Katërvjeçari ftohet të bashkohet në Mensa

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Djaloshi katërvjeçar Harry Chapple me koeficient të inteligjencës (IQ) 144 është ftuar t’i bashkohet Mensas, shoqatës e cila mbledh rreth vetes njerëzit me inteligjencë mbi-mesatare.

Harry, i cili e ka ditur alfabetin mbrapsht kur i ka pasur vetëm dy vjet, mund të llogaris dimensionet e rrathëve dhe të llogaris numra brenda pak sekondash.

Duke marrë parasysh se në një seri të testeve të inteligjencës ai ka shfaqur intelekt mbresëlënës, Harry është ftuar t’i bashkohet Mensas..

Harry jeton me prindërit e tij, babën 35-vjeçar Simon dhe nënën 29-vjeçare Michelle në Ash të Anglisë. Babai i tij që prej fëmijërisë së hershme të Harryt ka vërejtur se djaloshin e intereson shumë matematika.

"Ai është asi lloj fëmije i cili kur ju pyet pse qielli është i kaltër, e ju i thoni sepse reflekton ngjyrën e detit, ai nuk do të jetë i kënaqur me kaq. Atëherë ai do të iu pyet: 'E pse deti është i kaltër?' ثshtë shumë këmbëngulës dhe kureshtar", ka thënë babai i tij për gazetën e përditshme britanike Daily Telegraph.

Vetëm 0.1 për qind e popullatës në botë kanë IQ mbi 140.
 

Attachments

  • f.0804122619877_m.jpg
    f.0804122619877_m.jpg
    49.2 KB · Shikime: 2

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top