Kampionati shqiptar, i 65-ti në botë

Kresha

A pretty face can never trick me
Kategoria superiore shqiptare renditet si kampionati i 65-të më i fortë në botë. Rangimi është bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Shqipëria ndiqet nga Maqedonia e 66-ta.

Kampionati më i fortë në botë është ai spanjoll, i ndjekur nga ai argjentinas (2) dhe ai brazilian (3). Në top-10 janë edhe Anglia (4), Italia (5), Portugalia (6), Paraguai (7), Kolumbia (8), Kili (9) dhe Franca (10).

Sipas IFFHS-së, kampionati shqiptar lë pas Poloninë, Austrinë, Danimarkën, Kroacinë, Slloveninë. Ndërkohë kombëtarja shqiptare për muajin qershor renditet në vendin e 58-të në ranglistën botërore të FIFA-s, në të cilën marin pjesë 208 federata futbolli nga e gjithë bota, derisa Shqipëria renditet në vendin e 32-të në renditjen evropiane, nga 53 ekipe që bëjnë pjesë në UEFA.

Kampionati shqiptar radhitet në vendin e 43-të nga 53 vende në klasifikimin e UEFA-s, përsa u përket pjesëmarrjeve të ekipeve në kompeticionet europiane, duke pasur një koeficient 3.9160 në pesë sezonet e fundit, nga 2007-2008 deri 2011-2012./zeri/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top