eGo0sTyle
System Engineer
Anëtarët e Komisionit të Alfabetit, Manastir 1908
Sa herë që gjendesh përpara koleksioneve të vyera gjurmimi i detajeve, datave, shënimeve me shkrim të imët falin gëzimin e një zbulimi. Kështu ndodhi tek merrej në duar koleksioni i rrallë i kartolinave të Thimi Nikës, të botuara qysh në fillimin e shek. XX, deri në ditët tona, nga është shkëputur mbishkrimi i sipërm, botuar nga Studio “Marubbi”, Shkodër. Marubët janë kujdesur në çdo kartolinë të shkruajnë që të drejtat e botimit të kësaj pasurie janë të rezervuara dhe që “rishtypja asht e ndalueme”. Kuriozitet tjetër për një koleksion ende të pastudiuar, është edhe ai i datave dhe viteve. Një pjesë mbajnë vite të shkruara me shkronja romake që duket se nuk përkojnë me kohën kur janë realizuar kartolinat. Por, ky “gabim” bëhet nga ai që nuk ka njohuri për fushën. اdo shifër e shkruar pas kartolinës, mblidhet me shumën 22, viti i vendosjes së fashizmit në Itali.
Edhe pse nuk mund të bëhet një kategorizim i prerë i kartolinave, koleksionisti Thimi Nika përpiqet ta bëjë në këtë intervistë për “Shekullin”, duke u mbështetur në ngjarjet historike, që datojnë nga fillimi i shek. XX deri në vitin ‘44, duke u bazuar te figurat historike, faktet dhe dokumentet e kohës, por edhe te mënyra e jetesës së shqiptarëve në këto 50 vjet. Me keqardhje lihen jashtë kësaj bisede kartolinat e shumta të kostumeve kombëtare, të krijuara më së shumti, po nga dora e Marubëve, por koha është gjithmonë e shkurtër kur flitet për historinë e një koleksioni. Ai i mëshon shumë nevojës së hulumtimit serioz të kësaj pjese mjaft interesante të trashëgimisë sonë kulturore.
Mirditorë në kryengritjet e vitit 1911
Cilës kohë i përkasin kartolinat e koleksionit tuaj?
Koleksionin e kartolinave e quaj një nga më të rëndësishmit që kam. Tematika e tyre rrok një gamë të gjerë, duke filluar nga ajo historike, e urbanistikës së qyteteve, kostumeve kombëtare, figurave të shquara historike shqiptare, monumenteve të kulturës e deri te jeta e shqiptarëve. Ky koleksion daton nga fillimi i shek. XX deri në ditët e sotme dhe ndahet në dy periudha. E para bën bashkë kartolina nga fillimi i shek. XX deri në vitin 1944 dhe periudha tjetër nga koha e çlirimit të Shqipërisë deri më sot. Le të përqendrohemi te periudha e parë. Të kujtojmë që fotografia në Shqipëri erdhi shumë shpejt. Meritën për këtë e ka Pjetër Marubi, sepse me ardhjen nga Italia ai pruri me vete në Shqipëri këtë profesion. Kishte pak kohë që ishte shpikur fotografia në kohën kur erdhi ai. Fotografia e parë shqiptare daton në vitin 1858. ثshtë portreti i Hamzë Kazazit, një patrioti shkodran, e realizuar nga Pjetër Marubi. Edhe Marubët e tjerë që erdhën më pas bënë shumë fotografi, të cilat më vonë nga ata vetë u kthyen në kartlolina dhe janë shitur si të tilla.
Princ Vidi në kohën e ardhjes në Shqipëri
اfarë ngjarjesh historike dokumentojnë?
Princ Vidi në kohën e ardhjes në Shqipëri
Po e nis me një kartolinë interesante, dëshmi e Kongresit të Manastirit më 1908-ën. ثshtë fiskuar Komisioni i Alfabetit, me At Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin, D. Qiriazin, Ndre Mjedën, Grigor Cilkën, Taqi Budën, Sotir Pecin, Shahin Kolonjën, Bajo Topullin dhe Nyzhet Vrionin. Kjo ngjarje e rëndësishme e historisë së Shqipërisë, vendosja e alfabetit shqip, është fotografuar nga Marubët, si edhe mjaft pamje të kartolinave të tjera të koleksionit. Vijon koleksioni me vitin 1911, me kryengritjet e malësorëve shqiptarë që çuan në shpalljen e pavarësisë. Edhe këto të Marubëve, nuk mund të ishte ndryshe. Ata kanë meritën kryesore të dokumentimit të historisë së Shqipërisë së kësaj periudhe. Janë kartolina të bukura dhe cilësore, ndryshe nga pjesa tjetër që janë më delikate. Lufta e shqiptarëve në shekuj dhe pavarësia e Shqipërisë janë gjithashtu ngjarje të dokumentuara mirë në këtë koleksion. Shihet figura e Skënderbeut e pasqyruar, që natyrisht, nuk është realizuar nga fotografi origjinale, por nga vepra artistike që janë bërë për Skënderbeun, që më vonë janë kthyer në kartolina. Njëra prej tyre është realizuar nga një pikturë e viteve 1500 që ndodhet në Shën Mitër Koronë, vepër e Gencarellit, e shtypur në Romë. Për Pavarësinë, kemi kartolina të flamurit të ngritur në Vlorë më 1912-n, kopjen origjinale të këtij flamuri e ka bërë kartolinë Spiridon Ilo dhe e ka sjellë nga Amerika i biri, më vonë, pas shpalljes së pavarësisë. Unë i kam të dhuruara nga i biri i Spiridonit, miku im Vangjo Ilo.
Cilat kartolina i takojnë kohës së Luftës së Parë Botërore?
Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera, në vitet e Luftës së Parë Botërore, pati shkatërrime që dokumentohen bukur në kartolina me ngjyra. Bën çudi ky fakt. Foto me ngjyra të kësaj periudhe! Në të vërtetë nuk janë foto me ngjyra, por kartolinat bëheshin në shtyp me ngjyra nëpërmjet një teknologjie të veçantë të kohës. Të kësaj periudhe janë kartolinat me portretin e gjeneralit të Luftës së Parë Botërore, malësorët e angazhuar në luftë, apo kartolina të jetës së shkodranëve të veshur me kostume kombëtare dhe përkrah tyre ushtarët austro-hungarezë, për të vazhduar më tej me Urën e Bunës në këtë kohë etj.
Po në kartolina nuk tregohet vetëm lufta. Ka edhe shumë ngjarje të gëzuara, siç është martesa e Mbretit Zog. Marubët kanë bërë disa foto që i dedikohen kësaj martese, që unë i kam marrë në Amerikë, nëpërmjet mbesës sime që e dinte hobin tim. Kemi Geraldinën nuse më 27 prill 1938. Shihet një femër shumë e bukur, me një kurorë me elementë florealë në kokë dhe me një tufë lulesh në dorë. Një një kartolinë tjetër shihet salla e Akademisë së Shkencave, ish-pallati mbretëror në atë kohë. ثshtë momenti i nënshkrimit të aktit të martesës. Ka shumë kartolina që i takojnë periudhës së mbretit Zog në koleksion, Zogu me suitën e tij, një kartolinë e botuar nga “Vëllezërit Bakiu”, ajo e Nipit të tij, princ Esatit, i veshur me uniformë ushtarake qysh në moshën 6-7 vjeçare, Zogu vetë me uniformë ushtarake, me dekorata që mbante, kartolinë e botuar nga “Guga dhe Shoku”, etj.
Mbretëresha Geraldinë në vitin 1938
Bëjnë përshtypje kartolinat e figurave historike. اfarë mund t’i urohej dikujt me një foto të Ismail Qemalit?
Ka shumë kartolina me figurat historike të kohës. Kemi Luigj Gurakuqin në kartolinë, Pashko Vasën, Ali Pashë Tepelenën, Ismail Qemalin, Esat Pashë Toptanin, Princ Vidin me të shoqen (Sofinë), اerçiz Topullin, Dedë Gjo Lulin, Riza Pashën etj. Kartolina dikur shërbente për komunikimin midis njerëzve. Kishte një traditë në Shqipëri që dërgoheshin kartolina për festat fetare dhe për festën e Vitit të Ri. Familjet bënin lista, si ato të dasmës, që të mos harronin askënd pa uruar. Urohej edhe përmes figurave historike. Po kujtoj një rast që ma tregonte një ish-i burgosur politik. Ai rrefente: “Për të mos u krijuar ndonjë përshtypje e keqe për ne, kur duhet të dërgonim ndonjë kartolinë në shtëpi, përpiqeshim ta gjenim me portretin e Enver Hoxhës”.
Si u vjen në ndihmë koleksioni juaj brezave që vijnë?
Kartolina është një dokument i vyer viziv, për të ditur sesi kanë qenë rrugët, qytetet në të shkuarën, ka disa kartolina që dikujt i dokumentonin pronën në fillimet e proceseve demokratike. اdo njeri ka një interes të caktuar për kartolinat. Për shembull, nëse një arkitekt do të bëjë një projekt dhe do të integrojë elemente të arkitekturës popullore, e gjen këtë të gatshme te kartolinat. Po ashtu, një kineast që kërkon të realizojë një film për Shqipërinë e viteve ‘25-‘30, nuk gjen fond më të bukur sesa ky, qoftë për veshjet e kohës, qoftë për mjediset ku rrinin njerëzit. Që filmat të mos dalin të lustruar, mund të shfrytëzohen këto pamje origjinale. Nëpërmjet kartolinave, mund të gjenden monumentet e kulturës që nuk ekzistojnë më sot, apo objekte arkeologjike që janë zhdukur ndër vite.
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pas nënshkrimit të aktit të martesës
Kush janë autorët e këtyre kartolinave?
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pas nënshkrimit të aktit të martesës
Janë shumë, por po përmend vetëm disa: Marubët, Idromeno, Pici e Jakova në Shkodër, Bali në Tiranë, Sotiri në Korçës, Vruho në Berat, Cici në Pogradec etj. Këta kanë realizuar fotografitë. Mundet që kartolinat të jenë përdorur nga editorë të ndryshëm, por pamjet janë fiksuar nga ata. Për mua, më të rëndësishëm janë autorët e pamjeve. Pa lënë mënjanë botuesit, që kanë meritën e prodhimit të kartolinës, kanë shpenzuar për të, në saj të tyre i kemi ato. Po të mos ishte fotografia cilësore, nuk do të realizohej kartolina, kështu që ka pasur një bashkëpunim të mirë midis botuesve dhe fotografëve të asaj kohe. Kartolina me temë Shqipërinë janë prodhuar edhe jashtë vendit, nga Nikolla Lako në Francë, Kristo Luarasi në Sofje, shoqëritë e shqiptarëve në Rumani, Egjipt, ShBA etj.
Si i keni siguruar kartolinat? Fillimisht kartolinat i kemi gjetur në vend. Tani i blejmë kryesisht jashtë vendit, si dhe pullat e fotografitë e rralla. Në vitet ‘90, shqiptarët që emigruan, një pjesë të gjërave me vlerë, po i quaj antikuarë, që i kishin në shtëpia, i morën me vete dhe i shitën për hiçgjë. Ne nuk i gjejmë dot këtu dhe vemi i gjejmë atje. Po bëhen shumë edhe panaire për kartolinat. Një rrugë tjetër e mirë është shkëmbimi mes koleksionistëve. Tani ka edhe një treg ku kartolinat mund të blihen online, nëpërmjet internetit. Janë disa firma që i tregtojnë dhe bëhen pagesat sipas rregullave të ankandeve. Janë të kushtueshme.
Po kjo seria e bukur e kartolinave me ngjyra, me piktura në akuarel ku dhe nga kush është prodhuar?
Ajo i përket viti 1940, pra periudhës së pushtimit italian. Nismën për këtë e mori Enti i Turizmit. U vendos të bëhen gjithsej 20 kartolina me vepra arti në pikturë, me pamje të ndryshme pikturash në akuarel. Kjo detyrë iu ngarkua dy piktorëve, njeri shqiptar, Fadil Pullumi, që kish mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, dhe tjetri italian, Luixhi Piffero, piktor nga Milano, të dy autorë të njohur si akuarelistë. Nga 20 kartolina, 16 janë prodhuar mbi bazën e akuareleve me peizazhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, krijimtari e Luixhi Pifferos dhe 4 me krijimtari nga kostumet kombëtare dhe jeta e shqiptarëve të Fadil Pullumit. Në koleksionin tim me mungojnë disa, por po përpiqem t’i gjej dhe kam bindjen se shumë shpejt do t’i kem.
Dhe një pyetje të fundit, ka shumë koleksionistë kartolinash në Shqipëri?
Koleksionistë ka, por jo shumë. E rëndësishme është që kanë koleksione cilësore. Mendoj se është rasti t’u përmendim emrat një pjese të tyre: Gazmend Bakiu, Viktor Koliqi, Vasil Xhitomi, Florent Kalivopulli, Kozma Dashi, Piro Stefa, Nikolla Xharo. Një koleksion të mrekullueshëm të kartolinave shqiptare ka edhe një qytetar grek me origjinë nga Saraqinishti i Gjirokastrës. Ai e prezantoi koleksionin e tij dy vjet më parë në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. Ishte e para ekspozitë e këtij lloji që organizohej në Shqipëri.
Jeta e koleksionistit
Thimi Nika ka jetuar në shumë qytete të Shqipërisë dhe ka ushtruar disa profesione. Qysh herët prindërit e tij me orgjinë nga Muzina e Delvinës u zhvendosën në Kukës, në vendlindjen e tij, në kohën kur i ati u emërua drejtor banke në këtë qytet. Vetëm dy vjet qendroi familja Nika në Kukës dhe më vonë u shpërngulën në Berat. Aty Thimi mbaroi shkollën e mesme në vitin 1966. Më tej vijnë vitet e studimeve të larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku diplomohet për Shkenca Politike në vitin 1970. As që e kishte menduar që puna e parë që do bënte ishte ai i gazetarit te “Zeri i Popullit”. Si ishte kjo përvojë? ““Zëri i Popullit ishte shkollë gazetarie. Jam emëruar në gazetë pa shkruar kurrë në jetën time. Madje u habita shumë kur më thanë që isha emëruar atje. Rastësisht u futa dhe punova 18 vjet, për temat ideologjike dhe shoqërore”. Pas “Zërit të Popullit” erdhi “Radio-Tirana” ku Thimi punoi deri në vitin ‘92. Me gazetarinë vazhdoi deri në vitin 1995-1996, me detyrën e kryeredaktorit në gazetat “Alternativa Social Demokrate” dhe “Poli i Qendrës”, që nuk mbijetuan gjatë në treg. Kur e pyesin sot Thimi Nikën: “Përse hoqët dorë nga gazetaria” ai gjegjet: “Nuk hoqëm dorë ne nga gazetaria. Hoqi gazetaria dorë nga ne”. Nga viti 1997 e në vijim, punoi në Institutin Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ku për 9 vjet (shtator 1997 – gusht 2006) ka qenë drejtor i këtij institucioni. Kjo detyrë kishte lidhje edhe me të mëparshmen që ai kryente në Radio. Atje kishte pasur një redaksi që merrej me diasporën. Institucioni merret me çështje si: “krijimi i një atlasi gjeografik të shpërndarjes së shqiptarëve nëpër botë”. Nga viti 2006 deri më sot është specialist i këtij instituti.
Veç detyrës shtetërore, Thimi Nika koleksionon pulla postare, zarfa FDC, piktura, monedha e kartmonedha, kartolina, fotografi dhe telekarta shqipare.
Ka marrë pjesë në ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit. Nga fondi i pikturave ka çelur deri më tani katër ekspozita.
Burimi : Shekulli.