Kalderon: Ronaldo po vjen!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kalderon: Ronaldo po vjen!
18 Korrik Kampionët e Spanjës kanë nisur punën e tyre për sezonin e ri, megjithatë drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë të bëjmë të pamundurën për të sjellë në “Bernabeu” Kristiano Ronaldon. Bernd Shuster ka nisur punën me skuadrën e tij, por vëmendja kryesore është në merkaton e kësaj vere dhe pikërisht te ylli portugez. Presidenti Ramon Kalderon ka shkuar për të vizituar lojtarët e tij në grumbullim dhe gjatë një mbledhje me ta, u ka siguruar atyre se blerja e Ronaldos është shumë pranë. “Kanë ndodhur shumë gjëra të reja në këto bisedime, megjithatë unë mund t’ju them vetëm se Kristiano Ronaldo është shumë pranë Realit”. Një deklaratë kjo që ka kënaqur pa masë madrilenët dhe sidomos teknikun Shuster, i cili shpreson shumë që sezonin e ardhshëm të ketë nën urdhrat e tij yllin portuez. Megjithatë, nuk do të jetë aq e lehtë sa duket, duke patur parasysh insistimin e drejtuesve të Mançester Junaitedit për të mos e lënë të lirë lojtarin e tyre. Gjatë mbledhjes së zhvilluar, presidenti Kalderon u siguroi lojtarëve të tij se mund të ketë edhe blerja të tjera në këtë merkato. “Po studiojmë shumë futbollistë të tjerë. Eshtë folur shumë për Van der Vartin, por ende nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Hamburgut. Ne po bëjmë më të mirën tonë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top