Kandidatët më të çuditshëm politikë

Зngjεll

___________
Kandidatët më të çuditshëm politikë
Shkruar nga: Blendina Cara

Gjashtë pretendentët aspak të zakonshëm për poste drejtuese shtetërore
Nga Mitsuo Matayoshi Jezus Krishti në Japoni e deri tek satanisti amerikan


Kandidatët politikë s’janë gjithnjë të mërzitshëm. Me raste ato janë shumë të çuditshëm. Mitsuo Matayoshi është një politikan ekscentrik japonez, i cili e ka stiluar veten si “Perëndia i vetëm Mitsuo Matayoshi Jezu Krishti”. Pas një jete si predikues ai filloi të zhvillonte një konspekt specifik të krishterimit, të influencuar nga eshatologjia. Ai ka marrë pjesë në shumë zgjedhje, por nuk ka fituar asnjëherë. Ai është bërë i famshëm për fushatat e tij, ku i nxit kundërshtarët e tij të vrasin veten. Sipas programit të tij ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është krejtësisht brenda sistemit politik dhe ligjit. Hapi i tij i parë si shpëtimtar është që të emërohet si kryeministër i Japonisë. Më pas ai do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë atij vendin e Sekretarit të Përgjithshëm. Më pas, Matayoshi Jesus do të mbretërojë mbi gjithë botën me dy autoritete legjitime, jo vetëm atë fetar, por edhe atë politik. Ai ka marrë pjesë në shumë zgjedhje, por s’ka fituar asnjëherë deri më tani. Jonathon "The Impaler" Sharkey, një satanist i vetëshpallur, “vampiri i vetëshpallur” është një boksier profesionist me emrin Rocky “Hurricane” Flash, si dhe shumë herë kandidat për poste publike. Ai është regjistruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur për president i SHBA-së dy herë, një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2008. Për guvernator ka kandiduar në tre shtete të ndryshme, por s’ka fituar asnjëherë. Ai ka themeluar partinë e Vampirëve, Shtrigave dhe Paganëve në vitin 2005. Kjo parti njihet zyrtarisht nga Komiteti Zgjedhor Federal i SHBA, edhe pse s’ka ndonjë të dhënë aktiviteti të kësaj partie, përveç dy pjesëmarrësve. Jo të gjithë kandidatët në listën e pretendentëve të çuditshëm për poste publike bëjnë pjesë në sojin njerëzor. Cacareco, një rinoceront i kopshtit zoologjik të Sao Paolos ishte kandidat për zgjedhjet e këshillit të qytetit në vitin 1958. Zyrtarët elektoralë, nuk e pranuan kandidaturën e Cacareco-s, por në fakt ai arriti të merrte 100 mijë vota, më shumë se çdo parti tjetër në zgjedhje.

Mitsuo Matayoshi, Japoni
Jezus Krishi i vetëshpallur


matayoshi_mitsuo.jpg

Mitsuo Matayoshi është një politikan ekscentrik japonez, i cili e ka stiluar veten si “Perëndia i vetëm Mitsuo Matayoshi Jezu Krishti”. Pas një jete si predikues ai filloi të zhvillonte një konspekt specifik të krishterimit, të influencuar nga eshatologjia. Ai ka marrë pjesë në shumë zgjedhje, por nuk ka fituar asnjëherë. Ai është bërë i famshëm për fushatat e tij, ku i nxit kundërshtarët e tij të vrasin veten.

Jonathon "The Impaler" Sharkey, SHBA
Vampiri astanik që kandidoi për guvernator në vitin 2006 dhe për president në vitin 2008


Sharkey2.jpg

Jonathon "The Impaler" Sharkey, një satanist i vetëshpallur, “vampiri i vetëshpallur” është një boksier profesionist me emrin Rocky “Hurricane” Flash, si dhe shumë herë kandidat për poste publike. Ai është regjistruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur për president i SHBA-së dy herë, një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2008. Për guvernator ka kandiduar në tre shtete të ndryshme, por s’ka fituar asnjëherë.

Jackson Kirk Grimes, SHBA
Kandidoi për president i SHBA-së në 2008 me ideologjitë e Musolinit dhe Sadam Husein.


11JackGrimes.jpg

Jackson Kirk Grimes ishte kandidati presidencial i Unionit të Bashkuar Fashist, i cili kandidoi që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 e deri te ato të vitit 2004. Ai kandidoi në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2008 dhe platforma e tij përfshin ndalimin e krishterimit dhe zëvendësimin e kësaj feje me paganizmin romak, të shoqëruar me sistemin politik të Italisë fashiste.

Cacareco, Brazil
Rinoceronti që fitoj zgjedhjet e këshillit të Sao Paolos me 100 mijë vota

Jo të gjithë kandidatët në listën e pretendentëve të çuditshëm për poste publike bëjnë pjesë në sojin njerëzor. Cacareco, një rinoceront i kopshtit zoologjik të Sao Paolos ishte kandidat për zgjedhjet e këshillit të qytetit në vitin 1958. Zyrtarët elektoralë, nuk e pranuan kandidaturën e Cacareco-s, por në fakt ai arriti të merrte 100 mijë vota, më shumë se çdo parti tjetër në zgjedhje. (Nuk gjeta foto të këtij :( të më falni)

Adolf Lu Hitler Marak, Indi
“Mbase prindërve u pëlqente emri dhe prandaj më quajtën Hitler”


57.jpg

Adolf Lu Hitler R. Marak është një politikan indian dhe anëtar i partisë së Kongresit Nacionalist. Ai ka qenë ministër Mjedisi në qeverinë e E.K. Maëlong. Ai e humbi vendin në asamblenë e shtetit në zgjedhjet e shkurtit 2003. Marak u arrestua për lidhje me grupin militant “Achik National Volunteers Council”. Emri i tij nuk është shumë i rrallë në zonën ku jeton, pas politikanë të tjerë quhen Lenin, Stalin, Frankenstein etj.

Nicolلs Zuniga y Miranda, Meksikë
“Kandidati këmbëngulëss: 10 humbje, por sërish e konsideronte veten president legjitim”.


Langler_as_Zuniga_y_Miranda.png

Nicolas Zuniga y Miranda ishte një person ekscentrik, i njohur si kandidat i përhershëm në zgjedhjet presidenciale të vendit. Edhe pse ai nuk arriti asnjëherë të fitonte, sërish e konsideronte veten si fitues çdo herë. Ai ka kandiduar dhjetë herë, që nga viti 1892 e deri në vitin 1924, si dhe u përpoq dy herë të kandidonte për vend në kongresin e Meksikës. Ai gjithmonë pretendonte se ishte viktimë e mashtrimeve dhe manipulimeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top