Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të vde

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
TURKEY2_533_355.jpg

Një kaos i vërtetë mbizotëron në të gjithë Turqinë, pasi qyteti Van, ka pësuar një goditje aq të rëndë saqë në të vërtetë e fshin atë nga harta. Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe deri tani ka 50 të plagosur, dhe vlerësimet e tmerrshme flasin për 500 deri në 1.000 të vdekur.

Një deklaratë e re nga Instituti Sizmologjik i Kantilli në Stamboll flet për tërmet me magnitudë 8-9 Rihter, ndërsa më herët raportuan se tërmeti ishte 7.2 Rihter dhe pak më herët 6,6 Rihter.

Ndër këto ndërtesa thuhet se janë shembur konvikte dhe hotele. Vetëm në lagjen Ertzis të qytetit Van u rrëzuan 25 ndërtesat dhe një konvikt.

Zyra e Kryeministrit turk njoftoi se tërmeti i fuqishëm që goditi qytetin Van ka shkaktuar shumë dëme edhe në njerëz,madje dyshohet për shumë të vdekur,njoftoi agjencia e lajmeve Anatolian. (NewsIt.gr)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të

SuphanAllah ca po e sprovon Allahu Turqin.
 
Pe: Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të

Uroje te kete patur sa me pak viktima :merzitje:
 
Pe: Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të

Sa keq...
Na mbyten lajmet e keqija.
 
Pe: Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të

termeti per fat te keq eshte dicka qe ske cfare te besh ne ate situate ..pasuria regullohet njerzit jo .
 
Pe: Kaos në Turqi nga tërmeti,mbi 45 ndërtesa janë rrëzuar,dyshohet se ka mbi 1000 të

Gjynah ....te prehen ne paqe ...mbase nuk ka shume viktima te pakten .
 
Back
Top