Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Karta e studentit, Basha firmos me rektorët e universiteteve

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, firmosi sot marrëveshjen me rektorët e universiteteve për të formalizuar “kartën e studentit”.
Dokumenti që do të ofrojë lehtësi të ndryshme financiare për studentët në biblioteka, transport dhe akses në internet e shërbime, është formalizuar nga marrëveshja e nënshkruar sot mes kryetarit i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me rektorët e universiteteve.
“Sot ne përfundojmë një etapë të rëndësishme pasi nënshkruajmë marrëveshjen për kartën e studentit. Ashtu siç premtova, 100 ditëshit i parë do të shënonte edhe përfundimin e etapës për kartën e studentit dhe sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për bashkinë e Tiranës”, ka theksuar Basha.
Sipas Bashës, në bazë të kësaj marrëveshje qëndron angazhimi për të përmirësuar cilësinë jetës të banorëve më të veçantë të Tiranës që sipas tij i sjellin një energji të veçantë kryeqytetit. “Karta ka qënë një nga prioritet më thelbësore. Sot mbyllim fazën e përgatitjes dhe hapin shtegun për përfundimin e databaze dhe nisin menjëherë kartën e studentit”, pohoi Basha.
Karta e studentit do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësirash për të gjithë studentët e Tiranës, si transporti publik, jeta kulturore, tek shërbimet e infrastrukturës, etj.
B;lajmifundit
 
Pe: Karta e studentit, Basha firmos me rektorët e universiteteve
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top