Kapen vëzhguesit pedofilë

Love

βeℓℓe â๓e
Gjithsej 1,247 persona të profileve të ndryshe, duke filluar nga studentët e deri te pensionistët, përmenden në bazën e të dhënave të Shoqatës së Vëzhguesve të Amerikës (Boy Scouts of America) për keqpërdorimin sek*ual të fëmijëve.

SHTYLLe_1,_19_tetor_12_290612.jpg


Sipas agjencisë Reuters, pas një beteje ligjore dyvjeçare, me vendim të Gjykatës Supreme të shtetit federal të Oregonit, Shoqata e Vëzhguesve të Amerikës (Boy Scouts of America) ka publikuar dokumentet e saj konfidenciale që flasin për keqtrajtimin sek*ual të fëmijëve nga kjo organizatë mes viteve 1965 dhe 1985.

Gjithsejtë 1,247 persona të profileve të ndryshe, duke filluar nga studentët e deri te pensionistët, përmenden në bazën e të dhënave të Shoqatës për keqtrajtime sek*uale. Kështu, si të përfshirë, në dokumente përmenden shumë zyrtarë shkollash, inxhinierë të kompanisë IBM, studentë të një universiteti lokal, shitës, dhe kimistë. Të ashtuquajturat “dokumente mbi perversitetin”, përmbajnë edhe emrat e personave të cilëve iu ishte ndaluar anëtarësimi në Shoqatë, për shkak se ishin homosek*ualë.

Dokumentet kanë 20,000 faqe materiale – kryesisht në formë memorandumesh, të cilat, në formë padish për keqtrajtime sek*uale i druheshin selisë së organizatës; megjithëse ka edhe shkresa të ndryshme të shkëmbyer ndërmjet këshillave lokalë të vëzhguesve, letra të anëtarëve të familjeve të fëmijëve të keqtrajtuar sek*ualisht, raporte policore, dhe artikuj të ndryshëm gazetash.

Po ashtu, Reuters shkruan se, policia ishte pjesëmarrëse aktive në pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve.

Që nga viti 1919, Shoqata e Vëzhguesve të Amerikës mban një bazë interne të të dhënave, me qëllim që të parandalimit të pedofilëve për t’u kthyer në organizatë pas përjashtimit të tyre nga e njëjta. Mirëpo, ka shumë raste kur ata, pas trajtimeve psikiatrike, sërish ktheheshin në Shoqatë dhe të papenguar vazhdonin me veprat e tyre kriminale.
Burimi: g.express
 
Back
Top