika përfundon në mushkëritë tona” thuhej në letër.


debora_zeze_2.png
/Sot/

 
Redaktimi i fundit:
Pse mos eshte tek ne ajri me i paster..ne fush kosove bore te paster nuk te kap syri....shyqyr se nuk kemi fabrika me shume se .nje termocentral kemi dhe ai i shkret pa filtera eshte.
 
Pastaj plasin semundjet kancerogjene ne kushte te tilla ndotje ajri.
 
Back
Top