Një fizioterapist, i cili është trajnuar për të bërë masazh gjoksin e femrave, thotë se ndoshta ka zgjedhur profesionin e gabuar, pasi që burrat xhelozë nuk e lejojnë t’ua prekë gjinjtë grave të tyre.
29-vjeçari Yang Jun nga provinca kineze Henan është njëri nga vetëm tre meshkujt në të gjithë Kinën që merren me këtë profesion.
Mirëpo, përkundër se ka diplomuar me sukses të lartë, ai ka vetëm dy kliente – dy nëna të reja, të cilat e paguajnë nga 23 euro që t’ua masazhojë gjoksin për t’u ndihmuar në prodhimin e qumështit.
“Kam filluar të mendoj se nuk ishte ide e mirë. Burrat janë shumë të dyshues. Të gjitha femrat me të cilat jam trajnuar kanë qindra klientë, por porsa burrat e kuptojnë se jam mashkull, më refuzojnë”.
“Unë jam vërtet shumë i mirë në këtë punë nëse njerëzit më japin shansin. Kam studiuar fiziologji, masazh, akupunkturë dhe jam shumë i kualifikuar. Njerëzit duhet të më marrin si doktor ose infermier”, ka deklaruar Jun. /Telegrafi/