Kamata dhe pasojat e saj

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Dispozita Islame rreth Kamatës



Kamata në jurisprudencën Islame është e ndaluar (Haram) e tëra, qoftë sasi e madhe apo vogël dhe pa marrë parasysh në çfarëdo formë kontrate realizohet ajo. Kjo dispozitë mbështetet në tri Baza thelbësore, që janë edhe burimet kryesore të legjislaturës Islame. Pra, bazat nga të cilat nxirret dispozita e Kamatës janë:

a. Kur’ani

b. Suneti

c. Konsensusi (Ixhmai).


Kamata është nga mëkatet e mëdha (kebair) dhe llogaritet një nga shtatë mëkatet shkatërruese (elmubikat), së bashku me shirkun, magjinë etj. (më poshtë do të sjellim hadithin që sqaron këtë).

Nëse njeriu e mohon ndalimin e kamatës, atëherë ai ka bërë kufër (mosbesim), por nëse punon me kamatë duke mos e mohuar ndalimin, atëherë ai është mëkatar (fasik), i cili ka shkelur njërin nga mëkatet e mëdha.


A. Ndalimi i kamatës në Kur’an:

Dijetari i njohur hanefij Shemsudin es-Serhasi në librin e tij “El Mebsut” përmend pesë përfundime të ashpra me të cilat kërcënohet njeriu që punon me kamatë.

1) Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani: Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: "Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata"! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën." (Bekare, 275).

2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë: Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar" (Bekare, 276). Nënkupton zhdukjen dhe çrrënjosjen e pasurisë, apo largimin e bereqetit, mos përmbushjen e kënaqësisë dhe mos arritjen e dobisë nga ajo pasuri që fitohet me kamatë.

3. Shpallje luftë Allahut: Allahu i Lartësuar thotë: "E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni." (Bekare, 279).

4. Mosbesim (kufri): Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata." (Bekare, 278).

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276).

Fjala “Kef-far, mohues”, e cila ka ardhur në fund të këtij ajeti do të thotë mohues i Islamit, nëse thotë se kamata është e lejuar dhe “Ethim, mëkatar”, nëse e ha dhe punon me kamatë.

5. Përhershmëria në zjarr të xhehenemit: Allahu i Lartësuar thotë: “E kujtdo që i vjen këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij dhe çështja për këtë i takon Allahut. E, kushdo që i kthehet (punës me kamatë, pas ndalimit) ai do të jetë banues i zjarrit, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.” (Bekare, 275).

Këto ajete të sures Bekare që u përmendën ishin vetëm disa prej ajeteve që aludojnë për ndalimin kamatës dhe se sa mëkat i madh është kjo vepër. Kemi edhe ajete tjera që vërtetojnë këtë gjë, por do të mjaftohemi me kaq.


B. Ndalimi i Kamatës në Hadithe pejgamberike:

Sa i përket thënieve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, të cilat flasin rreth kamatës janë të shumta dhe mund të ndahen në dy lloje:

a) Hadithe që flasin për ndalimin, dëmin dhe rrezikun e kamatës dhe njeriut i cili merret me të.

b) Hadithe që tregojnë disa forma konkrete të shitblerjeve dhe akteve të cilat përmbajnë kamatë dhe janë të ndaluara.

Ne do të përmendim vetëm disa thënie që tregojnë dëmin dhe ndalimin e kamatës:

1. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë” (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Të argumentuarit e hadithit për ndalimin e kamatës është shumë i qartë, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk mallkon për një vepër, e cila nuk është e ndaluar dhe nuk sjell mëkat. Gjithashtu ky hadith, siç shihet, i përfshin të gjitha palët në mallkim, edhe atë që e jep po edhe atë që e merr, edhe atë që e shkruan edhe atë që dëshmon për këtë kontratë.

2. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese). Shokët e tij i thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate? (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

3. Semure b. Xhundub transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kam parë natën e (Miraxhit) dy melekë. Erdhën dhe më nxorën në tokën e shenjtë. Pastaj u nisëm dhe arritëm te një lum prej gjaku. Në këtë (lum) qëndronte një njeri. Ai qëndronte në mes të lumit, e në (breg të lumit) qëndronte një tjetër, përpara të cilit gjendeshin gurë. Sa herë që njeriu në mes të lumit rrihte të dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurë në gojë dhe e kthente në vendin ku qëndronte. Kështu vepronte sa herë që rrihte të dilte, e gjuante me gurë në gojë dhe njeriu kthehej përsëri aty ku qëndronte. Pyeta: Kush është ky? (Meleku) M’u përgjigj: Ai që gjendet në mes të lumit është njeriu që ka ngrënë kamatën”. (Shënon Buhariu).

4. Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet.” (Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë).

5 - Ibën Mes’udi transmeton prej të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “çdonjëri që merr kamatë shumë, në fund përsëri pasuria do t’i pakësohet”.



C. Ndalimi i kamatës me konsensus (Ixhma) të Muslimanëve:

Me konsensus (Ixhma) nënkuptojmë unitetin e dijetarëve islamë (muxhtehidëve) për një dispozite sheriatike rreth një çështje të caktuar. Ixhmai është argument i fuqishëm legjitim për të vërtetuar dispozitat e jurisprudencës Islame.

Duke u mbështetur në këtë, theksojmë se në ndalimin e kamatës kemi ixhma te myslimanët. Këtë konsensus e përcjellin një numër i dijetarëve dhe ata theksojnë se, edhe pse kemi disa mospajtime të thjeshta rreth disa formave të caktuara të kamatës në përgjithësi në këtë ka unanimitet (ixhma) të dijetarët e metit.

Për këtë vërtetohet nga myslimanët e parë, shokët e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se u tërhiqnin vërejtjen njerëzve që merreshin me tregti të mos e bënin këtë para se të mësonin gjërat thelbësore që kanë të bëjnë me tregtinë. Kjo ishte me qëllim që të mbroheshin nga tregtitë e ndaluara (haram) dhe syresh që përmbajnë kamatë. Prandaj vërtetohet se Omeri Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: "Mos të tregtoj në tregun tonë ai i cili nuk ka mësuar (rregullat e tregtisë), përndryshe ai do ta ngrejë kamatën (duke mos ditur)".



Fikh
 
Titulli: Kamata dhe pasojat e saj


Pesë pasojat e kamatës​


1. اmenduria nga prekja e djallit: Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit." (Bekare, 275)

2. Zhdukja e përfitimit:Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu ia zhduk çdo përfitim kamatës." (Bekare, 276) Me këtë nënkuptohet shkatërrimi dhe asgjësimi i pasurisë. Gjithashtu është thënë se me këtë nënkuptohet ikja e begatisë dhe e kënaqësisë derisa të mos kënaqet me atë pasuri e as fëmija pas tij.

3. Lufta: Allahu i Lartësuar thotë: "Nëse nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë u është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij." (Bekare, 279)

4. Mosbesimi: Allahu i Lartësuar thotë: "...dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë." (Bekare, 278) Gjithashtu Allahu i Lartësuar pas përmendjes së kamatës ka thënë: "Allahu nuk i do ata që janë mohues-gjynahqarë." (Bekare, 276) Mohues për shkak të lejimit të kamatës, ndërsa gjynahqarë për shkak të ngrënies së kamatës.

5. Përjetësia në zjarr: Allahu i Lartësuar thotë: "Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë." (Bekare, 275) Gjithashtu Ai thotë: "O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë!

Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni." (Ali Imran, 130) Fjala e Allahut të Lartësuar: "kamatë të shumëfishtë mbi kamatë" nuk nënkupton kufizimin e vetëm kësaj ndalese, por ka për qëllim atë që kanë pasur traditë të vepronin, me këtë i qorton ata.

Ngase njeriu jepte kamatë për një periudhë të caktuar, kur vinte koha, ai i thoshte borxhliut: më shto pasurinë, do të të shtyj afatin dhe ai e bënte këtë. Kësisoj vepronin kur vinte çdo afat dhe brenda një periudhe të shkurtër e rikthente tërë pasurinë e vet.

U ndaluan të vepronin kështu dhe zbriti ajeti kuranor.



Pesë pasojat e kamatës
Pergatiti: Almedin Ejupi
 
Back
Top