Kanada, treni i naftës në flakë, viktimat në rritje

Didi

C'est la vie.
Skena dukej si e shkëputur prej filmit “Unstoppable”, i vitit 2010, por kjo është një ngjarje e vërtetë.

Një tren mallrash, që transportonte naftë, doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë, ndërsa po përshkonte qendrën e qytezës Lac Megantic, në Quebec të Kanadasë.

Ngjarja ndodhi në orën 01:20, me orën lokale, 07:20 me orën tonë. Fillimisht u raportua për një të vdekur, por më pas policia zbuloi edhe dy trupa të pajetë pranë hekurudhës, 100 të tjerë konsiderohen të humbur, ndërsa mbi 1000 banorë të zonës u evakuuan. Ndërkohë numri i viktimave tashmë ka shkuar në 5 dhe pritet të rritet ende.

Policët thanë se numri i viktimave mund të rritet. Treni i kompanisë “The Montreal Maine and Antlantic” me 73 vagonë, që transportonte naftë drejt brigjeve lindore të SHBA-ve, mbërriti me shpejtësi në qendrën e Lac Megantic, 250 km në lindje të Montrealit.

Shpërthimi i vagonëve-çisternë shkaktoi një zjarr të madh, që përfshiu edhe ndërtesat përreth. Rreth 120 zjarrfikës po luftojnë me flakët, që vazhdojnë prej 24 orësh. Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe kolegë nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne mund të kapërcenim shinat, përshkuam rrugën dhe pikërisht në këtë moment, ajo i ngjante një zjarri-lumë”, tha një dëshmitare.

Autoritetet krijuan një zonë prej 1 km, sepse ekziston frika e shpërthimit të konteinerëve të mbetur. Zyrtarët e kompanisë shpjeguan se, treni kishte ndaluar pranë fshatit Nante, përpara se të niste këmbimi i ekuipazhit, por për arsye ende të panjohura treni u nis”.

Zv/presidenti i kompanisë tha se “nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur, por se gjithçka u krye sipas rregullave”.

-Top Channel
 
Back
Top