Katër llojet e njerëzve dhe haxhi

braziljania

Anëtar i Nderuar
Autor: Nida Ebu AHMED
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Titulli: El-haxh-xhu ve esnafu’n nasi’l erbeah
Burimi: http://www.saaid.net/book/8/1326.doc

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Allahu ka caktuar kohë dhe stinë për falje dhe shpërblime të mëdha. I lumtur është ai që shfrytëzon këto kohë dhe afrohet tek Zoti i vet me shpresë se do ta arrijë lumturinë pas së cilës nuk do të dëshpërohet më kurrë. Prej kohëve të tilla janë edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhu’l Hixh-xheh, të cilat janë ditët më të mira të dynjasë; në to është ligjësuar kryerja e haxhit, njërit prej pesë kushteve të Islamit. Haxhi është prej adhurimeve më të mira, prej riteve më të përsosura, është adhurim jetësor, përmbyllje e veprës, plotësim i fesë dhe përsosje e saj. Të gjithë njerëzit u ndalën në një vend dhe dëgjuan fjalën e Allahut:
...Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
E kryeni haxhin dhe umren për hirë të All-llahut...“. ( )
Njerëzimi dëgjuan fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam kur tha se: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-lla*hut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit”. ( )
Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut na ka mbajtur një hutbe, me ç'rast ka thënë: “O njerëz!, vërtet All-llahu ua ka bërë obligim juve haxhxhin, prandaj kryjeni...”. ( )
Po ashtu degjuan hadithin kur u pyet Muhammedi, alejhi’s selam:
Cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij”. I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut”. I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhxhi i pranuar”. ( )
Njerëzit, në raport me haxhin, ndahen në katër grupe, dhe ti shiko se në cilin grup bën pjesë.

1. Njerëz që kanë pasuri dhe që kryejnë haxhin

Këta janë njerëz që kanë veshur ihramin, kanë mësyer Qabenë, dhe horizontin kanë mbushur me madhërim për Allahun: Lebbejke Allahumme lebbejke, lebbejke la sherike Lekë lebbejke, inne’l hamde ve’n ni’mete Lekë ve’l mulke la sherike Lekë!
- Lum për këta njerëz, si jo kur mundi i tyre paguhet dhe mëkati i tyre falet. Kush mësyen Qabenë i falen mëkatet e mëparshme. Imam Muslimi transmeton nga Amr b. el-Asi se:
Kur All-llahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova te Pejgamberi dhe i thashë: “Shtrije dorën e djathtë që të betohem (zotohem)”. Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “ا'ke o Amr?” Unë pastaj i thashë: “Dua të të kushtëzoj!” Pejgamberi u përgjigj: “Kushtëzo ç'të duash!” Unë pastaj i thashë: “Dua që të më falen gabimet!” Pejgamberi tha: “A nuk e di se Islami rrënon (shlyen) çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di se haxh-xhi rrënon çdo gjë që ka qenë më parë?” “.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre, i cili ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
Kush bën haxhin pa bërë marrëdhënie seksuale (me gruan gjatë kohës sa është ndalesa në fuqi) dhe pa shkelur normat juridike, ai kthehet prej tij i pastër nga mëkatet sikur atë ditë kur e ka lindur e ëma“.
Ka thënë Ibni Haxher ne Fet’hu’l Bari: Sipërfaqësisht, ky hadith vërteton faljen e të gjitha mëkateve; të voglave, të mëdhave, dhe atyre veprave që kanë fundin e keq.
Këtë mendim e ndanë edhe xhumhuri (konsensusi) i dijetarëve. Disa prej tyre këtë e përfituan nga mburrja e melaikeve me haxhilerët për faktin se melaiket janë krijesa 100% të pastra prej mëkateve dhe nuk iu takon atyre të mburren përveçse me krijesa që kanë këtë pastërti të qind për qindtë.
Menavi ka thënë në Fejdu’l Kadir, 6/115, në koment të këtij hadithi: “Kthehet i pastër nga mëkatet e mëdha dhe nga veprat që fundin e kanë të hidhur”, mendim që është përkrahur edhe nga Kurtubiu dhe Ijjadi.
Ndërsa Taberiu i ka dhënë një koment tjetër. Ai mendon se hadithi bën fjale për ata që kanë bërë të liga (zullumet-padrejtësitë) e më pas janë penduar por nuk kanë mundur t’ua kthejnë njerëzve haqet e tyre.
Tirmdhiu mban një qëndrim të kundërt me këtë dhe sjell një shembull. Ai thotë se mëkatet që janë ndërmjet njeriut dhe Allahut falen ndërsa ato që janë ndemjet njeriut me njeri nuk falen. Ai thotë se obligimi parësor nuk falet por falet diç që është më e lehtë. Si p.sh.: falet vonimi i namazit por nuk falet mëkati i mosfaljes fare të namazit.
- Në këtë stinë ibadeti, e në veçanti Ditën e Arafatit, djalli i mallkuar është më i dobët së kurrë më parë. Imam Maliku transmeton nga Talha b. Ubejdil-lahu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Me përjashtim të Ditës së Bedrit, djalli kurrë nuk është dukur më i poshtëëruar, përzënë, nënçmuar dhe hidhëruar se sa Ditën e Arafatit. Kjo jo për faktin se ai sheh zbritjen e mëshirës dhe faljen e mëkateve të mëdha të robërve nga Allahu“.
- Si të mos përgëzojmë këta njerëz, këta haxhilerë kur ata janë delegacion për tek Allahu i Madhëruar. Ibni Maxheh dhe Ibni Hibbani transmetojnë një hadith, të cilin e ka verifikuar si autentik Shejh Albani në Sahihu’l xhamii, 7074, nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Luftëtari në rrugën e Allahut të Madhëruar, haxhiu dhe ai që kryen urren, janë delegacion i Allahut; i thirri e iu përgjigjën, e lutën-kërkuan prej Tij e Ai ua përmbushi kërkesat e tyre”.
Mu për këtë, Allahu ruan dhe siguron haxhilerët. Transmeton Ebu Neimi në el-Hiljeh nga Ebu Hurejre ndërsa Shejh Albani këtë hadith ne Sahihu’l xhamii e ka cilësuar autentik se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Tre njerëz (lloje njerëzish) janë në sigurinë e Allahut të Madhëruar: Njeriu i cili merr udhë për ta vizituar ndonjë xhami prej xhamive të Allahut, njeriu që del për të luftuar për Allahun dhe njeriu që merr udhën e haxhit“.
- Si të mos jetë haxhi gëzim për besimtarin kur Allahu i Lartësuar i ka përgëzuar me Xhennet. Taberaniu transmeton në el-Eusat një hadith nga Ebu Hurejre, që Shejh Albani e ka cilësuar të mirë (hasen), se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Nuk ndodhë që haxhiu të bëj tehlil (të thotë: La ilahe il-la Allah) dhe tekbir (Allahu ekber) e të mos përgëzohet me Xhennet“.
- Natyrisht se haxhi mbjell gëzim e lumturi në zemra ngase, krahas tjerash, njeriu edhe do të pijë nga uji i zemzemit, të cilin Muhammedi, alejhi’s selam e ka cilësuar kështu:
Zemzemi është i bekuar, është ushqim ngopës dhe bar shërues“. ( )
- Haxhilerët duhet ta ndiejnë veten të privilegjuar edhe për faktin se do të falen në xhaminë e Muhammedit, alejhi’s selam, xhami në të cilën namazi vlen më shumë se në xhamitë tjera. Imam Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
Një namaz në këtë xhami timen ka më shumë vlerë se 1000 namaze në xhami tjera, me përjashtim të Xhamisë së Shenjtë (Qabesë)“.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Pjesa në mes shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht prej kopshteve të Xhennetit“.
- Jo vetëm kaq, haxhilerët do ta kenë rastin të falin namaz edhe në Qabe, namaz për vlerën e të cilit ka thënë Muhammed Mustafaja, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
Një namaz në xhaminë time kap vlerën e 1000 namazeve jashtë saj në xhamitë tjera, me përjashtim të xhamisë së shenjtë ngase namazi në të është më me vlerë se 100.000 namaze jashtë saj në xhamitë tjera“. ( )
- Lum për këta njerëz që kanë rastin ta puthin gurin e zi, haxheru’l esvedin, që ka vlerën e përmendur në këtë hadith të Tirmidhiut, Nesaiut dhe Taberaniut nga Ubejd b. Umejri se:
Ibni Omeri shtyhej me njerëz tek dy ruknet (guri i zi dhe rukni i jemanit) që nuk kam parë askënd tjetër prej shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam ta ketë bërë atë gjë. E pyeta për këtë gjë ndërsa ai më tha: Nëse e bëj këtë nuk qortohem për arsye se kam dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë: Prekja e tyre (gurit të zi dhe ruknit të jemanit) është fshirëse e mëkateve. E kam dëgjuar edhe duke thënë: Kush bën tavaf rreth kësaj shtëpie një jave duke e llogaritur (pa shtuar as më shumë dhe pa munguar asnjë ditë) i llogaritet sikur ta ketë liruar një rob nga robëria. E kam dëgjuar të ketë thënë: Haxhiu as nuk e vë por as nuk e ngrit këmbën nga toka e të mos ia fal Allahu një mëkat dhe t’ia shkruaj një të mirë“. ( )
Ngjashëm me këtë transmetojnë Imam Ahmedi dhe vet Tirmidhiu nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Prekja e gurit të zi dhe ruknit jemenijj i shlyejnë mëkatet shumë“. ( )
Bejhekiu transmeton në Shuabu’l iman një hadith që vërtet stimulon shumë për haxheru’l esvedin. Ai përcjell fjalët e Ibni Abbasit se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Do të vijë ky guri në Ditën e Kiametit ndërsa Allahu do t’ia krijoj dy sy me të cilët sheh dhe një gjuhë me të cilën flet dhe do të dëshmojë për tërë ata që e kanë puthur drejtë (pa bërë shkelje të rregullave fetare)”. ( )
- Kush është si ti o haxhi i nderuar. Ndal pak e meditoje këtë fjalë të Muhammedit, alejhi’s selam e më pas vlerësoje veten se çfarë ke arritur me Islam. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
Ndërsa sa i përket daljes sate nga shtëpia duke mërsyer Qabenë, për çdo hap që bën kafsha jote (mjeti udhëtues), Allahu ta shkruan një të mirë dhe ta fshin një të keqe. Ndërsa sa i përket qëndrimit në Arafat, Allahu i Madhëruar zbret në qiellin e dynjasë ashtu siç i takon Atij dhe mburret me ta para melaikeve e thotë: Këta janë robërit e Mi, më erdhën flokëshprishur e të pluhurosur nga çdo vend i largët duke shpresuar mëshirën Time dhe duke u frikësuar nga ndëshkimi Im edhe pse nuk më kanë parë. E si do të ishte puna me devotshmërinë e tyre po të me shihnin? Nëse ke mëkate sa rëra e Alixhit (vend në shkretëtirën arabe/rërë e shumtë)” apo sa ditët e dynjasë apo sa pikat e (shiut të) qiellit Allahu do t’i pastrojë (shlyejë) ato. Ndërsa sa i përket gjuajtjes me gurë, ajo (shpërblimi i saj) të ruhet. Ndërsa për rruarjen e kokës për çdo qime që bie nga koka ke një shpërblim-sevap ndërsa kur të sillesh rreth Qabesë zhveshësh nga mëkatet dhe pastrohesh prej tyre sikur atë ditë që të lindi nëna jote. ( )
Ibni Hibbani transmeton në Sahihun e tij nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Nuk ndodhë që deveja e haxhiut të bëj një hap e Allahu të mos ia shkruaje me të një të mirë apo t’ia fshijë një mëkat apo t’ia lartësoje gradën“. ( )
- اfarë nderi ka më të madh për njeriun se ky që Allahu e ka përgatitur për vizitorët e shtëpisë së Tij, për haxhinjtë e Haremit të Tij, për delegacionin që ua fshiu mëkatet dhe pastroi zemrat si dhe i bekoi në vepra, ua pranoi lutjet dhe u mburr me ta para melaikeve...Allahu nuk ka paraparë shpërblim tjetër për haxhiun më pak se Xhenneti. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
Umreja deri në umre shlyen mëkatet që janë bërë brenda kësaj periudhe ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit“.
Taberaniu transmeton me sened xhejjid-të mirë nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kush i bën pesë gjëra, duke patur natyrisht besimin, hyn në Xhennet: Kush kujdeset për pesë namazet si dhe për abdesin, rukutë, sexhdet dhe kohët e tyre, kush agjëron Ramazanin, bën haxhin dhe jep zekatin me dashamirësi “.
Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë hadithin e Muadhit ku qëndron:
Thashë: O i dërguari i Allahut, më mëso një vepër e cila më fut në Xhennet dhe më largon nga Xhehennemi! Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Vërtet ke pyetur për një gjë të madhe por të lehtë për atë që Allahu ia lehtëson: Adhuroje Allahun dhe mos i bë shok, fale namazin, jepe zekatin, agjëroje Ramazanin dhe kryeje haxhin“.
 
2. Njerëz që kanë para por nuk kryejnë haxhin

Njeriu që nuk kryen haxhin ai kundërshton urdhrin e Allahut dhe atë të Muhammedit, alejhi’s selam meqë është vërtetuar se ai, alejhi’s selam, ka thënë:
„O ju njerëz, Allahu ua ka obliguar haxhin andaj bëjeni atë“. ( )
Mu për këtë, Pejgamberi, alejhi’s selam ka porositur që sa më parë që të kemi mundësi ta kryejmë këtë rit. Imam Ahmedi dhe të tjerë transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„Kush dëshiron ta kryejë haxhin le të nxitojë ngase vie sëmundja, humb mjeti udhëtues dhe lindin kërkesa të reja“.
Në Sahihu’l xhamii, 2957, transmetohet nga Ibni Abbasi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Nxitoni ta kryeni haxhin ngase dikush nuk di se çfarë kërkesash të reja i lindin“.
Derisa këtu porosit për nxitim në kryerjen e Haxhit, Muhammedi, alejhi’s selam në anën tjetër kërcënon ashpër ata që nuk e kryejnë këtë rit. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:ً
Atë që nuk e pengon sëmundja, ndonjë nevojë e qartë (arsyeshme) apo prijësi i padrejtë dhe nuk e kryen haxhin le të vdes në dashtë çifut në dashtë krishterë“. ( )
Ndoshta bazuar në këtë disa nga selefi nuk merrnin pjesë në faljen e namazit të xhenazes së atyre që nuk kryenin këtë rit. Seid b. Xhubejri rrëfen se: Vdiq njëri nga fqinjët e mi i cili ishte i pasur por nuk kreu haxhin kështu që unë nuk ia fala namazin e xhenazes.
Vëlla musliman! Nxito para se të vjen vdekja e të pendohesh përse nuk e kreve haxhin. Thotë Allahu:
...O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!...“. أApo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!“. ( )
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! 11. Po, All-llahu kurrësesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni“. ( )
Porosia ime për ty janë fjalët e Mustafasë, alejhi’s selam, i cili kur pati këshilluar një musliman i tha:
Shfrytëzoji pesë para se të vijnë pesë të tjera: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para zënies me punë dhe jetën para vdekjes”. ( )
 
3. Njerëz që nuk kanë pasuri por nuk kanë as dëshirë ta kryejnë haxhin

Këta njerëz të mjerë përveç që kanë xhepat e zbrazur kanë edhe zemrat e tyre i kanë të zbrazura-boshe. Këta janë që refuzojnë shpërblimin e haxhit edhe nëse nuk e kryejnë atë. Këta janë njerëz që nuk kanë nijjete të mira në shpirtrat e tyre. Ndoshta, të mjerët, mendojnë se po të kishin para do të shkonin në filan detin e filan pushimoren. Këta njerëz janë ata që refuzojnë ndihmën e Allahut. Transmeton Tirmidhiu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Tre vetave Allahu ka caktuar t’iu ndihmoj: luftëtarit në rrugën e Allahut, robit që ka lidhur kontratën për lirim dhe dëshiron ta përmbush si dhe atij që dëshiron të martohet për ta ruajtur nderin“. ( )
Mjafton që të kesh nijjet të mirë e të shpërblehesh tek Allahu për veprën edhe nëse nuk ke mundësi ta kryesh atë. Le ta sheh Allahu sinqeritetin në zemrën tënde dhe dëshirën e mundin për ta kryer atë vepër.
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a., që thotë: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç'rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim”. ( )
Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a. thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra apo në lugina, ata i ka penguar sëmundja”.
Transmetohet nga Ebu-l-Ab*bas Abdull-llah ibn Abbas ibn Ab*dul-Mutalib r.a., nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t'ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t'ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshi*ron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t'i shkr*uajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”. ( )
Nesaiu transmeton nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kush shtrihet në shtrat por me nijjet që të ngritët natën për të falë namaz nate por e zë gjumi deri në mëngjes, atij i shkruhet shpërblimi i nijetit ndërsa gjumi është lëmoshë e Allahut për të“. ( )
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kush e lut Allahun për shehidllëk (rënie dëshmor) me sinqeritet, Allahu do t’ia mundësoje arritjen e gradave të dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat“.
 
4. Njerëz që nuk kanë mundësi materiale për haxh por që shpirti i tyre digjet valë nga dëshira për vizitën e Qabesë dhe kryerjen e këtij riti

Këta janë njerëz që sa herë të vijë stina e haxhit sytë e tyre mbushen me lot dhe zemrat e tyre me pikëllim. Sa herë që të përmendet vizita e Qabesë ata ndiejnë një mallëngjim për të. Shembulli i tyre është sikur shembulli i shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam, për të cilët ka thënë Allahu:
“(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lot”. ( )
Allahu i Madhëruar flladiti zemrat e këtyre besimtarëve me vepra, të cilat shuajnë zjarrin e mallëngjimit për vizitën e kësaj shtëpie. Këto vepra kanë shpërblim sikurse të haxhilerëve dhe atyre që kryejnë umren. Ato janë sikurse uji i freskët për etje, janë sikurse ilaç dhe bar për shërim të zemrave të ndezura flakë mallëngjyese për të parë Qabenë, atë shtëpi të lashtë. Ja disa nga këto vepra:
1. Qëndrimi në xhami pas faljes së namazit të sabahut derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„Kush fal sabahun me xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj ngritët dhe fal dy rekate arrin shpërblimin e një haxhi dhe umreje të plot, të plotë, të plotë“.
Meqë nuk është me rëndësi të kryhet vetëm haxhi por edhe të pranohet, Pejgamberi, alejhi’s selam na ka treguar se pikërisht kjo vepër të mundëson shpërblim të haxhit të pranuar. Taberaniu transmeton në el-Eusat nga Ibni Omeri, hadith të cilin Albani e ka cilësuar të mirë-hasen, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: يPejgamberi, alejhi’s selam kur falte sabahun nuk ngrihej nga ndeja e tij derisa të lind dielli dhe të ngjitet pak në horizont. Thoshte: Kush e falë sabahun e pastaj ulet në vendin e vet derisa të vijë koha e namazit (të lind dielli dhe të ngritet pak e jo menjëherë pas lindjes së tij) ai ka shpërblimin e një umreje dhe haxhi të pranuar“.
2. Prezantimi në ndeja shkencore-diturie. Taberaniu dhe Hakimi transmetojnë nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Kush shkon në xhami me qëllim që ta mësojë të mirën apo t’ua mësojë të tjerëve, ai ka shpërblimin e plotë të haxhit”.
3. Falja e namazit farz në xhami. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
Kush shkon për ta falur namazin obligativ me xhemat ai ka vlerën e një haxhi ndërsa kush shkon për ta falur namazin fakultativ, namazin e duhasë, ai ka shpërblimin e një umreje vullnetare“. ( )
Ebu Davudi transmeton nga ky sahabi, pra nga Ebu Umameja, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kush del nga shtëpia e tij për namazet e obliguara (për ti falur në xhami), shpërblimi i tij është sikurse haxhiu muhrim dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen urren ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është libër në il-lijjine( )“. ( )

4. Falja e jacisë dhe sabahut me xhemat. Imam Muslimi transmeton nga Ebu Dherri se Pejgamberi, alejhi’s selam iu kishte thënë disa shokëve të tij të cilit ishin ankuar se nuk mund të bënin mirë sa disa sahabe tjerë që kishin pasuri:
„أ...A nuk ua ka caktuar Allahu namazin e jacisë me xhemat si diç që kap vlerën e një haxhi dhe namazin e sabahut me xhemat si diç që kap vlerën e një umreje?“.
 
5. Lutjet pas namazet. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberit, alejhi’s selam ka thënë i ishin ankuar muhaxhirët e varfër se pasanikët ua kishin kaluar me vepra të mira, se ata jepnin sadaka, luftonin, falnin namaz...Pejgamberi, alejhi’s selam si alternativë për arritjen e të mirave kishte ofruar këtë:
A t’iu mësoj diç që me të arrini ata që ua kanë kaluar dhe ua kaloni atyre që vinë pas jush dhe askush nuk mund të bëhet më i mirë se ju përveç atyre që bën këtë si ju? Patjetër, o i dërguari i Allahut!- qe përgjigja e sahabeve. Pas çdo namazi nga 33 herë thuani subhanallah, elhamdulilah dhe Allahu ekber”.
6. Umreja në Ramazan. Nëse nuk ke mundësi ta kryesh haxhin gjatë kohës së tij atëherë kryeje umren në Ramazan, nëse për këtë ke mundësi. Ibni Abbasi, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam një gruaje prej ensarëve e cila thirrej Ummu Sinan, e cila nuk kishte mundur ta kryejë haxhin me Muhammedin, alejhi’s selam ia kishte ofruar këtë opsion-alternativë:
...Atëherë një umre në Ramazan kompenson - është e barabartë me një haxh ose një haxh me mua (në vlerë e jo se umreja shlyen obligimin e haxhit)”.
7. Bamirësia ndaj prindërve. Ebu Ja’la transmeton me sened xhejjid-të mirë se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe ka thënë:
“Unë dua ta bëj xhihadin por nuk kam mundësi. A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?- pyeti Muhammedi, alejhi’s selam. Po, nënën- tha njeriu. Takoje Allahun duke qenë i kujdesshëm ndaj saj e kështu do të arrish gradën e haxhiut, atij që kryen urren dhe luftëtarit”.
 
8. Nëse nuk ke mundësi të jesh prej tyre atëherë të paktën ngjasoju haxhilerëve. Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kush ka vendosur të therë kurban kur të vjen dhjetëshi i parë i Dhu’l Hixh-xhes le të mos pres flokët dhe as thonjtë e tij derisa ta therë kurbanin (ditën e bajramit)“.
9. Nëse nuk mund të jesh prej atyre që Allahu në Ditën e Arafatit mburret me ta para melaikeve, atëherë të paktën mos ngurro të jesh prej atyre me të cilët Allahu mburret në ndeja të dhikrit-përkujtimit të Allahut. Imam Muslimi transmeton nga Seid el-Hudrijj se:
Muaviu kishte parë një grup njerëzish tek qëndronin në xhami dhe i pyeti: اfarë ju bën të qëndroni këtu? U ulëm ta përkujtojmë Allahun- thanë. A vetëm për këtë gjë? – pyeti sërish. Pasha Allahun, asgjë tjetër nuk na bëri të ulemi këtu- u përgjigjën. Unë nuk kërkova që të betoheni pse dyshoj në ju, jo, askush në pozitën që kam patur me Pejgamberin, alejhi’s selam nuk ka transmetuar më pak se unë hadithe. Pejgamberi, alejhi’s selam doli një ditë dhe pa një tubim të shokëve të tij e i pyeti: Përse jeni mbledhur këtu? U ulëm ta përkujtojmë Allahun për udhëzimin që na bëri në Islam dhe dhuntitë tjera që na ka dhënë- sqaruan. Unë, thotë Pejgamberi, alejhi’s selam, nuk kërkova sqarime pse dyshova në ju, jo, por Xhibrili më erdhi dhe më tha se Allahu mburret me ju para melaikeve“.
Mjafton nder për dhikrin se Allahu me ithtarët e tij mburret para melaikeve ashtu siç mburret me haxhinj.
10. Nëse nuk mund të jesh prej haxhilerëve atëherë mos hezito që bësh vepra të mira në dhjetëshin e parë të Dhu’l Hixh-xhes, për vlerën e të cilave ditë ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes, i thanë: E xhihadi ja Resulull-llah!? Tha: As xhihadi, pos atij i cili ka dalur vetë dhe me pasurinë e tij në rrugë të All-llahut dhe nuk është kthyer me gjë”. ( )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top