Kate Middleton princesha model për oborrin britanik

eGo0sTyle

System Engineer
42654.jpg



Për një kohë të gjatë në hije aq sa nuk dukej fare, Kate Middleton, bashkëshortja e ardhshme e princit William, po shfaqet si princesha model për të joshur britanikët e zhgënjyer nga kriza dhe fatkeqësitë në të kaluarën e familjes mbretërore.
S'ka asnjë kritikë, ose pothuajse, në gazeta që kur ajo që tashmë e thirret Catherine bëri hapat e parë zyrtarë me një lehtësi për t'u përgëzuar, duke kultivuar një pamje thjeshtësie dhe natyrshmërie e përzier me detaje sharmi.
E kemi parë, e gjitha e buzeqeshur, t'i vërë emrin një anijeje në krah të Williamit, tepër e qetë, megjithë presionin e lartë gjatë një vizite në universitet, aty ku u shënuan edhe hapat e para të dashurisë së tyre.
E bukur por pa mendjemadhësi, me flokë kafë që i bien mbi supe dhe veshje të blera në supermarkete të mëdha, Kate Middleton ofron në moshën 29-vjeçare pamjen e sigurtë të një vajze të re pothuajse si të gjithë të tjera.
Fustani i bardhë që ka veshur në një nga fotografitë zyrtare ka kushtuar më pak se 200 euro dhe aksesorët elegantë, por gjithnjë të matura, janë kthyer në një shkollë në rrugë, ku disa nga modelet që ajo ka veshur në publik shiten më pas si panine.
Sportive dhe me shumë besim në vetvete, "Miss Middleton", shkruante një ditë një editorialist, "ofron kombinimin e freskët të pamjes së një vajze të re të zakonshme, me këmbë në tokë, dhe sharmit".
Gjë që kënaq edhe bashkëqytetarët e saj në vështirësi pas masave të ashpra ekonomike të qeverisë. Por, edhe mbretëreshës të cilës iu desh kohë të restauronte imazhin e monarkisë, i zbehur nga martesa fatkeqe e Charles-it me Diana, çmenduritë e Fergi apo sjelljen e princit Andrew.

Edhe origjina e saj nga shtresa e mesme, me një nënë sjuardesë dhe babai teknik ajror, të cilët pasuruan duke ngritur një ndërmarrje familjare me artikuj për festa, është në favorin e saj, pasi ushqejnë idenë e romancës së një personi të thjeshtë, që pushtoi zemrën e princit dhe që mund të bëhet mbretëreshë.
Njësoj si fakti që ajo bashkëjetoi me William, të cilin e takoi 10 vjetë më parë në universitet, para se të martohej, njësoj si shumë çifte të tjera të reja.
E diplomuar për histori arti, Kate megjithatë ka kryer vetëm një periudhë të shkurtër në botën e punës për llogari të një prodhuesi veshjesh. Më pas ajo u kthye të jetonte tek prindërit në pritje që princi i saj t'i kërkonte dorën.
Kjo sjellje prej Penelope i kushtoi në atë kohë pseudonimin "Waity Katy" ("Kate durimi") dhe sarkazmat e analistëve të cilët vërenin se vitet e fundit puna e saj kryesore kishte qënë përgatitja për t'u bërë bashkëshortja e William-it.
"A ka vërtet pas asaj buzëqeshjeje gjë tjetër veçse një jetë boshe?", shtronte pyetjen kohët e fundit "Times", duke përmendur lehtësinë e pakontestueshme të Kate.
Të tjerë acarohen nga kjo pamje tepër e qartë prej "Barbie" apo "dreq zonjushe e përsosur", siç e ka pagëzuar Zara Phillips, mbesa e mbretëreshës.
ثshtë e vërtetë se për të njohim vetëm dy dalje të guximshme publike, një sfilatë mode në universitet me një fustan transparent, pas të cili dukeshin të brendshmet dhe një mbrëmje në një diskotekë ku ajo shfaqet me veshë lepuri.
Në fund të fundit, në këtë rrugëtim pothuajse pa gabime, asgjë nuk duket se ka qënë e rastësishme.
William dhe Kate përfaqësojnë një koncept të ri për monarkinë, atë të princit dhe princeshës moderne, vëren Max Clifford, ekspert në marrëdhëniet me publikun. "E gjitha kjo është përgatitur me shumë kujdes. Shumë këshilla janë dhënë në kulisa dhe deri tani ka ecur shumë mirë".
 
Pe: Kate Middleton princesha model për oborrin britanik

Kjo eshte shume e embel ne pamje,ishalla nuk ka fatin e vjehrres..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top