Kane thënë për Kuranin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Johan Volfgang von Goethe (Gëte), për Kur’anin thotë:
“Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberit të Zotit, iu shpall, nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë e tij.“
“Sa herë që ne i drejtohemi Kur’anit, në fillim nuk na tërheq, por, ai gjithnjë bëhet edhe më shumë tërheqës, na mallëngjen dhe në fund na detyron ta nderojmë… Stili i tij, në pajtim me kontekstin dhe qëllimin e tij, është i rreptë, madhështor dhe i mrekullueshëm, gjithnjë i lartësuar. Kështu, ky libër, do të ushtrojë ndikim shumë të fuqishëm, gjatë kohës.
“Kur’ani i tij duhet parë si Ligj Hyjnor dhe jo si ndonjë libër njerëzor, i bërë për edukim apo për argëtim.“
“Ndoshta, në asnjë gjuhë tjetër shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund të trupëzohen në mënyrë kaq origjinale.“
“Askush nuk duhet të habitet me efikasitetin e lartë të Librit. Për këtë, ai është cilësuar si jo i krijuar dhe i përjetshëm, (si fjalë) e Zotit nga ana e admiruesve të vërtetë të tij.”
“Kështu, pra, do të mbetet ky libër, përjetësisht, me efikasitetin më të lartë.”
“Nëse Kur’ani është nga përjetësia?
Për këtë unë nuk pyes!…
Që ai është Libri i librave
Të besoj është detyrë e muslimanit.”
“Shumë prej zonjave tona fetare kërkuan në bibliotekë përkthimin e Kur’anit”
“Prandaj është e vërtetë ajo, që Zoti thotë në Kur’an: Nuk i kemi dërguar asnjë populli profet, përveçse në gjuhën e tij.“
“Kur’ani thotë: Zoti i ka dërguar çdo populli nga një profet në gjuhën e tij.“
 
A. S. Pushkin, poeti i madh rus, ka shkruar ciklin poetik, me titull “Imitime të Kur’anit”. Në këtë çikël, poeti paraqet të gjitha virtytet e Islamit, të cilat edhe sajojnë mrekullinë e Kur’anit të shenjtë. Prej Kur’anit, zgjedh atë që është më e nevojshme, të vërtetën superiore, dashurinë ndaj Zotit dhe besimit islam. Shkrimtari i shquar rus F. Dostojevski, me rastin e zbulimit të monumentit të Pushkinit, më 1880, thotë: “Vallë a nuk ishte Pushkini musliman i vërtetë? A nuk ndjehet fryma e Kur’anit, madhështia skofiare e besimit dhe fuqia e hatashme e tij?” Një numër i madh pushkinistësh, mendojnë se, ishte Kur’ani që pati ndikim të jashtëzakonshë m, në rilindjen religjioze të poetit. Në vitin 1824, në letrën që ia shkruan vëllait, ai thotë:
“Jam duke lexuar Kur’anin e madhërishëm.”
Kurse, në vjershën e papërfunduar, të vitit 1825, ai shkruan:
“Në shpellën e fshehtë, ditën e ndjekjes, duke lexuar Kur’anin e ëmbël...“
Kur’ani e mahnit poetin, në rrafshin filozofik dhe atë etiko-moral. Nëntë vjershat e ciklit të përmendur, në të vërtetë, janë imitime të sureve, kaptinave kur’anore. Ja disa shembuj:
“Ai (All-llahu) është mëshirues; Ai Muhammedit
Kur’anin e ndritshëm ia zbuloi,
Që të dalim edhe ne në dritë,
Dhe të na bjerë mjegulla sysh.“
Le t’i krahasojmë dy vargjet e para me këto ajete kur’anore:
"Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty, që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; në rrugën e Fuqiplotit, të Falënderuarit.“ (Ibrahim, 1)

Dy vargjet e fundit shprehin metaforën e Kur’anit dhe janë përpunim i motivit nga sureja el Maide.
“All-llahu e vë me të (Kur’anin) në rrugë të drejtë atë, që ndjek kënaqësinë e Tij dhe, me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë."
Imitimi i shtatë:
“Ngrehu, i frikësuar,
Në shpellën tënde,
Llamba e shenjtë,
Digjet der n`mëngjes.“
Poeti është mbështetur tek sureja el Mudethir, e cila, është ndër të parat sure, që i shpallet Pejgamberit a.s.
“Me lutje të përzemërta
Profet, largo
Mendimet e hidhura,
ثndrrat mashtruese.”
Në këtë imitim, bëhet fjalë për raportin në mes Zotit dhe Pejgamberit a.s. Ai këshillohet që të lutet. Ndërkaq imitimi:
“Deri në mëngjes lutjet,
Bëni pa përtesë,
Librin qiellor
Lexo der n`mëngjes.“
Ky “imitim“ është bazuar në suren el Mudethir, ku Pejgamberit a.s., i urdhërohet që të ngrihet natën për lutje dhe të lexojë Kur’anin e madhërishëm.[11]
 
McClintock dhe enciklopedia e Strongut konkludojnë: اështja e Kuranit është tepër jokohërente dhe moralizuese, libër që dukshëm është pa rënditje logjike të mendimeve si e tëra ashtu edhe në pjesët e saj. Kjo pajtohet me mënyrën e parregullsisë dhe parëndësisë në të cilën thuhet se është dërguar. (McClintock dhe Strong 1981:151).


Napoleon Bonaparti. Francezi Dinet i cili ka pranuar Islamin dhe është shquar ne letersi duke e lavdëruar dhe mbrojtur Islamin, trasmeton nga Hirsian Sharkild (Bonaparte et I`Islam) një letër të Napoleonit, më 28 gusht 179, në të cilën Bonaparti thotë:
"Unë shpresoj se nuk do të kaloje shumë kohe kur te urtet e Botes do te bashkohen dhe do ti zgjidhin problemet e botës sipas parimeve te Kuranit. Vetëm ato janë te drejta dhe i garantojne lumturine njeriut.

Edward Gibon, historian eminent, është shprehur:

“Në sy të Kur’anit, nuk ka ndonjë dallim, një mbret me fuqi të madhe, nga një i vobektë i mjerë. Mbi këto themele dhe në të tilla baza, është trupëzuar dhe kompozuar ligji themelor i Sheriatit, i cili nuk ka shembull në botë. Bazat e Islamit, kanë refuzuar doktrinën e trinitetit, inkarnimin e Zotit dhe inkarnimin (në tërësi). Këto besime e lidhje filozofike, tregojnë ekzistimin e Zotit të trefuqishëm dhe se Krishti është "bir" i Zotit. Mirëpo, këto pretendime, mund t`i ngopin, vetëm të krishterët fanatikë.

Ndërkaq, Kur’ani është i pastër nga të tilla pretendime e dyshime dhe është dokumenti më i shëndoshë i njësisë së Zotit. Një besnik i vërtetë, që mendon drejt, nuk hamendet aspak në të pranuarit e pikëpamjeve islame. Islami është Fe që qëndron lart, për nga shkalla dhe niveli i zhvillimit mendor.21]
 
Dr. Murad Wilfried Hofman, diplomat gjerman, ka shërbyer me punë diplomatike në Bernë, Paris, Vjenë, Algjer, Bon dhe Bruksel. Gjatë viteve 1983-1987, ishte drejtor i sektorit për informata në kuadër të Paktit Nato, në Bruksel. Qe ambasador i Gjermanisë në Rabat, Marok. Ky akademik evropian, si edhe shumë emra të tjerë me renome, më 1980 e pranoi Islamin për fe, Kur’anin e madhërishëm për fjalë të Zotit dhe Muhammedin a.s. për pejgamber të Zotit dhe vulë të të gjithë pejgamberëve.[16]
“Si shpallje përfundimtare, Kur’ani, është themeli më i rëndësishëm, por jo edhe i vetëm i Islamit. Ky libër me 6.236 ajete dhe të ndara josistematikisht në 114 kapituj (sure), më shumë si prozë në vargje, përmban të gjitha shpalljet, të cilat Muhammedi a.s. i pranoi përafërsisht ndërmjet viteve 610 dhe 632, në formën e tyre komplete dhe origjinale. Për muslimanët, Kur’ani është Fjalë e Zotit, e cila nuk është krijuar, por është shpallur në një periudhë historike, në gjuhën arabe dhe është gjëja e vetme mbinatyrore e Islamit (dhe njëkohësisht, vërtetimi më i çuditshëm i pejgamberisë së Muhammedit a.s.). Krahas kësaj, Kur’ani nuk është, siç është rasti me pjesën më të madhe të Dhiatës së Vjetër dhe të Re, i ’inspiruar’, nuk është tregim i dorës së dytë, por është të folurit e Zotit në tërësi, si në vetën e parë njëjës apo shumës, ashtu edhe në veten e tretë njëjës (ashtu që gjithmonë mbetemi të vetëdijshëm për problemin e të kuptuarit të Qenies së Tij)...
Jomuslimani mund ta hedhë përmbajtjen e Kur’anit, por nuk mund të injorojë magjepsjen, që del nga forca e gjuhës dhe fuqisë poetike të tekstit të tij, i cili mahniti edhe Johan Wolfgang von Goethen dhe Friedrich Ruckertin.


Sydney Fisher, profesor i historisë në Universitetin Ohajo, SHBA..

"Vërtet Kur’ani është fjala e All-llahut, që e bën për vete zemrën e muslimanit. Bukuria e tij shtohet kur besimtari e lexon me zë, por ai nuk e kupton këtë bukuri, ashtu sikurse, nuk e kanë kuptuar as shokët e tij, të cilët e kanë lexuar atë para tij, por, megjithatë e kanë pranuar elokuencën e Kur’anit.

Duke patur parasysh ndikimin e jashtëzakonshë m të tij, tek zemrat e kënduesve dhe dëgjuesve, besimtarët, elokuencën e tij, e vlerësojnë përmes të dëgjuarit të Kur’anit.

Vërtet, Kur’ani është Libër edukativ dhe i kulturës. Ai nuk përmban vetëm rregulla të trashëgimisë dhe dispozita, por ka edhe vlera morale, për çka i porosit besimtarët. Ato vlera (kur’anore) janë ndër më të bukurat dhe më të saktat në lëmin e moralit. Udhëzimi i librit shfaqet përmes ndalesave dhe urdhëresave të tij.“


Kane thënë për Kuranin, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 
Will Durant, autor bashkëkohor amerikan. Libri i tij "Historia e civilizimit" , i shkruar në tridhjetë vëllime, konsiderohet si njëri ndër librat më të njohur, i cili flet mbi historinë e civilizimit njerëzor. Në vëll. 13. f. 68, 69, ai shkruan:

“Kur’ani, qysh prej katërmbëdhjetë shekujsh, vazhdon të mësohet përmendësh dhe të ruhet në mbamendjen e muslimanëve, duke ua ndriçuar imagjinatën dhe duke fisnikëruar moralin e miliona e miliona njerëzve.

Kur’ani ka meritën më të madhe për ngritjen e nivelit kulturor dhe moral të muslimanëve dhe është libër, që tek ata ka konstituar rregullat bazë të sistemit shoqëror dhe të unitetit të bashkësisë njerëzore. Ai i nxit ata të pasojnë principe të shëndosha dhe ua pastron trurin nga një mori besëtytnish e iluzionesh, madje dhe nga dhuna dhe vrazhdësia. Ai avancoi pozitën e skllevërve, kurse në zemrën e të diskriminuarve, skaliti krenarinë dhe fisnikërinë. Tek muslimanët ngriti ndjenjën e maturisë dhe të largimit nga pasionet, shembull ky, që s’mund të haset në asnjë vend të rruzullit të populluar nga raca e bardhë njerëzore.

Islami i mëson njerëzit të ballafaqohen me provokimet dhe sfidat e jetës, t`i durojnë ato me gjakftohtësi dhe pa iu kundërvënë fatkeqësive që sjell jeta. Parimisht, ai kërkon nga besimtarët zemërgjerësinë, e cila paraqet veçorinë më fascionuese të muslimanëve, që e mban mend ndonjëherë historia. Ai e ka definuar fenë dhe i ka caktuar në mënyrë precize kufijtë e saj, sa që asnjë i krishterë apo hebre, nuk do të gjejë në të argument, që do të mund ta pengonte për ta pranuar atë.



Emanuel De Esh, dijetar çifut me famë, në artikullin e tij "Islami", botuar në të përkohshmen angleze "Kuarteli revue", për Kur'anin shkruan:
"Do të flasim për librin e shenjtë, që i shtyri arabët të pushtojnë qytete më të gjëra se Perandoria e Lekës së Madh, e të bëjnë një mbretëri më të madhe se ajo e Romakëve, në një kohë gjashtë herë më të shkurtër se ajo që iu desh atyre.
Kur'ani është libër, me të cilin muslimanët kanë hyrë në Evropë si sundimtarë dhe gjykues. Fenikasit, hynë në Evropë si tregtarë, çifutët si skllevër, duke kërkuar vendstrehim, ndërsa muslimanët hynë si urdhërues. Muslimanët, me ndihmën e Kur'anit, ia mbajtën Evropës ndezur pishtarin e diturisë. Si orientit (lindjes) ashtu edhe oksidentit (përëndimit), ia mësuan filozofinë, astronominë, mjekësinë, poezinë dhe i dhanë shpirt trurit dhe diturisë së vdekur të grekëve. Kur bota ishte katandisur në errësirën e injorancës, këta njerëz, e përhapen dritën anembanë botës, duke vënë kështu themelet e diturive të reja."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top