Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

My Self

Born To Be Happy
Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtës në Norvegji ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.
Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.
Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme. Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjeze, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe dëshiron të shpjegojë motivet e tij për vrasjet.
Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpin e tij, tregojnë se ai është një “fundamentaliste i krishter” me prirje të djathta.

Gazeta Panorama!
 
Pe: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Po kto e gjeten ta kapin pasi vdiqen 91 vete, ej zot!
 
Pe: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

E di ca ka rendesi nga gjithe kjo tragjedi? Qe vdiqen njerez te pafajshem...
Kot mundohet te futet ne loje feja, per te hequr vemendjen nga tragjedia qe ndodhi...

Ska sens te fillojme me teroristi i krishter, musliman apo i pa fe...
Nje njeri i tille nuk reprezanton fene...se nuk i thot asnjeri shko vrit ti ne emer te Zotit dhe bej drejtesi....
 
Pe: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Plotesisht dakort me teta Zinen :)
 
Pe: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Injoranca nuk ka as fe as edhe ngjyrë . Po kujtoj një thënie sa për të plotësuar mendimin tim : '' Injoranca doli shëtitje nëpër Botë edhe nuk pati vënd në të cilin nuk ndriçoi'' Nuk ka rëndësi në është ekstremist i djathë, i majtë , i krishter, musliman apo budist, është thjesht një kriminel që për arsye ideologjike morri jetën e njerëzve të pafajshëm .Mjerr njerëzimi ku po shkon me këto indroktinimet idiote që bëhen në mëndjet e njerëzve ekstremisht të dobët në karakter .
 
Titulli: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Lereni menjane fene dhe popujt. Nuk eshte tema t'flitet. Autoret e terrorizmit duhet t'denohen, pa marre parasysh ciles fe, apo kombi i perket. Drejtesia duhet t'zbatohet.
 
Titulli: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

E keni politizuar shume kete lloje teme por nuk u ve ne faj se politika dhe feja ju nxjerrin nga karakteri ne fe mbron ate qe beson dhe ne politike ate qe te intereson por kjo ngjarje duhet ti japim kohe te zbardhet................... pastaj se si rrjedhin gjerat do kete shume hipoteza qe do hidhen do perfshihet edhe feja
 
Titulli: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Sipas Islamofobit Kastriot Myftaraj ne nje artikull:

Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist.
 
Titulli: Kapet autori i sulmit, 91 viktima në Oslo

Te kuptuarit e terrorizmit:

Terroristi krishter i krahut te djathte (PERFAQESON VETEN)
Terroristi musliman fanatik (PREZANTON GJITHE MUSLIMANET)
...
SubhanaAllah, cfare bejne mediat! Po behet gjithe ajo zhurme e nuk po degjohet "terrorizem i krishter", ndersa sapo dyshohet ndonje musliman, direkt "xhihad islamik"!!!
 
Back
Top