Kanabisi si ilaç me recetë, në Gjermani tregtohet legalisht

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kanabisi si ilaç me recetë, në Gjermani tregtohet legalisht

Kanabisi përdoret si terapi në rastin e sëmundjes së multipël sklerozës, për kurimin e dhimbjeve kronike apo të simptomave që shoqërojnë disa sëmundjeve të tjera si kanceri apo SIDA. “Kur marr kanabis ndjej më pak dhimbje dhe kam më pak ngrëçe,” – thotë Christoph Schنkermann, që vuan nga sëmunda e multipël sklerozës që prej vitit 2015.

Prej marsit të vitit 2017 kanabisi lejohet që të tregtohet në farmacitë gjermane legalisht për t’u përdorur për arsye mjekësore. Mjekët mund t’u japin madje një recetë speciale pacientëve që të përdorin kanabis në rast se terapitë e tjera alternative nuk kanë efekt. Kostot në një rast të tillë i marrin përsipër shoqëritë e sigurimit, sepse pesë gram lule kanabisi kushtojnë në farmaci mbi 125 euro.

kana-1-1.jpg


Në gjysmën e parë të vitit 2017 mjekët lëshuan më tepër se 10.600 receta për kanabis. Për këtë arsye shpesh në farmaci nuk e gjen dot këtë medikament me bazë bimore.

Nga kjo po përfitojnë tani katër sipërmarrjet që mundën të siguronin licencat e importit të kanabisit nga Agjencia federale e Opiumit. Një nga këto është firma Cannamedial Pharma. Niklas Kouparanis, drejtori i shpërndarjes pranë Cannamedial Pharma thotë se në Gjermani fillimisht nuk u mendua se nevoja dhe kërkesa për kanabis do të jetë kaq e madhe.

Tani kanabisi importohet kryesisht nga Holanda. Por Cannamedial Pharma parashikon të fillojë të importojë kanabis nga Kanadaja. Në SHBA mjekimi me kanabis gjeneron të ardhura në miliarda. Niklas Kouparanis mendon se gjatë vitit 2018 firma e tij do të importojë rreth 22 tonë kanabis.

Importet e kanabisit u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të cilësisë dhe të standardeve. Kanabisi që importohet për arsye mjekësore ka cilësi jashtëzakonisht të lartë, dhe nuk mund të krahasohet me cilisinë e kanabisit që pihet në formë cigareje.

(gazeta-Shqip.com) / DW
 
Sepse ai eshte Kanabis prej Rilindje te degjeneruarish prandaj...:)

Kam lexuar shume dobi prej kanabisit... plus qe edhe kur te mpin trurin kur e pi ndonjehere nuk eshte se eshte I keq jo..;)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top