Kam nevoje dhe une te mbahem diku!

dyew.JPG

rimon shi dhe shpirti më tretet nga pak
në çdo grimcë të qytetit,
bie mbi çdo trotuar,
mbi qoshe bari e mbi tjergulla.
ëndrrat më bëjnë të ndihem i vogël,
kam nevojë dhe unë të mbahem diku.

në çastin më delirant të vetmisë,
ku pashë që nuk qëndroja dot drejt,
i vura vetes një ëndërr kartoni te thembra,
siç bëjmë me dollapet a me frigoriferët
kur dhomat në shtëpitë tona janë në disnivel.

por kanë një të mirë këto ëndrra,
ato na tregojnë se nuk jemi ne të mangët,
por është terreni ku qëndrojmë
dhe në këtë mbrëmje shtatori
nuk kam ç'i them tjetër vetes
për ta mbajtur drejt.

në mëngjes, babai, në ëndërr, m'u ul te kryet
duke e ditur që më kish rrënuar humbja e tij,
u ngrita dhe e putha në të dyja faqet
e shtrëngova prej mallit dhe qava,
folëm gjatë, kush mund ta thotë sa zgjat një ëndërr,
mbaj mend si fund, mos ki merak i thash, pas teje
më rrënuan dhe humbje të tjera
dhe s'di përse kurrë nuk u mësova me to.

ësht' mbrëmje shtatori dhe jashtë rimon shi,
sonte unë jam thjesht një fëmijë i vogël,
kam prerë shiritin e gjatë të kësaj ëndrre,
kam bërë me të një lisharëse
dhe lëkundem.

**kjo poezi me erdhi kaq e ndjere dhe e goditur, sidomos per "ne/ata" qe perhere mbajme dikend, POR, po ashtu kemi nevoje te mbahemi diku!
 
Redaktimi i fundit:

Keto mpreken fort....
 
sa po i citoja , pikerisht edhe mua keto dhe mu duk si nje deja vu
dhe me beri te rikujtoj episode jete , ku sdo doja te rikthehesha sepse jane te trishta
por edhe trishtimi eshte pjese e jona e smund e sduhet ta fshijme
por , ne fund te gjithe kemi nevoje te ndjejme se diku mund te mbeshtetemi ....diku
 
mëngjes, babai, në ëndërr, m'u ul te kryet
duke e ditur që më kish rrënuar humbja e tij,
u ngrita dhe e putha në të dyja faqet
e shtrëngova prej mallit dhe qava,
folëm gjatë, kush mund ta thotë sa zgjat një ëndërr,
mbaj mend si fund, mos ki merak i thash, pas teje
më rrënuan dhe humbje të tjera
dhe s'di përse kurrë nuk u mësova me to
 
sa po i citoja , pikerisht edhe mua keto dhe mu duk si nje deja vu
dhe me beri te rikujtoj episode jete , ku sdo doja te rikthehesha sepse jane te trishta
por edhe trishtimi eshte pjese e jona e smund e sduhet ta fshijme
por , ne fund te gjithe kemi nevoje te ndjejme se diku mund te mbeshtetemi ....diku

Nganjehere dhimbja sado qe te jete dhimbje, me pelqen. Sepse vetem i gjalli ndjen, kujtoj se jam akoma gjalle dhe m'duhet t'eci perpara.
Shpesh kam thene, s'me duhen me krahet e askujt, me mjaftojne dy krahet e mi. Zoti na forcoft...
 
Ndonjehere thashe , se zakonisht e une te te mite mbahem
por ka momente kur ndjejme se jemi te trazuar , e ath duhet nje ze, nje krahe, nje perqafim per te te thene se cdo gje do shkoj mire
dhe kur mungon.....ndihesh edhe me e perhumbur , por zgjat pak ..kjo ka rendesi
 
ah.. my friends.. ah.. <3
 
sonte unë jam thjesht një fëmijë i vogël,
kam prerë shiritin e gjatë të kësaj ëndrre,
kam bërë me të një lisharëse
dhe lëkundem.

Sa here ndihem keshtu e vogel.sa here kam nevoje te kem nje krah ku te mbeshtetem .por jeta te ben te forte e duhet te jesh gjithmone e forte per tja dal e vetme
 
Season 1 Hug GIF by Friends
 
Te mbahem ne mendimet e mia,ne kujtimet qe me lene apo ato qe do vijne!?
Te mbahem ne kohen e ikur apo ate qe vjen!?
Te mbahem;-ku,si,qysh?!
te mbahem :-ne rruget e pa shkelura nga njerzit,te mbahem ne rruget e vjetra sa vete njerzit!?
Te mbahem|:- ku,si qysh!?
te mbahem ne diten me diell pranvere,apo kur shirat e bejne stuhi!?
Te mbahem ne nje cep shpirti qe lind,ne nje te qare qe zgjone jete?!
Te mbahem ku?!
Do mbahem ne cdo gje qe frymon jete, nga kjo jete, plote jete! :))
Frymzim i momentit.
 
Shiko fotografinë 1932146

rimon shi dhe shpirti më tretet nga pak
në çdo grimcë të qytetit,
bie mbi çdo trotuar,
mbi qoshe bari e mbi tjergulla.
ëndrrat më bëjnë të ndihem i vogël,
kam nevojë dhe unë të mbahem diku.

në çastin më delirant të vetmisë,
ku pashë që nuk qëndroja dot drejt,
i vura vetes një ëndërr kartoni te thembra,
siç bëjmë me dollapet a me frigoriferët
kur dhomat në shtëpitë tona janë në disnivel.

por kanë një të mirë këto ëndrra,
ato na tregojnë se nuk jemi ne të mangët,
por është terreni ku qëndrojmë
dhe në këtë mbrëmje shtatori
nuk kam ç'i them tjetër vetes
për ta mbajtur drejt.

në mëngjes, babai, në ëndërr, m'u ul te kryet
duke e ditur që më kish rrënuar humbja e tij,
u ngrita dhe e putha në të dyja faqet
e shtrëngova prej mallit dhe qava,
folëm gjatë, kush mund ta thotë sa zgjat një ëndërr,
mbaj mend si fund, mos ki merak i thash, pas teje
më rrënuan dhe humbje të tjera
dhe s'di përse kurrë nuk u mësova me to.

ësht' mbrëmje shtatori dhe jashtë rimon shi,
sonte unë jam thjesht një fëmijë i vogël,
kam prerë shiritin e gjatë të kësaj ëndrre,
kam bërë me të një lisharëse
dhe lëkundem.

**kjo poezi me erdhi kaq e ndjere dhe e goditur, sidomos per "ne/ata" qe perhere mbajme dikend, POR, po ashtu kemi nevoje te mbahemi diku!
E shkelqyer! Nje jete paralele mes endrash, per disa nga ne.
 
🙏🤗🤗🤗
 
Reni,
i paske hyre blogut sot 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top