Karadavi: اfarë bëri Obama për çmimin Nobel

Ketrushe

Pianistia
Jusuf el-Karadavi: اfarë bëri Barak Obama që meritoi çmimin Nobel për paqe?


Doha, 11-12-2009. Kryetari ligës botërore të dijetarëve mysliman Jusuf el-Kardavi, në fjalimin e tij të mbajtur në xhaminë e madhe Omer bin Khatab në Doha të Katarit, dënoi dhënien e çmimit Nobel për paqe Kryetarit të SHBA-ve Barak Obama.

Ai ndër tjerash tha: "Nuk erdh paq në Irak, e as në Afganistan, e as në Palestinë, e as në Somali, e as në Sudan, në asnjë vend në botë. Ai nuk mundi që të ndal shtetin izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në bregun perëndimor. Barak Obama bëri tërheqjen e trupave nga Iraku, për ti dërguar ato në Afganistan, që nënkupton prej një vendi në një vend tjetër, ndërsa gjaku i të pafajshmëve nuk ndalet edhe më tej.

Barak Obama, mos vallë ndale gjakun në Irak, në Afganistan, në Jemen, në Sudan, në Palestinë, në Somali, bota edhe më tej vazhdon të mbetet në luftë. A me të vërtetë Barak Obama meritoi çmimin Nobel për paqe?!!

Dijetari i shquar gjatë fjalimit të tij kritikoi të gjithë ata myslimanë në botën arabe dhe vendet myslimane në botë të cilët këto ditë bëhen gati për festimin e Viti të Ri, një gjë e tillë nuk ka vend në Islam. A jemi shoqëri islame apo krishtere? Në kohën kur ata na e ndalojnë ndërtim e minareve, A mos vallë duhet që edhe festat t'ua festojmë!!? Theksoi Jusuf el-Kardavi.


Marrë nga: موقع القرضاوي - الصفحة الرئيسية
 
Back
Top