"Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

"Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Shkruar nga Daveti Islam

Gjykuar nga deklaratat e personave që nga kisha romano katolike kaluan në kisha tjera apo komunitete tjera fetare, dhe priftërinjve e besimtarëve që kanë "hequr dorë" nga katolicizmi, numri i besimtarëve që e braktisin kishën katolike në Kroaci dhe konvertohen në Islam është gjithnjë e më i madh!
Ish katolikët me të cilët kemi folur thonë se ata nuk janë të zhgënjyer në Zotin, por në kishën dhe një pjesë të klerikëve, të cilët paranë dhe pushtetin e shohin si të vetmin Zot të tyre.


'Predikimet e tyre nuk përputhen me punët e tyre. Meshën e mbajnë sa për sy e faqe. Vetëm pas konvertimit më është plotësuar besimi, ka shumë qytetarë tanë, të pakënaqur me kishën katolike, që duan të konvertohen në Islam, thotë Bogdan Radoniç nga Spliti, njëri prej shumë qytetarëve kroat i cili e pranoi Islamin, dhe sot quhet Jusuf.
‘Tani unë jam njeri më i mirë'


"Kam qenë katolik i flaktë po sot Elhamdulilah jam Muslimanë i flaktë''. Shumë shpesh shkoja në meshë, por nuk kam qenë i kënaqur. Para disa vitesh u konvertova në Islam. Edhe një mikeshë ime e afërt, duke parë se sa mirë më ka bërë besimin im i ri, u konvertua në Islam. Ajo këtë ende e fsheh nga familja e saj, por familja ime tek unë, pas konvertimit, ka parë një njeri më të mirë, dhe këtë ndryshim e pranuan shumë mirë. Ai i cili e pranon Islamin, nuk e braktis atë, siç e braktisin disa katolicizmin", thotë Jusufi.


Ndërsa imami i Splitit, Kemal Skender, thotë se vitet e fundit kishte kalime të shumta të katolikëve dhe qytetarëve tjerë në Islam.

Brenda vitit qindra njerëz vijnë për të kërkuar këshilla dhe informacion në lidhje me Islamin në qendrën e tyre në Split.
Zëvendës myftiu Aziz Efendija, njëri nga anëtarët më të respektuar të komunitetit musliman fetarë në Kroaci, thotë:
“ثshtë e vërtetë se numri i atyre që dëshirojnë të konvertohen në Islam është në rritje.

Kërkesa të tilla kemi gati çdo ditë, unë personalisht i njoh ata që nga katolicizmi u konvertuan në Islam. Ne kemi përgjegjësi që të jemi në shërbim të atyre njerëzve. Disa prej tyre dëgjojnë ligjërata, por ka edhe të tillë që menjëherë dëshirojnë të konvertohen në Islam. Njerëzit janë të zhgënjyer në shumë gjëra, ndërsa qetësinë e gjejnë në Islam”, thotë Efendija duke shtuar se në Kroacia 60 deri në 100 mijë janë muslimanë.


Ai, përmend se numri i muslimanëve është vazhdimisht në rritje. Në pyetjen se a janë katolikët të zhgënjyer në kishën ai nuk dëshiroi të përgjigjet, duke deklaruar se nuk është e tij që t’i shpjegon arsyet.


Petar Zhuniç, dikur 'katolik i flaktë’, e sot pastor i Kishës ungjillore-metodiste në Split, thotë:
"Sapo dalin nga kisha, shajnë dhe mallkojnë "


"اdo të diele shkoja në kishën katolike, nga dy mesha. Isha i impresionuar nga të kënduarit dhe lutjet e ‘besimtarëve’. Por, shumë shpejt e kuptova se këto janë dy koncepte të ndryshme – të quhesh krishterë dhe të jesh krishterë. Nuk i fajësoj ata njerëz, sepse ata nuk dinë ndryshe, por për mua ishte e pakuptueshme që besimi i një besimtari të kufizohet vetëm në kohën e qëndrimit në objekt - kishë, derisa në rrugë fyen dhe mallkon.


Në kokën dhe zemrën time u shfaq një lutje: "O Zot, momentalisht nuk jam në gjendje të dallojë a jam unë i mashtruar dhe në rrugë të gabuar, apo këta njerëz, por kështu ne nuk mundemi së bashku". Shumë shpejt, Zoti më solli në një komunitet i cili e jeton besimin”, thotë Zhuniç, duke shtuar se sot është një ‘shërbëtor i lumtur i Zotit’.


"Zoti më ftoi dhe më aftësoi që me sukses ta kryej fakultetin e teologjisë në Gjermani, dhe ma besoi detyrën më me përgjegjësi. Krahas këtyre mirësive, më dhuroi grua të mirë dhe besimtare, të cilën e kam si asistent besnike në detyrën time, sepse martesa ime e parë kishte dështuar edhe pse kam marrë "bekimin e Kishës" - thotë Zhuniç''.
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Nuk pata durim me e lexu gjithe postimin por lexova me vemendje titullin....Cfare do te thote katolik i "flakte" apo musliman i "flakte" se mua me duken shume "Satanikë" si terma per tu perdorur neper tema besimi fetar ??!!
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Katolik i Flakte,,apo Musliman i Flakte,,do te thot qe do te Kallen,,te gjih ata qe bejn lufte per Zotin!
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

cdo te thuash me "do te kallen"??
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë


Musliman apo katolik i flaket dmth shum i dhen pas besimit.

Sdo te thot fare kallen... :D


Katolik i Flakte,,apo Musliman i Flakte,,do te thot qe do te Kallen,,te gjih ata qe bejn lufte per Zotin!
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Epo qameti koka ba. Them ta shpallim fest zyrtare diten e ketij kalimi :joo
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Dhe une me mendimin e Kitrres jam..ta shpallim fest diten e ketij kalimi nga nje sintom ne nje tjeter,..:)
sepse eshte shume e rendesishme qe njeriuu te kete sintoma te thella besimi,,te mos mbes pa besim,,kjo dhe vetem kjo ka rendesi,.:))
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Keta besimimtaret e flakt jan shume te rrezikshem , gjithmon sipas mendimit tim .
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Temat e tilla s'jane ne favor te tolerances fetare ne kete forum, ndaj e shoh te arsyeshme te mbyllen dhe tmos lejohen t'hapen me.
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë


Ku shkruan a jane ne favor te tolerances a jo keto tema?

Fakt as mua sme intereson kush behet musliman e kush refuzon e kundershton, sepse cdonjeri e ka per veti -jo per mu, porse ben me lexu kur postohet...

Me jep pergjigjjen Loverboy (se skam shum kohe ne Fv)


Temat e tilla s'jane ne favor te tolerances fetare ne kete forum, ndaj e shoh te arsyeshme te mbyllen dhe tmos lejohen t'hapen me.
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Lexoje rregulloren e forumit, e kupton.

Konvertime ka nga te gjitha anet, sa andej e kendej. Kete e dime te gjithe, temat e tilla shkaktojne percarje dhe i takojne llojit te temave " Kush osht ma i forti".

Po kush tmarr vesh, Deuidi ?
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Hulumtim: Mbi 5000 britanik pranojnë Islamin çdo vit

Shkruar nga Mesazhi
E Premte 04 Nentor 2011 03:32
Tema
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I DobëtI Shkëlqyeshëm

Studimi i quajtur “Pakica në pakicë” dhe i kryer nga instituti Faith Matters vlerëson se numri i atyre që kanë pranuar Islamin mund të jetë shtuar prej 60.000 që ishte në vitin 2001 në 100.000. Afërsisht 5200 britanik hyjnë në Islam gjatë një viti sipas studimit të autorit Kevin Brice nga Universiteti i Suansit.

“Ne duhet theksuar së ky vlerësim është numër i përafërt dhe është arritur nga anketimet e xhamive si dhe nga shifrat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2001 për Angli, Uells dhe Skoci thotë Fiyaz Mughal, drejtor në institutin Faith Matters.

Kjo vjen pavarësisht pasqyrimit negativ të Islamit dhe të të konvertuarve në media. “Të konvertuarit në Islam fatkeqësisht shihen përmes thjerrëzës së frikës si dhe konsiderohen të lidhur me ekstremizmin,” thotë Mughal.

Studimi gjithashtu tregon se paraqitja e të konvertuarve në media gjithmonë ndërlidhet me terrorizmin dhe fundamentalizmin.

Andaj pse njerëzit po zgjedhin Islamin pavarësisht shpifjeve të mëdha në media? “Unë mendoj se njerëzit janë më kureshtar së kurrë tani që të dinë më shumë,” thotë Mughal. “Po ashtu edhe kontakti me muslimanët në vendet urbane është më i madh.”

Peter Sanders është një fotograf shumë i respektuar i cili u konvertua në Islam në vitin 1970. “Njerëzit janë duke kërkuar për diçka që shoqëria perëndimore nuk po mund të ju ofrojë,” thotë ai. “Pavarësisht faktit se po bëhet gjithnjë më vështirë të shkëputet Islami nga pamja politike, njerëzit gjithnjë e më shumë po ndjejnë se Islami po ofron zgjedhjen të cilën ata po e kërkojnë.”

Një fakt tjetër interesant është se 62% nga të gjithë këta janë gra të moshës mesatare 27.5 vjeç. Shumica dërrmuese e këtyre grave kanë veshur mbulesën.

Arsyet kryesore se pse kanë hyrë në Islam dallon nga personi në person por shumica e tyre thonë se kanë gjetur alternativen e tyre të jetesës kundroj asaj materiale por arsye tjetër e fortë ishte edhe drejtësia shoqërore që Islami ofron. /mesazhi/
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

hall i madh ju ka zene o njerez kush me pak e kush me shume.... :shpata:
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Loverboy te therras ty i nderuar te mbeshtetes ne rregulloret ose ne Ligjin e Fese tende per cdo veprim tendin qe e ben .
Te them te drjeten me veprimet qe i ben me hidheron !

Po une jame msyliman , thirrem ne fene time , thirrem ne Pejgamberin tim , dhe per keto shkaqe e ke kunderpergjigjen nga ana ime ne kete menyre ! E falenderoj ALLAHUN per kete .

Feja jone eshte Paqe !Kerkoj prej tej paqe i nderuar ne cdo shkrim te tendin .

Ti e din se ne fene tone , as mendjemadhesia nuk eshte elejuar , as xhelozia , as nencmimi i besimtarve , e as hidherimi i vllezerve te tu myslimane !

I nderuar percarje mes fese solli une , ku me fjalet e mia i ofendoj te tjeret qe nuk jane te fese time . Ky eshte lajme per konvertimet te cilat Elhamdulilah prej Zotit eshte duke u rrit numri i myslimanve .
Ti e din se Pejgamberi as i vetem ka qen kur ka thirr ne besimin ne ALLAH , e tani jane bere 1 miljard .....
Nese une solli kete argumenet se ai ka qen Pejgamber i Zotit , dhe e deshmojn keto konvertime nga kater anete e botes . Mendoj se veprimet e tua jane qe e hidherojn Zotin tende dhe Pejgamberin tende !


Une te pyes ty cka te pengon ty qe te tjeret qe konvertohen ne fene tone ?!

Pastaj ti duhesh te gezohesh qe njerzit udhezohen ne rrugen e Zotit jo e kunderta !

Ti vetem se je hoxhe , e mendoj se duhet keshilluar une , me shume vetveten per cytjet e djallit te mallkuar !

Te pershendes , me Eselam Alejkum . Dhe nese nuk te pelqejn postimet e mia mos i lexo fare . Nese ke deshir ta luajsh rolin e moderatorit beni kerkesen per kete , ne forume dhe je me serioz si moderator dhe bene interpretimin e rregullave te forumit .

Paqe i nderuar kerkoj ne shkrimet e tua te ardhshme .
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Pastaj ti duhesh te gezohesh qe njerzit udhezohen ne rrugen e Zotit jo e kunderta !

Ti nuk je brenda zemres se askujt qe ta shohesh gezimin apo hidherimin, ndaj paragjykimet leri anash.

Une jam anetar me i vjeter se ti ne kete forum, ndaj i njoh anetaret me mire se ti. Pastaj, temat e tilla ku ceken konvertimet, t'gjitha jane mbyllur ne te kaluaren, sepse ne to s'ka pasur diskutim te hajrit. E ti nese deshiron te hapesh nje teme ku perfiton dituri dikush pa u ofenduar tjetri, kjo teme s'eshte e atille.

Selamun Alejkum

p.s. Ndegjoj me te vjetrit
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Duid nje person qe ndron fene kaq lehte mos u cudit kur neser te degjos se ky person eshte bere budist ose ortodoks
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Hulumtim: Mbi 5000 britanik pranojnë Islamin çdo vit

Studimi i quajtur “Pakica në pakicë” dhe i kryer nga instituti Faith Matters vlerëson se numri i atyre që kanë pranuar Islamin mund të jetë shtuar prej 60.000 që ishte në vitin 2001100.000. Afërsisht 5200 britanik hyjnë në Islam gjatë një viti sipas studimit të autorit Kevin Brice nga Universiteti i Suansit.

Injoranca dhe prapambeturia thone nuk kan fill as fund. Kur kthehesh dhe e shikon se me cfare ngopet dhe gezohet njeriu te jep te kuptosh se vertete me qeniet njerezore dicka nuk eshte duke funksionuar.

Njeriu ngrefet dhe bene kalkulime se sa shtohet nje besim fetar pa llogaritur se shtohen te tjeret.

Per 10 vite thote jane shtuar 40.000 veta (100000 - 60000). Pp keta tjerat u shtuan ndopak apo vetem kan vdekur?????? :confused::confused:

Ta zejme se keta nuk u shtuan fare!

Per 10 vite 40000 veta!

Per 100 vite 400000 veta!

Per 1000 vite 4000000 veta! (4 milion ) dhe e tera kjo nuk perben as 5 % e popullates ne Britani :confused::confused:

Hajde studime hajde. Mendja e kokes eshte gje e madhe dhe ke per cfare te gezohesh :detektiv::detektiv:
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

KUSH ESHTE BILAL ABDUSSELAM?

Nicolas Anelka ka lindur më 14 Mars të viti 1979 në Versajë të Francës.
Karrierën e futbollit e filloi në Paris Saint-Germain, por shumë shpejtë u zhvendos në Arsenal. Në Francë, në vitin 1998 - '99, u zgjodh lojtari më i mirë i ri. Ai ka luajtur për skuadrat më të mëdha evropiane si Paris Saint-Germain (1996-1997), Arsenal (1997-1999), Real Madrid (1999 dhe 2000) ...

Pas kësaj periudhe kthehet prapë në PSG (2000-2002), ndërsa në sezonin 2001/'02 huazohet tek Liverpooli, e më pas luan edhe për Manchester Cityn (2002-2005), Fenerbahçen (2005-2006), Boltonin (2006-2008) dhe Chelsean (2008 - 2012). Aktualisht luan për skuadrën e kineze Shangai Shenhua e cili merr pjesë në Super Ligën kineze.
Për kombëtaren franceze në periudhën 1998 – 2010 është aktivizuar 69 herë, dhe ka regjistruara 14 gola.

Në fillim të qershorit 2004 Nicolas Anelka ka qëndruar në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në xhaminë Al-Wasl zyrtarisht përqafoi Islamin. Anelka e shqiptoi Shehadetin (dëshminë): "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij", në praninë e dy dijetarëve islam.

Interesi i tij për Islamin filloi në vitin 1999. Atë vit, në një shkollë në Trappes, periferi të Parisit, kishte kontakt me muslimanë.
"Isha shumë i interesuar për fenë Islame”, thotë Anelka. “Derisa isha në Trappes, shoqërohesha me muslimanë, dhe me ta kam diskutuar shumë. Gjatë verës, kemi qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, duke diskutuar rreth fesë Islame. Një natë, papritmas, pa paralajmërim, si t’më kishte goditur rrufeja, të gjitha ato që i kam kuptuar në kokën time, më janë zbarkuar në zemër. E kam kuptuar se I Vetmi më ka zgjedhur të jem njëri prej të shpëtuarve!

E mora emrin Bilal Abdusselam. Bilal, sipas robit zezak nga Abisinia të cilin Islami e kishte nderuar të bëhet myezini i parë, duke i shlyer kështu të gjitha dallimet racore midis njerëzve. Ndërsa Abdusselam do të thotë rob i Atij që jep selam - paqe ...
Islami ma ka hapur mendjen dhe zemrën. Kam gjetur ekuilibrin midis trupit e shpirtit... dhe e kam gjetur paqen ... ma ka dhuruar Ai që e jep paqen."/IGH/--------- Davetiislam
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Policja angleze: Ja pse u konvertova në Islam



اdo vit më shumë se 5000 anglezë konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.
Por cilat janë arsyet pse ata vendosin të ndryshojnë komplet stilin dhe mënyrën e jetës dhe besimit?
Një grua britaneze e cila ka bërë këtë ndryshim në jetën e saj tregon arsyet pse ajo mori këtë vendim.
Janye Kemp, 28 vjeçare është nga Manchesteri dhe punon si police.
Jayne patrullon çdo ditë me uniformën policore por njëkohësisht është e mbuluar me shami.
Madje, asaj i duhet shpesh të punojë në kohë shtesë në mënyrë që të marrë pjesë në faljen e xhumasë të premteve.
Jayne u konvertua në myslimane në prillin e vitit të kaluar. Tashmë ajo po planifikon që ta ndryshoj edhe emrin e saj në Aminah, shkruan TheSun.
“Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me vetën tuaj, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.
“Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë fe. Ajo të bënë njeri të durueshëm, të drejtë e të respektueshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.
Pavarësisht ndryshimit drastik, Jane thotë se kolegët në Policinë e Manchesterit dhe familja e saj e kanë mbështetur vendimin e saj, ndërkohë që ajo po mundohet të ndryshoj mendimin e skeptikëve për islamin./Indeksonline/
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

All-llahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i Lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” (Merjem: 34).
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

no shit :D me durim te madh do e lexoj kte artikull
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Flake per flake, ....ne shpellat e Djallit eshte njesoj!!
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Thjeshty te me falni por hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahaa
hahahahahahahahha
KAJAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHA
haHAHAHAHAHAHHAAHHAHAHAHAHAHAHAH
hahahahahhahahahahahahahahahhahhahahahahhaahha
 
Pe: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Lol u bera koh pa hy ne fv por shof qe gjerat skan ndrryshuar :D
O Deuid, konvertime ka perdit, ne cdo lloj feje... ashtu sic rriten konvertimet, rriten edhe mosbesimtaret te lodhur nga propagandat fetare.
Prandaj nuk shoh asigje interesante per tu komentuar ne ket teme, asnje argument qe tme terheqi vemendjen (dhe ska te bej fare mosbesimi im).
Cfare po pritet qe te mbyllet?
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Me pelqeu shum teksti mbi policen: Eshte e drejta e saj ne zgjedhjen e saj. Pune personale (private) !
 
Titulli: Pe: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Lol u bera koh pa hy ne fv por shof qe gjerat skan ndrryshuar :D
O Deuid, konvertime ka perdit, ne cdo lloj feje... ashtu sic rriten konvertimet, rriten edhe mosbesimtaret te lodhur nga propagandat fetare.
Prandaj nuk shoh asigje interesante per tu komentuar ne ket teme, asnje argument qe tme terheqi vemendjen (dhe ska te bej fare mosbesimi im).
Cfare po pritet qe te mbyllet?

Nuk eshte ceshtja te konvertimi . Por , shiqoni te konvertuarit , se si e kuptojn Islamin , shikoni se si Islami shihet ne veprat e tyre , ne ndryshimet e tyre ? Dhe shikone dhe mendoni se cfare pershtypje te gabuar keni fituar per Islamin ?!

Postimi im eshte me shume per Laurin dhe ty DM , dhe shume te tjere qe keni paragjykime te gabuara per ISLAMIN .
Kjo Britanezja eshte nje deshmi per juve , qe ti mendoni fjalet e saj , se cfare thote per Islamin dhe si e kupton ISLAMIN ajo si nje Police e nje shteti demoratik sic eshte Anglia . !
ISLAMI kuptohet vetem permes burimeve te sakta , dhe permes argumenteve . Dhe kush eshte i intresuar si njeri ME MENDJE E ARSYE , te informohet per ISLAMIN ka shum burime te verteta . Dhe kjo Policja ato burime , dhe te vertetat per ISLAMIN i ka kuptuar , dhe me vjen mire mua si musliman , kur njerzit anekend botes e kuptojn dhe e pranojn fene e Zotit , si ligje dhe sistem te jetes te tyre .

Postimi im ka qellimin te kuptoni , se si flet Policja per te drejtat e saj dhe si I rregullon Islami , dhe si e ngrit sISLAMI nje femer . E jo e kunderta sic ndodhe , te lexojm dhe ndegjojm nga njerzit e lige .
 
Pe: Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Policja angleze: Ja pse u konvertova në Islam



اdo vit më shumë se 5000 anglezë konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.
Por cilat janë arsyet pse ata vendosin të ndryshojnë komplet stilin dhe mënyrën e jetës dhe besimit?
Një grua britaneze e cila ka bërë këtë ndryshim në jetën e saj tregon arsyet pse ajo mori këtë vendim.
Janye Kemp, 28 vjeçare është nga Manchesteri dhe punon si police.
Jayne patrullon çdo ditë me uniformën policore por njëkohësisht është e mbuluar me shami.
Madje, asaj i duhet shpesh të punojë në kohë shtesë në mënyrë që të marrë pjesë në faljen e xhumasë të premteve.
Jayne u konvertua në myslimane në prillin e vitit të kaluar. Tashmë ajo po planifikon që ta ndryshoj edhe emrin e saj në Aminah, shkruan TheSun.
“Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me vetën tuaj, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.
“Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë fe. Ajo të bënë njeri të durueshëm, të drejtë e të respektueshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.
Pavarësisht ndryshimit drastik, Jane thotë se kolegët në Policinë e Manchesterit dhe familja e saj e kanë mbështetur vendimin e saj, ndërkohë që ajo po mundohet të ndryshoj mendimin e skeptikëve për islamin./Indeksonline/

Cdo vit 5000 angleze?Nje pyetje kam,kur thuhen ANGLEZE,e ka fjalen vec per ANGLEZE/BRITANIKE puro,apo e ka fjalen edhe lera iranian,maroken,pakistanez qe marrin neneshtetesine angleze??Jo per gje,por sa jane pa marr nenshtetesine martohen me angleze,protestante,e shprehin se kane marr e pranuar fene e saj,me pas pasi sigurojne pashaporten angleze,dalin musliman te flakte:)...
Tani per kete zonjen qe qenka kthyer ne heroinen e islamit ne forum,deri dje ka pire ne pub me hunde alkol,deri dje ka kryer marredhenie ****uale paramartesore,deri dje na dilte gjysme e zhveshur qe e shihnin te gjithe cdo pjese trupi,tani po mbulohet,kur e pame te gjithe pse po mbulohet??E ca ka bere dikur u fshine sepse ndryshoi fe??...Gjeja meqe sot nderroi fe u be muslimane,sdo cuditem kur neser te behet budiste...
 
Pe: Titulli: Pe: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flakt

Nuk eshte ceshtja te konvertimi . Por , shiqoni te konvertuarit , se si e kuptojn Islamin , shikoni se si Islami shihet ne veprat e tyre , ne ndryshimet e tyre ? Dhe shikone dhe mendoni se cfare pershtypje te gabuar keni fituar per Islamin ?!

Postimi im eshte me shume per Laurin dhe ty DM , dhe shume te tjere qe keni paragjykime te gabuara per ISLAMIN .
Kjo Britanezja eshte nje deshmi per juve , qe ti mendoni fjalet e saj , se cfare thote per Islamin dhe si e kupton ISLAMIN ajo si nje Police e nje shteti demoratik sic eshte Anglia . !
ISLAMI kuptohet vetem permes burimeve te sakta , dhe permes argumenteve . Dhe kush eshte i intresuar si njeri ME MENDJE E ARSYE , te informohet per ISLAMIN ka shum burime te verteta . Dhe kjo Policja ato burime , dhe te vertetat per ISLAMIN i ka kuptuar , dhe me vjen mire mua si musliman , kur njerzit anekend botes e kuptojn dhe e pranojn fene e Zotit , si ligje dhe sistem te jetes te tyre .

Postimi im ka qellimin te kuptoni , se si flet Policja per te drejtat e saj dhe si I rregullon Islami , dhe si e ngrit sISLAMI nje femer . E jo e kunderta sic ndodhe , te lexojm dhe ndegjojm nga njerzit e lige .

Kjo Britanezja eshte nje deshmi per juve , qe ti mendoni fjalet e saj , se cfare thote per Islamin dhe si e kupton ISLAMIN ajo si nje Police e nje shteti demoratik sic eshte Anglia . !
Weeee tani na doli vend demokratik Anglia,deri dje ishte vend i shthurur perendimor,ku zhvillohet droga,se.ksi paramartesor,prostitucioni,alkoli,vend ku kishin ligje qe si pershtateshin logjikes se ISLAMIT,tani doli : Oh lum ne qe kemi Angline ne europe lol
 
Titulli: "Kam qenë katolik i flaktë po Elhamdulilah sot jam Muslimanë i Flaktë

Tani per kete zonjen qe qenka kthyer ne heroinen e islamit ne forum,deri dje ka pire ne pub me hunde alkol,deri dje ka kryer marredhenie ****uale paramartesore,deri dje na dilte gjysme e zhveshur qe e shihnin te gjithe cdo pjese trupi,tani po mbulohet,kur e pame te gjithe pse po mbulohet??E ca ka bere dikur u fshine sepse ndryshoi fe??...

Edhe, cfare deshiron t'thuash ? Se eshte me mire t'vazhdosh ne ato rruge te keqija, sesa t'pendohesh dhe t'percaktohesh ne nje besim fetar ku bie fjala nuk i perserit me = Permiresohesh !?

Sa mendjelehte qe je !
 
Back
Top