Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kanadaja, vendi i parë i G7-së që do legalizojë marijuanën

Kanadaja, vendi i parë i G7-së që do legalizojë marijuanën

2800-1.jpg


Bota i ka kthyer sytë nga Kanadaja, e cila po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën.

Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.

Të enjten, Kanadaja përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.

“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.

“ثshtë unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror. Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.

Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim. Legalizimi mund të prekë të ashtuquajturat modele të krimit, shëndetësisë e faktorë të tjerë të panumërt, por askush nuk e di me saktësi sesi do të ndodhë kjo.

Një çështje delikate për autoritetet kanadeze është të përcaktohet se çfarë çmimi do të jetë mjaftueshëm i ulët për të çrrënjosur shitjet e paligjshme, por jo aq të ulëta sa për të tërhequr përdorues të rinj.

Ministri kanadez i Financave, Bill Morneau e ka bërë të qartë se qëllimi është që kanabisi të mbahet larg duarve të fëmijëve dhe tregut të zi, që do të thotë t’i mbash taksat aq ulët, sa praktikisht t’i qërosh kriminelet nga sistemi.

Kur vjen fjala te lehtësimi i ligjeve mbi kanabisin, shumë vende i kanë të qarta prioritetet, të cilat nisin që nga gjenerimi i të ardhurave e deri te shkurajimi i karteve të drogës. Kanadaja e vendos theksin te shëndeti publik: kanabisi do të shitet në paketime të thjeshta me shënime paralajmëruese për shëndetin, e do të gjendet zakonisht në dyqane shtetërore të pijeve alkolike.
(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back