Eliana D'Ascoli, psikologe e Telefono Rosa, rrefen thirrjet e marra nga numri kombetar kunder dhunes dhe stalking 1522: "Qendrimi ne shtepi po rrit epizodet e dhunes edhe aty ku, deri para karantines, ato nuk ishin shfaqur kurre."
nga Valentina Ruggiu dhe Serena Console
21 mars 2020
Ne ditet qe Italia ne karantine kendon nga ballkoni, ka nje pjese te vendit qe peshperit: eshte ajo e grave viktima te dhunes.
Per ta shtepia eshte shnderruar ne nje kafaz ne te cilin ndajn tere diten me torturuesin e tyre.
Liria dhe oret per te kerkuar ndihm jane te kufizuara ose mungojne fare, keshtu qe telefonat qe vijn te numri 1522, sherbimi i vendosur nga Dipertimenti per mundesit e barabarta dhe i menaxhuar nga Telefono Rosa, jan te pakta dhe te gjitha te peshperitura nen dush ose nga dhoma gjumit, te mbuluara nga muzika ose zeri i televizorit.
Eliana D'Ascoli me pervoje pesembedhjete vjecare si psikologe e Telefono Rosa tregon "Qendrimi i sforcuar ne shtepi po rrit ne menyre eksponenciale episodet e dhunes dhe aty ku perpara nuk jan shfaqur dinamika te dhunshme. Merzia, ankthi dhe nervozizmi qe po perjetojme keto dite po theksojn me tej dinamiken e familjeve te dhunshme."
Situata eshte vertet e veshtire, grate e kane te veshtire te gjejne nje moment intimiteti.
"Nje vajze qe telefonoi 1522 ne oren 14:00 arriti te flasi vetem ne mbremje nga ora 19:00. Nje tjeter me telefonoi nderkoh qe ishte mbyllur ne makine, duke perfituar nga momenti qe doli per te hedhur mbeturinat. Ndonjehere e kam te veshtire edhe ti degjoj per shkak te zhurmes qe krijojne per tu mos zbuluar."
Por nuk jane vetem grate qe telefonojne. "Gjithashtu marr telefonata nga femije qe raportojne dhunen e pesuar nga nena ose qe e vuajne personalisht nga i ati, ndonjehere edhe ne menyre indirekte sepse nderhyjne ne mosmarreveshje per te mbrojtur nenen".
Frenohen per te kerkuar ndihm nga frika qe mund te zbulohen dhe ai te behet akoma me i dhunshem. "Nje frike qe tashme e kan normalitet. Nuk e keni iden se sa her nderpritet telefonata sepse degjojne papritmas nje zhurm qe i trremb".
"I vetmi aspekt pozitiv eshte se te pakten perpiqen te kerkojne mbeshtetje. Ajo qe kam verejtur ne ket periudh eshte se, pervec rasteve shum serioze, telefojne jo vetem per te raportuar por sepse kan nevoje per ndihme psikologjike: nje valvul cfryrjeje, nje mbeshtetje per te perballuar kete situat te jashtezakonshme.
Gjithashtu ankesa duhet bere kur te dilni nga shtepia dhe kurre me pare sepse burri njoftohet per aktin".
1522 eshte i lidhur drejtperdrejt me urgjencen dhe policine, mund te komunikohet dhe ndermjet nje chati. "Pak femra e dine egzistencen e saj dhe ne momente si keto, mund te jet shum e rendsishme."
Sherbimi gjindet ne internet ne faqen e 1522 ose mund te shkarkohet app."
Grate qe dalin nga nje situate dhune tregojne te gjitha kriteret diagnostikuese qe lidhen me crregullimet e stresit post-traumatik, sepse ajo qe perjetuan eshte nje traum e vertet" shpjegon mjeku, i cili nuk fsheh shqetesim per ket periudh karantine. "Shpresojm te zgjasi sa me pak sepse do te kete efekte shkaterruese"
"Dergimi i nje mesazhi shprese eshte thelbesore ne kete moment te privimit shoqeror. Prandaj i them grave qe edhe nese jeni vetem ne shtepi, te mbyllura ne nje kafaz me te, mund te kerkoni ndihme".