Katolikët filipinas kryqëzohen për së gjalli në përkujtim të vuajtjev të Krishtit +18

User2017

Anëtar i ri
Të krisherët në të gjithë botën festojnë javën e madhe të Pashkëve, por ka edhe nga ata të krishterë mjaft të devotshëm të cilët kanë. kaluar në një hap të mëtejshëm krahasuar me besimtarët e tjerë.

Kështu disa besimtarë mjaft të devotshëm në Filipine janë kryqëzuar realisht në kryq në përkujtim të Jezu Krishtit. Këtë të premte një numër meshkujsh në qytetin San Fernando u kryqëzuan në një skenë të përgjakshme në përkujtim të vuajtjeve të Krishtit.

Këta burra kërkuan vullnetarisht që të rriheshin me kamzhik dhe të gozhdoheshin në kryq në një ritual të përvitshëm të së Premtes së Mirë, duke kërkuar falje të mëkateve të tyre nëpërmjet pësimit të vuajtjeve që kaloi edhe Jezusi. Sipas mediave filipinase, ky ritual përsëritet çdo vit në San Fernando që kur besimtari udhëtar Artemio Anoza e filloi këtë praktikë në vitin 1962. Njëri prej burrave që e bëri këtë ritual, i quajtur Ruben Enaje, 57 vjeç, deklaroi para mediave se kjo ishte hera e tij 31-të që e kryente ritualin.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top