Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Guest2

Antarë i Respektuar
Ndoshta keni lexuar raporte të mëhershme që thoshin se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq duket se është shkaktari kryesor.

Ky lajm vjen nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtim të Kancerit (IARC), ekspertët e së cilës thonë se kanë kryer më shumë se 800 studime që tregojnë se mishi i kuq shkakton definitivisht kancer.

Kjo bazohet mbi të dhënat se kanceri i zorrës së trashë është më i zakonshëm tek njerëzit të cilët hanë më së shumti mish të kuq dhe të përpunuar, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, ka prova të mjaftueshme që tregojnë lidhje të mundshme të kancerit të stomakut dhe pankreasit me mishin e përpunuar, por jo më shumë sesa kanceri i zorrës së trashë.

Të dhënat e mbledhura nga 800 studimet e kryera, treguan se njerëzit të cilët kishin ngrënë gjatë gjithë kohës mish të përpunuar kishin rreth 17% më shumë gjasa që të zhvillonin kancer të zorrës.

Në mishin e kuq, problemet duket se fillojnë kur një përbërës i quajtur ‘haem’ – pjesë e pigmentit të kuq në gjak, hemoglobinës – thyhet në zorrën tonë për të formuar përbërësit e quajtur “N-nitroso”.

Këta përbërës është gjetur se dëmtojnë qelizat që rreshtohen në zorrë. Të gatuash mishin në temperatura të larta, të tillë si grillë, krijon gjithashtu përbërës në mish që mund të rrisin rrezikun nga kanceri.
Gazeta express.
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Kam nje liber e jo vetem por kam degjuar se kjo lloj kure ushtrohet ne disa shtete ku ka klinika te specializuara qe e luftojne semundjen e kancerit permes mos ngrenies ose permes urise sic themi ndryshe...Dhe ka pasur rezultate mjaft te mira...
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Mishi kuq per gjithe njerezit me grupin e gjakut 0 eshte baza.
Tashi perralla degjojme cdo dite ,por jo cdo perralle duhet ti besojme.
Mishi i kuq eshte ngrene ne cdo kohe....e kjo semundje vetem kete shekull eshte shendrruar nje "semundje virale"
Per aq kohe sa shkaqet nuk dihen te tjerat jane hipoteza ose keqinformime enkas nga njerez te interesuar.

Ps: me kujtohet para ca kohesh lexova nje artikull se FDA kishte pranuar se Autizmi shkaktohet nga vaksinat e moshes 1-vjecare. Shume prinder e reflektuan kete duke mos vaksinuar femijet.
Nderkohe doli se FDA nuk kishte publikuar kurre nje lajm te tille.
Nganjehere informacioni i tepert eshte me i demshem se informacioni i paket.
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Mbase kancerin nuk e shkakton mishi kuq,por hormoni qe rritet kafsha.
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Kjo e hormoneve ne ushqime nuk di sa ndikon mishi,zarzavatet apo frutat.
I bie qe te hame dhjamin tone sepse sot cdo gje qe konsumojme ka baze hormonale.
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Edhe une prape do vazhdoj te haj biftek te pakten 1 here ne jave :D
 
Titulli: Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Po te jete e vertete ky lajm,gjysma e Amerikaneve do kishin mbaruar tani,se shumica ketu nuk e hane te kuq por gjak fare e preferojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top