PiNkY
Anëtar i Nderuar
Kafeja mund të të zgjasë jetën, thonë shkencëtarët. Një studim ku janë përfshirë thuajse gjysmë milion njerëz të moshuar tregon se rreziku i vdekjes ulet në përpjesëtim të numrit të filxhanëve të konsumuar.
Kafeina e tepërt konsiderohet e dëmshme por studimi ka zbuluar se sa më shumë kafe të konsumoni aq më pak do të keni rrezik të vdisni nga sëmundjen e zemrës apo frymëmarrjes.
Neal Freedman, nga Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA, që ka bërë kërkimin, thotë se të konsumosh dy apo tre filxhanë kafe në ditë bën që rreziku i vdekjes të ulet me 10 deri në 15 %.
“Kafja mund të ndikojë në presionin e gjakut”, thotë Freedman. “Ka mundësi që përbërës të tjerë në kafe të kenë ndikime të rëndësishme”.
Doktori nënvizon se të konsumosh më shumë se kaq ka më pak përfitime ndërsa ata që pinë mbi gjashtë filxhanë nuk kanë asnjë përfitim.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshës 50 – 71 vjeç dhe janë ndjekur për 12 vjet për të parë ndikimin e kafes..lajmeonline.