Karizma, sa e rëndësishme është për të bërë karrierë?

Love

βeℓℓe â๓e
opportunityboulevard.gif


Cili është sekreti për të qenë i suksesshëm?
Vështirë t’i gjesh përgjigje kësaj pyetjeje, megjithatë cilësia që vlerësohet në çdo fushë të jetës është karizma.
Ja si mund ta kuptoni që edhe ju e zotëroni:


Karizma është një cilësi shumë e rëndësishme në qoftë se doni të bëni karrierë. Por si mund ta kuptoni që e keni ose jo? Të gjitha gratë e rëndësishme dhe më me ndikim në botë, nga Michelle Obama, te Hillary Clinton dhe Lady Gaga, e zotërojnë këtë cilësi, që është e domosdoshme në çdo lloj karriere profesionale. Në fakt është e vështirë ta përkufizosh saktë karizmin, por është një përzierje e hijeshisë, aftësisë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, për t’i magjepsur të gjithë me praninë tënde, të kesh një fuqi magnetike ndaj atyre që të rrethojnë, jo vetëm në nivelin fizik, por edhe nga ana e karakterit dhe vendosmërisë.

Personi që u përpoq t’i jepte një përkufizim personal është Joyce Newman, president i grupit “Newman”, një kompani që ndihmon konsumatorët të gjejnë një stil personal dhe të nxjerrin në pah karizmën e tyre. Sipas Newman, çdo njeri mund të jetë karizmatik. Askush nuk lind i tillë, por është diçka që mund të rritet në shumë mënyra. Një mënyrë është të parit dhe të mësuarit nga njerëzit që i konsideroni karizmatikë. Nuk keni nevojë që t’i kopjoni, por të mësoni sekretet e tyre, të përpiqeni të arrini deri aty ku nuk keni mundur më parë. Ky është një proces për tentativa dhe gabime. Problemi është se pasi të keni arritur statusin e një personi karizmatik, edhe mund ta humbni atë. Shikoni Mel Gibson dhe Lindsay Lohan. Megjithatë e rëndësishme është që nëse e humbisni atë me ndërgjegje, mund ta rifitoni duke u përpjekur.

Por le të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë karakteristikat që i dallojnë gratë më me shumë karizëm.

Së pari duhet të jeni shumë të sigurta në vetvete. Nëse e doni dhe e respektoni veten, atëherë mund t’u pëlqeni edhe të tjerëve. Një mënyrë e mirë për të fituar besimin është që të jeni optimist, të mendoni në mënyrë pozitive dhe të përpiqeni t’ua tregoni të tjerëve anët pozitive dhe defektet që kanë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është që të dini të flisni mirë në publik dhe të dini të tregoni histori që tërheqin vëmendjen e njerëzve. Kur flisni duhet të tregoni siguri dhe mos harroni të bëni pak shaka, ose të tregoni ndonjë anekdotë ironike dhe që të bën për të qeshur. Duhet të bëni kujdes që çdo histori e treguar të ketë një domethënie, në mënyrë që njerëzit të cilët dëgjojnë, të gjejnë vetveten aty.
Të rëndësishme nuk janë vetëm fjalët, por edhe gjuha e trupit. Të qenët spontan dhe natyral ju ndihmon që të shmangni qëndrimet artificiale. Kur flisni, shikojeni bashkëbiseduesin në sy, madje përpiquni të krijoni edhe kontakte fizike, siç është shtrëngimi i duarve. Së fundi, duhet t’i dëgjoni mirë dhe me vëmendje gjërat që thonë të tjerët. Vetëm nëse krijoni një kontakt të drejtpërdrejtë dhe personal me të tjerët do të konsideroheni me të vërtetë gra karizmatike.

Bukuria

Për të bërë karrierë duhet të jeni të pashëm, ose të paktën pamja fizike e lehtëson shumë punën. Sipas disa studimeve, pamja fizike të ndihmon të gjesh më shpejt një punë dhe të promovohesh më shumë se kolegët e tjerë më pak të pashëm.

Kjo mund të duket e padrejtë, por studimet kanë treguar se një punonjës simpatik mund të shihet nga punëdhënësi si një person me shumë potencial, i cili është i aftë t’i sjellë sasi të mëdha të hollash kompanisë dhe për këtë arsye meriton që të bëjë karrierë.

Punët që kërkojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun, siç është ajo e shitëseve, kanë si kusht edhe bukurinë fizike, sepse kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm karshi klientëve, të cilët tërhiqen më shumë për të blerë produkte.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Karizma, sa e rëndësishme është për të bërë karrierë?

Kjo puna e bukurise nuk mendoj qe mund te jete nje favor. Mund te jete edhe nje minus, mvaret se ne c´fushe apo ke ke shef.

Kurse karizma, kush e ka e ka ...skam cte shtoj me tej.
Kjo vleresohet jo vetem ne pune e karriere por kudo.!
 
Titulli: Karizma, sa e rëndësishme është për të bërë karrierë?

interesante... me pelqen ;)
 
Pe: Karizma, sa e rëndësishme është për të bërë karrierë?

Une i bashkohem postimit te Enderra,karizmen o e ke o se ke,nuk besoj se eshte dicka me te mesuar,une me shume mendoj se eshte dicka me te dhene me te lindur...Sic e thote ne material qe rri sa e shume me njerez karizmatike behu si ata,imitoi ata,une prap them se e kane gabim,sa do qe te mundohesh te imitosh tjetrin,karizma eshte dicka spontane,dicka qe vjen natyrshem,nuk eshte me te lexuar me te kopjuar...Nese ndihmon ne karriere une them qe po,gjithmone humori i holle le hapesire e vend per nje sjellje me te mire...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top