Katër gjërat që ndodhin kur prindërit vendosin të qëndrojnë bashkë “për hir të fëmijëve”

Monique

With or Without u
Edhe martesat më të forta një ditë mund të shkatërrohen. Një në katër çifte ka të ngjarë të përfundojë në divorc, sipas statistikave. Gjërat mund të bëhen mjaft të komplikuara nëse partnerët kanë një fëmijë. Kështu që ata, duhet të vendosin nëse qëndrimi së bashku për hir të fëmijëve është me të vërtetë alternativa më e mirë apo nëse është më mirë të vazhdoni secili me jetën tuaj.
“Cosmopolitan” tregon pasojat e sakrifikimit të lumturisë suaj për fëmijët dhe disa prej tyre janë vërtet shqetësuese:

Fëmijët kanë frikë për të ardhmen e tyre
Edhe nëse prindërit kanë zënkat e tyre larg fëmijëve, ata do ta kuptojnë që diçka nuk shkon dhe do të frikësohen për të ardhmen. Fëmijët gjithashtu shqetësohen se me cilin prind do t’ju duhet të qëndrojnë nëse ata ndahen.
Komunikimi është çelësi për stabilitetin emocional të fëmijës. Prindërit duhet t’i shpjegojnë fëmijës se çfarë po ndodh dhe të dëshmojnë se ata do të bëjnë çdo gjë për t’i bërë të lumtur.

Fëmijët mund të vuajnë nga kontrolli i tepërt
Kur martesa ka në qendër fëmijët, prindërit e harrojnë jetën e tyre. Ata mund të fillojnë të manipulojnë fëmijët dhe të bëhen shumë kontrollues, pasi ata kanë hequr dorë nga lumturia e tyre dhe për këtë arsye duan të marrin diçka në këmbim.

Fëmijët nuk ndihen të sigurt
Fëmijët mund të ndjejnë pakënaqësinë dhe pasigurinë e prindërve të tyre, kështu që ata kanë frikë se nga momenti në moment do të shpërthejë një bombë. Ata nuk ndjejnë se prindërit e tyre do t’i mbrojnë nga çdo rrezik dhe nuk ndihen të sigurt që ata do të mbajnë anën e tyre.
Përgjegjësia kryesore e çdo prindi është t’i mbrojë fëmijën e tyre nga problemet dhe të sigurohen që të gjitha ndryshimet që përjetojnë në jetë t’i kalojnë së bashku.

Fëmijët vuajnë nga stresi dhe problemet shëndetësore
Sipas këtij studimi, fëmijët që jetojnë në një mjedis armiqësor, edhe nëse konflikti mes prindërve nuk është aq i dukshëm, ka të ngjarë të vuajnë nga çështjet shëndetësore dhe me problemet me zhvillimin shoqëror.
Psikologët sugjerojnë që ky stres mund të shkaktojë çekuilibër të hormoneve, rritje të rrahjeve të zemrës, çrregullime të gjumit dhe disa probleme psikologjike, si depresioni./Panorama.com.al
 
Eh drejte ka artikulli,por ajo qe vej re ne shume raste ciftesh qe kane probleme ktej nga anet tona.
Nje egoizem i semure per te poseduar femijet kundrejt tjetrit prinde,sikur femija si ka te dy njelloj!?
Ne keto raste me mire bej nje divorc e mbaron muhabeti.
 
Back
Top