Kanada, ndalohet mbulimi i fytyrës

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Kanadaja ndalon burkën. Tashmë Qeveria e Kanadasë ka prezantuar një vendim, në të cilën ndalon mbajtjen e burkës islamike, gjatë betimit për marrjen e nënshtetësisë kanadeze.

Ndër të tjera, Ministri i Nënshtetësisë dhe Emigracionit, Jason Kenney deklaroi se të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë nënshtetësinë kanadeze, duhet që të tregojnë fytyrën dhe jo ta mbulojnë.
940 mijë myslimanë jetojnë në Kanada, duke përbërë rreth 2.8 % të popullsisë.
Kanadaja po shqyrton zgjerimin e ndalimit të burkës në zyrat e qeverisë, shkolla dhe spitale. Shtetet e tjera të cilat ndalojnë mbulimin e fytyrës janë Franca dhe Belgjika.



burka_firstpost-150x150.jpg








shekulli.com.al
 
Back
Top