fcbesia
Anëtar i Respektuar
Policia kanadeze ka arrestuar hajdutin më të madh të biçikletave në botë. Policia mori 2865 biçikleta të grabitura nga punishtja e tij në Toronto. Igor Kent, 49-vjeçar pret të gjykohet për 58 padi grabitjes, tentativa grabitjes, posedim të artikujve të grabitur dhe mjeteve për grabitje. Ai u arrestua nga policia e Torontos, duke qenë se numri i grabitjeve ishte rritur kohët e fundit. Ata vendosën biçikleta me kamera dhe policë civilë në zona të caktuara dhe shpejt kapën dhe hajdutin. Kent kishte marrë me qera dhjetëra garazhe për të futur biçikletat.
T.O.