Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kategoria Superiore, java që vendos titullin, Partizani sfidon Vllazninë

KR PRAG PARTIZANI VLLAZNIA TEUTA LACI frame 232 1100x620



Titulli në 90 minuta. Katër skuadra në garë, dy stadiume që do të mbajnë tifozët të mbërthyer për rezultatet e ndeshjeve. Java e parafundit e kampionatit cilësohet si vendimtare për sezonin.
Në Arenën Kombëtare, Partizani sfidon Vllazninë. Me fitore, të kuqtë do të vendosnin një dorë te titulli. Me tre pikët, edhe shkodranët mund të shpresojnë deri në fund.

“Luajmë për tre pikët. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe synojmë ta fitojmë këtë ndeshje, për të luftuar deri në momentin e fundit. Kemi kryesuar në pjesën më të madhe të sezonit dhe në një farë mënyre e kemi fituar kampionatin tonë. Por do t’ia vështirësojmë jetën Partizanit dhe do të luajmë për fitore”, tha Thomas Brdarić.

Barazimi në kryeqytet do të favorizonte Laçin ose Teutën që kanë sfidën tjetër direkte.

“Shpresat janë shumë herë më të mëdha pasi Partizani ka dhe dy ndeshje, njërën më të vështirë se tjetrën. Të fitojmë në Laç, të bëjmë më të mirën, të marrim tri pikët dhe të shkojmë deri në javën e fundit të kampionatit”, shtoi tekniku i Teutës.

Skënderbeu kërkon të formalizojë mbijetesën, pas paraqitjeve fantastike me trajnerin Memelli.

“Padiskutim që jam më i qetë pas fitores së fundit. Nëse shohim kalendarin, dy rivalët tanë përplasen me njëri-tjetrin. Siguria e pikëve është, por na kërkohet të fitojmë këtë ndeshje dhe të largohemi nga zona e “play-out”. Maturia vjen kur vijnë edhe rezultatet”, deklaroi Memelli.
Një finale mbijetese është ajo ndërmjet Kastriotit dhe Bylisit. Fitorja është detyrim për të dyja ekipet, për të pasur shanse të qëndrojnë në elitë, duke vulosur rënien nga kategoria të rivalëve direkte. Përballja jetike në Kamzë parashikohet të jetë e zjarrtë.

A2news.com
 

Attachments

  • KR-PRAG-PARTIZANI-VLLAZNIA-TEUTA-LACI_frame_232-1100x620.jpg
    KR-PRAG-PARTIZANI-VLLAZNIA-TEUTA-LACI_frame_232-1100x620.jpg
    40.1 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back