Kam më lehtë të mësoj gjermanishten se gegërishten

Guest2

Antarë i Respektuar
dr-eraldi-768x451.jpg


Dr. Eraldi është një mjek i ri i shkolluar jashtë vendit që është kthyer në punojë në Shqipëri. Ai ishte personazh i një kronike të shfaqur mesditen e sotme në TCH, ku tregohej shembulli i kundërt i mjekëve që braktisin vendin.

Erald Koçiaj tregon se është kthyer pas studimeve në Rusi dhe ka filluar punë si mjek kirurg në spitalin e Korçës. Por ajo që të habit më shumë në intervistën e tij është se ka refuzuar një vend pune në Peshkopi për shkak të gjuhës. Në fakt Ballshi i tij dhe Peshkopia flasin të njëjtën gjuhë, Shqipen, por sipas mjekut problem ishte dialekti ndaj zgjodhi Korçën. “E kam revuzuar Peshkopinë. Ju thashë e kam më të lehtë të mësoj gjermanishten se sa gegërishten”, shprehet ai.

Ndër të tjera, Erald Koçiaj thotë: Për të punuar në Rusi në një institucion shtetëror duhet të jesh shtetas rus po ashtu edhe kostoja e jetesës në Moskë është shumë e lartë. Vendosa të kthehesha sepse nuk po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe Bangladeshit por po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe një shteti ku unë kam lindur dhe kam të gjithë të afërmit e mi dhe mendova se ia vlente që të jepja kontributin tim këtu në Shqipëri”.

Duke krahasuar eksperiencën në Moskë dhe Korçë, ai thotë se shpeshherë i duket se po bën hapa mbrapa pasi këtu punohet akoma me metoda tradicionale për operacionet e pacientëve.
Opinion
 
Sduhej ta formulonte ne ate menyre shprehjen, une jam vete student i Shen Petersburg dhe e di mire qe nje nga vlerat e shkollave atje eshte thjeshtesia dhe origjinaliteti.
 
Me duket si nje artikull i fryre, me shume per te hapur debate, sepse s'mund te krahasohet mesimi i gjermanishtes me kuptimin e gegerishtes.
Por qe dialektet brenda nje vendi kane dhe ndikimin e tyre, kjo eshte e vertete,
Nëse dikush rritet dhe mesohet me nje dialekt te caktuar, ose me gjuhen letrare, kuptohet qe nuk dëshiron ta ndryshoje.
Dhe dialekte nuk ka vetem ne Shqiperi, por kudo.
 
Redaktimi i fundit:
Urime per vendimin per ty kthyer ne vendlindjen tende.
Sa per gegnishten ajt se do e mesosh ndonje dite dhe ti.
Ska ngel gegnishtja per tu kuptuar nga tipa si ti.
 
Po pse se ke mesuar meqe e ke te lehte
Cfare eshte ky kungull keshtu
Ik se na felliqe profesionin
 
Shife si i kan ra floket... ngaqe po mundohet me mish e me shpirt me msu Gegnishten ene Pogonishten. Suksese!
 
Ska asgje te keqe me zgjedhjen e tij ama me menyren si eshte shprehur. Me kujtoi 1 shok shkolle (cuditerisht) rus dhe i shikonte te gjithe me percmim a thua se cfare eshte vete. Tani ka mbetur vetem se askush skishte nerva tduronte tangerllikun e tij.
Nese doktori shqiptar vuan nga modestia se shpejti do mbese vetem.
 
Nje ofendim i madh jo vetem ndaj zones perkatese , e gjuhes Shqipe ( dialekteve ) , por edhe ndaj zanatit te tij qe mbizoteron e betohet ne te .... ku perzgjedh ne baze te interesave te tij, dhe jo ne baze te nevojes se zanatit.

Te jene njerez taman, e shkarkojne nga puna direkt ... edhe ta dergojne andej ku ka mbaruar studimet.

Ps... Nuk e mora vesh se nga na qenka ky vete, dhe a eshte lindur/rritur jashte shtetit ? Edhe nje i lindur jashte , nuk do te thonte brockulla te tilla, por do te pershtatej e do ti interesonte qe ta mesonte me kalimin e kohes.

Do vinte punen/zanatin ne nevoje te pare, jo interesat personale.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top