Kalaja e Tepelenës, rikthimi i vonuar në identitet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gazetashitësi Qemal اuna, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ishte një nga pesëdhjetë vullnetarët që morri pjesë në pastrimin e kalasë. "Fatmirësisht dhe fatkeqësisht personalisht kam përjetuar të dy sistemet. Më vjen mirë që sot kishte pjesëmarrës vullnetar në aksionin e pastrimit të kalasë", tha 55 vjeçari اuna.


kalaja_e_tepelenes_rikthimi_i_.jpg



Telnis Skuqi

- Një ditë. Vetëm kaq iu desh kryebashiakut të ri të Tepelenës, Tërmet Peçit, që së bashku me punonjësit e bashkisë dhe 50 vullnetarë të "zbardhnin" pas 20 vitesh kalanë e qytetit, të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1819, nga mbeturinat pafund.

I veshur sportiv, me syze dhe me shapka, një ditë më parë, Tërmeti grumbulloi rreth vetes burimet njerëzore dhe menjëherë të gjithë iu përgjigjën për të pastruan zonën më të nxehtë të qytetit. "Mjaft më! Ky qytet nuk ka nevojë të rrezatojë mbeturinat për turistët vendas dhe të huaj", u shpreh Peçi.

Si njohës i mirë i qytetit, kryebashkiaku i ri, tregon se prej dy dekadash askush nuk kishte vënë dorë mbi kalanë, që ndodhet rreth 50 metra larg Bashkisë, në qendër të qytetit.

"Vetëm në një ditë kemi 'shkulur' dhjetra ton mbeturina. Turistët mrekulloheshin kur shikonin nga jashtë kalanë madhështore, por vraponin kur futesin në brendësi të saj", u shpreh kryebashiaku. Për të, kjo situatë duhej të kishte marrë fund që vite më parë, por fatkeqësisht mungonte vullneti për të ruajtur të pastër kalanë. Bashkia e Tepelenës, vijon Peçi, ka buxhet të varfër, por jo çdo gjë bëhet me lekë.

"Fatkeqësisht kam konstatuar se puna vullnetare vazhdon të konceptohet si një model komunistë. Në fakt duhet të jetë e kundërta. Një pjesë e mirë e banorëve të kalasë nuk u aktivizuan. Në iniciativën tonë erdhën vullnetarë nga qyteti, shumica të rinj, që nuk kanë lidhje me të kaluarën", tha Tërmet Peçi, duke shtuar se të rinjtë vullnetarë i dhanë një leksion banorëve.

Gazetashitësi Qemal اuna, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ishte një nga pesëdhjetë vullnetarët që morri pjesë në pastrimin e kalasë. "Fatmirësisht dhe fatkeqësisht personalisht kam përjetuar të dy sistemet. Më vjen mirë që sot kishte pjesëmarrës vullnetar në aksionin e pastrimit të kalasë", tha 55 vjeçari اuna.

Sipas tij, iniciativa e kryebashkiakut të qytetit për ta kthyer në identitet kalanë e Ali Pashës është një mesazh për të gjithë tepelenasit dhe ai vetë ndihet fatlum kontribuoi që për pastrimin e kalasë dhe nuk i vjen aspak turp që u bë pjesë e vullnetarizmit.

Brenda kalasë jetojnë 80 familje, pjesa më e madhe të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1947. Veli Bega, prej disa vitesh ushtron aktivitetin e tij privat pranë portës kryesore të kalasë. Ai tha se kalaja është një objekt me vlera historike dhe kultorore, por e braktisur nga të gjitha institucionet.

"Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ka dimensione të mëdha për vlerat kombëtare dhe është një burim i madh për të ardhurat e qytetit. Shumë turistë të huaj shfaqen pranë objektit madhështor, por stepen duke parë gjëndjen në të cilën ndodhet e cila lë shumë për të dëshiruar", tha biologu Bega, pasardhësi i trungut të Ali Pashë Tepelenës.

Sipas tij, kalaja mund të rikonstruktohet, të vendosen kalldrëme, të disiplinohet gardhet, të harmonizohet arkitektura me terreni për ta bëra sa më atraktive këtë objekt të mrekullueshëm. "Ky qytet mund të jetoj vetëm me kalanë dhe historinë e lavdishme të Ali Pashë Tepelenës. Në fakt pashai i Janinës na ka lënë një pasuri të vyer, por fatkeqësisht mungon një strategji e qartë, për ta shfrytëzuar këtë monument madhështor në dobi e komunitetit", u shpreh Bega.

Mëgjithatë më mirë vonë se sa kurrë. Kalaja kishte nevojë për këtë ndërhyrje e cila i ka rikthyer shpresën banorëve dhe që është në dobi të cilësisë së tyre të jetës.(atsh)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top