Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Sa zgjohesh në mëngjes, dëshira e parë është një kafe e mirë para se të përballesh me botën dhe punët e ditës. Sipas një studimi anglez, efektet e kafes së parë të ditës janë komplet psikologjike. Ky studim u zhvillua nga universiteti i East London mbi dy grupe personash, gjithsej 88 kavie nga 18 deri 47 vjeç, konsumator të përditshëm kafeje: Një grup vazhdoi të pinte kafen e mëngjesit, ndërsa tjetrët pa e ditur iu dhanë kafe dekafeniato. Pas një periudhe të shkurtër prove, pjesëmarrësit u pyetën mbi performancën e tyre të mëngjesit: Përqendrim, nivelet e reflekseve, në timon dhe në punë, reagimet e paparashikuara, gjallëri. Përgjigjet dhe reagimet ishin të njëjta për të dy grupet. Grupi që nuk mori kafe normale nuk pësoi asnjë ndryshim në reagimet e mëngjesit. Rezultatet e studimit tregojnë se është truri ai që kërkon dozën e kafes përpara fizikut. Aftësitë stimuluese të kafes nuk hidhen poshtë, por jo në atë të mëngjesit.
STANDARD.AL
 
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Studimi eshte i gabuar :D Kafeja e mengjesit nuk eshte aspak psikologjike por eshte e domosdoshme per trupin (kete gje ma thote truri mua ç'do mengjes :p)
 
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Studimi eshte i gabuar :D Kafeja e mengjesit nuk eshte aspak psikologjike por eshte e domosdoshme per trupin (kete gje ma thote truri mua ç'do mengjes :p)
Plotesisht dakord me ty :)
Psikollogjike ose jo une nuk e nis diten fare pa pire kafen :D
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Ja kane fut kot,kafeja ti hap syte kur ndez dhe cigaren te shijon ne max...Pastaj ndihesh shume ne forme me energji,per gjerat e tjera te dites...
 
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Sa mire eshte kur nuk varesh nga kafja qe te mbash syte hapur:).
 
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

Po truri eshte ajo qe komandon dhe trupin ......ne nuk e pime kafen e mengjesit se na dhemb shpatulla ,dora apo kemba...s'pretendojme qe kafja te jete ilac per dhimbje fizike apo permiresim te fizikut tone .Ne e pim per te forcuar imunitetin gjate dites ,te jemi te perqendruar dhe aktive gjate dites .
 
Pe: Kafja e parë e mëngjesit, thjesht psikologjike

po kam nje shoqen time,kur nuk pi kafe ne mengjes eshte nevrike ,te can koken LOL
i them a ta jap nje kafe te vish ne vete :D


disa njerez e kane te domosdoshme........personalisht bej edhe pa kafe.
jam e mendimit qe kafeja eshte per ata qe kane pune qe do shume perqendrim.
 
Kafeja ne mjes nuk eshte asgje me shume sesa nje vartesi ne pjese trupore e me shume mendore!!
 
Me provë vallahi un kam dhimbje kokë nëse nuk pij kafe, se di nëse psikja ime e percepton si munges e një rituali të perditshëm ose eshte nevoj.
 
Esht dhe psikologjike ne fakt mirpo varet si msohesh. Njof njerez qe nuk kan pi kurr kafe ne mgjes ndersa un 180 dite e msova veten pa kafe pa duhan e mu dukte vetja sikur po jetoja kot 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top